BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x
BREAKING NEWS

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të BUJSHME në Shqipëri: Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për...

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit
x
BREAKING NEWS

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë largimin në shtator, vetëm 7 emra futen në Presidiumin e Kongresit, ja lista

Rama jep sinjalet e para për qeverinë e re, 9 ministra rrezikojnë
x

Sport

Ismajli: Kombëtarja ëndërr e realizuar, në eliminatore rivalizojmë me Poloninë

Ismajli: Kombëtarja ëndërr e realizuar, në eliminatore

Trajneri i Kombëtares Edi reja nuk ka probleme me mbrojtjen, pasi në këtë repart skuadra jonë kombëtare ka kualitete shumë cilësorë që aktivizohen me skuadra të njohura europiane, kryesisht ekipe të Serisë A italiane. Ai është pjesë e Specias në Itali dhe është paraqitur kirë, duke fituar vend titullari., madje duke bërë ndeshje të mira. Në fakt, Spezia siguroi qëndrimin në Serinë A një javë para fundit të kampionatit dhe kontribut për këtë arritje të skuadrës modeste italiane ka dhënë edhe mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli, i cili ishte i ftuar në “Zona Gol”, në “SuperSport”, nga ku foli edhe për praninë e tij në përfaqësuese, që e quajti ëndërr të realizua, por edhe projektin për të vazhduar me Specian në Serie A. Duke folur për Kombëtaren kuqezi Ismajli kujtoi se Anglia ka bërë një hap para dhe del e para e grupit, por ai kujtoi se Shqipëria do të rivalizojë fort me Poloninë dhe Hungarinë. “Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka qenë për mua një emocion i madh, ëndërr e realizuar. Nuk më janë dridhur këmbët si në atë ndeshje para shumë tifozëve shqiptarë në stadium. Nuk kemi bërë shumë ndeshje të mira në këto 3 ndeshjet e fundit, por rëndësi ka që kemi marrë 6 pikë. Mendoj se Anglia do të jetë në vend të parë, do të provojmë fatin tonë ndaj Polonisë dhe Hungarisë, pasi asgjë nuk është e pamundur dhe gjasat janë reale që të arrijmë vendin e dytë”, theksoi ai. Më pas dha një koment edhe për Kategorinë Superiore të Shqipërisë, para se të luheshin dje pasdite ndeshjet e javës së 34-t. “Ka pasur shumë luhatje. Vllaznia ishte shumë pikë para. Kam dëshirë ta fitojë titullin kampion Partizani. Nëse fitojnë me Teutën, kanë shumë shanse. Gjithashtu edhe Teuta ka bërë një sezon të mirë dhe ka lojtarë shumë të mirë. Nëse e fitojnë, do ta meritonin titullin”, shtoi ai.

Mbijetesa e Specias, objektiv i Ismajlit

Më tej mbrojtësi kuqezi foli për skuadrën e tij në Serie A italiane, ku i duhet thjesht të mbijetojë. Nga ana tjetër, ai komenton edhe rrugëtimin e tij nga Kosova, në Kroaci e më pas në Itali. “Spezia ka shkruar historinë në Serie A pasi shumë njerëz në Itali kanë menduar se ne do të biem nga kategoria. Jemi përshtatur shumë shpejt e kjo mendoj se ka qenë çelësi i suksesit për ne. Specia është për herë të parë në histori në Serinë A dhe na duhen shumë përforcime që sezonin tjetër që të qëndrojmë në elitë. Do të kemi disa ditë pushim, do të grumbullohem me Kombëtaren e pastaj do të rikthehem te Specia. Nuk është pak të vish nga Kosova të luash në Kroaci e më pas në Serinë A. Kam vuajtur shumë duke hedhur hapat në karrierë. Qëndrova dy muaj pa stërvitje këtu, por me punë arrita të përshtatesha në Serinë A, që është një nga kampionatet më të forta. Kam punuar shumë e kam duruar shumë për të arritur deri këtu. Bëra një ndeshje të mirë ndaj Interit e që aty filluan ndeshjet e mira. Futbolli ndryshon shumë në vende të ndryshme. Ndryshon shumë, pasi në Kroaci janë vetëm 4 ekipe të forta, ndërsa kur luan me ekipet e tjera është më e thjeshtë. Në Itali është futbolli taktik dhe shumë i shpejtë, pasi luan përballë sulmuesve më të mirë në botë. Duhet të jesh i përqendruar gjithë kohën, por me punë e arrin çdo gjë”, theksoi Ismajli. Nuk kishte si të mungonte komenti i tij edhe për përshtatjen në lojën mbrojtëse, duke luajtur me të gjitha modulet taktike, në skemat me 3 apo 4 mbrojtës. “Nuk e kam problem të luaj me 3 apo me 4 në mbrojtje. Tek Hajduku kam luajtur më shumë në krahun e djathtë se në qendër dhe në Kombëtare si gjysmë mbrojtës krahu. Momenti i mirë është debutimi me Interin dhe kur morën pikën harruam disa gabime që bëmë në fushë. Sa i takon trajnerit, mund të them se ka bërë një histori me Specian pasi ka marrë një ekip mesatar nga Seria B dhe e ka ngjitur në Serinë A. Ka shumë skuadra që interesohen për të, por me ardhjen e presidentit amerikan ngelet për t’u parë”, nënvizoi më tej ai. Në fund Ismajli komenton përplasjen me Ibrahimoviçin. Dhe lojtarët cilësorë të tjerë në Serie A. “Besoj se Ibrahimoviç është më i rrezikshëm, edhe pse është në moshën më të madhe. Lukaku është një sulmues i fortë, ndërsa kundër Ronaldos nuk kam pasur shumë duele të forta. Ibra ka shumë eksperiencë dhe është i vështirë për t’u markuar”, përfundoi Ismajli.

Më të lexuarat