BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Italia do të hapë stadiumet para se të nisë Europiani, e konfirmon kreu i federatës, Gravina

Italia do të hapë stadiumet para se të nisë Europiani, e

Futbolli mbushi më shumë se një vit që zhvillohet në mbarë botën pa praninë e tifozëve. Me përjashtime të rralla, shumica e vendeve të botës kanë ndaluar grumbullimin e tifozëve në impiantet e futbollit, si masë për të evituar infektimet masive me koronavirusi, një problem pandemik në mbarë botën. Gjithsesi, disa vende i kanë kthyer tifozët në mënyrë të limituar, sipas një formule të pranuar dhe nga UEFA e FIFA, atje ku ka qenë e mundur të zbatohen protokollet mjekësore, me prani deri në 20-30% të kapaciteteve të impianteve. Por kjo situatë duket se do të marrë fund shpejt me afrimin e Kampionatit Europian të Futbollit, i cili, siç dihet, është projektuar të luhet në disa qytete e midis tyre edhe kryeqyteti italian Romë. UEFA po ndjek situatën hap pas hapi dhe po merr masat që tani që të mos ketë rrezik infektimi, por e bindur se tifozët do të jenë në stadiume. Ndërkohë, Italia, “baza” e virusit Covid-19 në Europë, nuk dëshiron të mbetet prapa dhe po projekton që tifozët të kthehen në stadiume ende pa ardhur data zyrtare e çeljes së Europianit. Kështu, referuar asaj që shkruajnë mediumet sportive europiane, Italia shikon me optimizëm drejt rikthimit të tifozëve në stadiume, diçka që mund të ndodhë para mbylljes së këtij sezoni, siç deklaroi vetë numri Një i federatës Italiane të futbollit Gabriele Gravina, pas një takimi me nënsekretaren e Sportit Valentina Vezali, në lidhje me rihapjen e stadiumeve. “Eventi i Europianit ka krijuar shpresë dhe mundësi. Besoj se ka shanse për një rihapje të përgjithshme të stadiumeve. Para Europianit? Me sa duket po. Kupa e Italisë është një ndër hipotezat e shumta mes shumë eventeve që janë para qershorit”. Presidenti i Federatës Italiane shtoi se gjithashtu ka të bëjë me rihapjen e të gjithë sektorëve të vendit, me futbollin që do të rihapet zyrtarisht në 11 qershor me ndeshjen mes Italisë dhe Turqisë që do të luhet në “Olimpico” të Romës, por ndërkohë që tani synon ta përshpejtojë këtë proces duke rikthyer tifozët në stadiume, me shumë mundësi që në finalen e Kupës së Italisë mes Atalantës dhe Juventusit, në program për 19 majin e ardhshëm, një ndeshje ku mund të hapen pjesërisht dyert për tifozët. “Është një hipotezë. Ajo që është e qartë është kërkesa e vendit tonë për tu rinisur. Ka dëshirë për tu rinisur, por duhet të respektojmë kohët e autoriteteve qeverisëse”, nënvizoi ai. Mbetet të shihet a do t‘i plotësojë Italia të gjitha kushtet e protokollit mjekësor që ka vendosur UEFA në lidhje me sigurinë në Kampionatin Europian. Besohet se kushtet e sigurisë do të shoqërohen me masa të forta, sidomos me kartelën e tifozëve që janë vaksinuar ose që nuk janë të infektuar. Madje UEFA po ideon edhe vaksinimin masiv të futbollistëve të skuadrave anëtare që kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë finale të Europianit, proces që mund të nisë në fillim të muajit maj. Me pak fjalë, në fillim të verës ndeshjet e futbollit do të ndiqen nga tifozët në stadiume.