BREAKING NEWS

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë
x
BREAKING NEWS

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u
x
BREAKING NEWS

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të
x
BREAKING NEWS

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit,
x
BREAKING NEWS

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si
x
BREAKING NEWS

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit
x
BREAKING NEWS

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland
x

Sport

Italia i nis me humbje eliminatoret, i ndëshkon Anglia në stadiumin “Maradona”

Italia i nis me humbje eliminatoret, i ndëshkon Anglia në stadiumin

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Europian “Gjermani-2024”, ku radhën për të zbritur në fushë sipas kalendarit e patën skuadrat e grupeve C, H dhe J. Në grupin C, Italia, kampione në fuqi e Europës, e nisi me humbje (1-2) këtë fazë eliminatore, duke u mposhtur nga “Tre Luanët” anglezë, ndërkohë që në të njëjtin grup Maqedonia e Veriut e nisi me fitore, duke mposhtur 2-1 Maltën. Duhet thënë se Anglia e ka mposhtur Italinë pas gjashtë ndeshjeve dhe për herë të parë në Itali që prej vitit 1961. Anglezët të enjten mbrëma fituan në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit me rezultatin 2:1, ndërsa Harry Kane shkroi historinë në futbollin anglez. Kjo ishte ndeshja e parë e Grupit C kualifikues të Kampionatit Evropian të vitit të ardhshëm që do të organizohet në Gjermani. Declan Rice në minutën e 13-të e shënoi golin e parë për mysafirët. Golin e dytë e realizoi nga penalltia Harry Kane, në minutën e 44-t. Kane me këtë shënim u bë golashënuesi më i mirë në histori të “Tre Luanëve” me 54 gola. E kaloi në këtë statistikë Uejn Runi që kishte 53 gola gjithsej. Italia e ngushtoi epërsinë me sulmuesin e skuadrës Tigre të Argjentinës, Mateo Retegui. Ishte goli i tij i parë në debutim me “Azzurrët”. Mysafirët luajtën prej minutës së 80-të me një futbollist më pak në fushë pasi me kartonin e dytë të verdhë u ndëshkua Luke Shaë. Në të njëjtin grup, Maqedonia e Veriut e nisi me humbje fazën e saj eliminatore. Kështu, Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut mori fitoren e parë në kualifikueset e Euro 2024. Skuadra ballkanase, me tre lojtarë shqiptarë në formacionin startues (Alioski, Bardhi, Musliu) e katër të tjerë në stolin e rezervave (Bejtulai, Elezi, Ethemi dhe Ademi), mposhti 2-0 Maltën në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, ku fitorja u arrit në pjesën e dytë. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, për të ardhur më pas e minuta e 66-të, kur Ejlif Elmas e dërgoi topin në rrjetë. Në minutë e 86-të, Janik shkurtoi diferencën në 2-1, por asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, me vendësit që festuan suksesin e parë në këtë fushatë eliminatoresh. Në grupin H, Danimarka mundi Finlandën 3-1, Sllovenia fitoi në transfertë ndaj Kazakistanit 2-1 dhe Irlanda e Veriut mposhti po në transfertë San Marinon 2-0. Në grupin J, Bosnjë-hercegovina mundi 3-0 Islandën, Portugalia mundi Lihtenshteknin 4-0 ku shënoi edhe Ronaldo, ndërsa Sllovakia zhgënjeu në fushën e saj ndaj Luksemburgut, duke barazuar 0-0. Në ditët në vijim do të luhen ndeshjet e para në grupet e tjera. Shqipëria ndodhet në grupin E së bashku me Poloninë, republikën Ceke, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.