BREAKING NEWS

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!

Propozimi i papritur i Silva Binos: Të mbyllim sërish fundjavat!
x

Sport

Italia jep alternativë një kampionat me “play-off”, UEFA cakton 17 qershorin si afat për dorëzimin e raportit të federatave

Italia jep alternativë një kampionat me “play-off”, UEFA

Italia ka vendosur të kthejë futbollin në fushë dhe është e sigurt se sezoni do të mbyllet nëpërmjet ndeshjeve, por formula me të cilën do të operohet mbetet e paqartë, nisur nga koha e pamjaftueshme për të përballuar kalendarin. Kështu, në Itali qeveria vendosi që të mos zhvillohet asnjë aktivitet sportiv deri në datën 14 qershor, një vendim ky që prish planet e ligës italiane të futbollit për rifillimin e këtij sezoni të Serie A, pasi aktorët të këtij kampionati kishin programuar që të riniste gjithçka në datën 13 qershor. Shtyrjet e vazhdueshme për shkak se nuk po gjendet një akord mes përsa i përket protokollit sanitar mes qeverisë italiane dhe ligës së futbollit, tashmë pas vendimit për të mos zhvilluar asnjë aktivitet sportiv deri në datën 14 qershor, data më e përshtatshme për rifillimin është 20 qershori. Por duke patur parasysh që UEFA ka kërkuar mbylljen e kampionateve kombëtare deri në datën 3 gusht do të jetë shumë e vështirë që nëse Serie A rinis në datën 20 qershor të zhvillohen 12 raundet e mbetura të kampionatit, 4 ndeshjet e prapambetura si dhe gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë dhe finalja e këtij kompeticioni. Në këtë mënyrë ky sezon i Serie A mund të vijë me risi të mëdha sepse përveç aplikimit të 5 zëvendësimeve nga një skuadër gjatë një ndeshjeje së fundmi në mediat italiane po qarkullon shumë hipoteza “play-off”, formulë që aplikohet në Serie B prej disa vitesh. Federata Italiane e Futbollit po mendon të modifikojë formulën e këtij kampionati duke e limituar në vetëm 10 dhe jo 12 siç u përfol fillimisht numrin e skuadrave që do të zbresin në fushë. 4 të parat, Juventus, Lacio, Inter e Atalanta do të duelojnë mes tyre me sfida me eliminim direkt për të fituar titullin, ndërkohë që 6 skuadrat e fundit të renditjes do të garojnë do të përballen mes tyre për të mos rënë nga kategoria. Ndeshjet do të zhvillohen të gjitha në qytete në qendër të Jugut të Italisë. Një projekt jo i thjeshtë ky për t’u miratuar dhe që mund të marrë kundërshtimin e shumë klubeve, por që mund të jetë mënyra e vetme për të përfunduar këtë sezon futbollistik në Itali, i cili në rast të kundërt për shkak të pandemisë së koronavirusit mund të përfundojë para kohe. Ndërkohë, pas ndërprerjes së futbollit për shkak të koronavirusit, UEFA u vendosi si afat final të gjithë klubeve, datën 25 maj për të vendosur nëse do t’i shkojnë deri në fund sezonit 2019-2020 dhe në çfarë formati, pra në atë normal apo me “Play-Off”. Megjithatë, nga zyrat e qeverisë së futbollit në Zvicër sot është vendosur që ky afat të shtyhet për deri më datën 17 qershor, duke u lënë më shumë mundësi federatave që të bëjnë përpjekje për të mbyllur normalisht sezonin. Nga ky vendim pritet të përfitojnë disa federata, veçanërisht ajo italiane, ku ka ende një kaos për mënyrën se si do të procedohet, pasi stërvitjet kolektive nuk janë lejuar ende dhe aktivitetet sportive janë të ndaluara me dekret deri më 14 qershor.