Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ivan Balliu largohet nga Metz, 4 klube spanjolle dhe angleze në garë për mbrojtësin kuqezi

Postuar: 20/07/2019 - 07:48

Kombëtarja do të luajë në fillim të shtatorit dy ndeshje në kuadër të grupit H për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm, ku fillimisht ballafaqohemi me Francën, e më pas me Islandën. Ndeshjen e parë e luajmë në transfertë ndaj “Gjelave” francezë, kurse duelin me Islandën do ta luajmë në “Elbasan Arena”. Janë dy ndeshje vendimtare për përfaqësuesen në këtë rrugëtim europian, pasi nëpërmjet rezultateve në këto dy ndeshje do të varet shumë vazhdimësia, që do të thotë se Kombëtares i duhen pikë të plota që të shpresojë për një kualifikim të mundshëm në Euro-2020. Lojtarët kuqezi janë duke u stërvitur me skuadrat e tyre në kampionatet e ndryshme europiane, por Kombëtarja nuk është në kapacitetin e saj maksimal, pasi shumë lojtarë ende nuk kanë gjetur ekipin për sezonin e ri dhe janë një duzinë futbollistësh që ndodhen në “udhëkryq”. Hysaj, Cikalleshi, Sadiku, Balaj, Dermaku, Grezda, e ndonjë tjetër, janë të gjithë në pritje të ofertës më të mirë. Një nga lojtarët e këtij kontigjenti është dhe mbrojtësi Ivan Balliu, i cili u ftua nga Panuçi në Kombëtare dhe këtë “traditë” ftesash e ndoqi edhe tekniku aktual Edoardo Reja, duke besuar se performanca e futbollistit me Metzin në kampionatin francez në sezonin që lamë pas kishte qenë pozitive. Dhe në fakt Balliu ishte një nga lojtarët e spikatur të kësaj skuadre dhe krejt ligës së dytë të kampionatit francez. Ndërkohë, sipas analizës së disa medieve sportive në Tiranë, vendimi i Ivan Balliut për t’u larguar nga skuadra e Metz me sa duket ka qenë ai i duhuri, edhe pse mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare e kishte mundësinë që të luante rregullisht në kampionatin francez në këtë edicion. Balliu është tashmë i lirë të zgjedhë destinacionin e tij dhe sipas mediave spanjolle, ofertat e rëndësishme nuk mungojnë. Një ditë më parë u mësua se skuadra e Lens kishte bërë një tjetër tentativë për të kthyer lojtarin në Francë por ai kishte bërë të ditur se kishte oferta të tjera më të rëndësishme. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, lojtari aktualisht ka luksin të zgjedhë mes Spanjës dhe Anglisë, pasi ka oferta nga të dy vendet, pa llogaritur këtu të kampionateve të tjera. Ky burim shpjegonte se mes skuadrave të La Liga, Real Vajadolit, Leganesh dhe Espanjol ishin interesuar konkretisht për futbollistin e kuqezinjve, por ai kishte një mundësi mjaft tunduese edhe në Angli. Atje, Uest Bromuiç Albion i Championship ishte vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Balliun e tërhiqte ideja të provonte eksperiencën në këtë vend. Atje ai do të punonte nën urdhrat e një trajneri shumë të njohur si Slaven Biliç. Mbetet të shihet deri në fund të merkatos se çfarë skuadre do të zgjedhë Balliu, por ai nuk po nxitohet për të marrë një vendim. Kjo lidhet me ofertat e shumta të ardhura në adresë të tij, por edhe besimit se ka potencialin e duhur për të mundësuar një ofertë më të mirë nga ndonjë prej klubeve elitare në Spanjë ose në Francë. Nga ana tjetër, ai vijon të jetë pjesë e përfaqësueses kuqezi, megjithëse mungesa e skuadrës mund ta penalizojë atë në javët e muajt e ardhshëm dhe nëse nuk gjen skuadër në momentin e duhur dhe nëse nuk stërvitet normalisht për edicionin e ri, ai mund ta humbasë shansin të grumbullohet me kuqezinjtë për duelet me Francën dhe Islandën. Ajo që e bën të kërkuar nga stafi i Kombëtares ka lidhje me kualitetin teknik të këtij futbollisti, i cili ka dalë nga akademia e Barcelonës. Sidoqoftë, nëse katër skuadrat e mësipërme insistojnë që Balliu të bëhet pjesë e tyre, ai mund të gjejë kohën e përshtatshme të zgjedhë njërën prej tyre për të luajtur gjatë sezonit të ri. Pra Balliu është pa ekip, në kërkim të një skuadre të re, por ende i pavendosur për të bërë zgjedhjen e duhur.

Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 21:22

Milan e ka nisur me humbje këtë sezon të ri futbollistik në javën e parë të Serie A, duke zhgënjyer tifozët.
 

Postuar: 25/08/2019 - 15:08

Pas 7 orësh festë, futbollisti Ëayne Rooney u fotografua duke hyrë në ashensorin e hotelit me një

Postuar: 25/08/2019 - 08:10

“The Reds”-at bënë një ndeshje perfekte, fitojnë 3-0 ndaj “Topçinjv

Postuar: 25/08/2019 - 08:08

Kategoria Superiore mbylli javën e parë të saj.

Postuar: 25/08/2019 - 08:07

Në shtator do të diskutohet e ndoshta do të miratohet në parlament një pjesë e rëndësishme e Ligj

Postuar: 24/08/2019 - 17:28

Nga Franca janë raportuar të reja të rëndësishme për Neymar.

Postuar: 24/08/2019 - 07:43

Një prej çështjeve më të nxehta të merkatos së verës, ajo që ka të bëjë me sulmuesin argjentinas