BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Ivan Balliu largohet nga Metz, do të firmosë në Spanjë me Gironën

Ivan Balliu largohet nga Metz, do të firmosë në Spanjë me

Lojtarët e Kombëtares tonë po shohin mundësinë e gjetjes së një skuadre më cilësore për karrierën e tyre dhe janë duke shqyrtuar ofertat e ardhura në prag të kësaj merkatoje vere. Bëhet fjalë për ata futbollistë që e dëshirojnë transferimin në kërkim të një destinacioni më cilësor dhe në klube me emra më të mëdhenj. Ka dhe prej atyre lojtarëve që dëshirojnë të lëvizin sepse skuadrat ku luajnë aktualisht kanë rënë nga kategoria dhe nuk ndihen komod të luajnë në kampionate inferiore dhe për këtë arsye po nxitojnë të gjejnë ekipe që luajnë në elitë. Një nga futbollistët kuqezinj që janë ftuar për herë të parë në përfaqësuese nga trajneri Kristian Panuçi është dhe mbrojtësi Ivan balliu, një futbollist i dalë nga akademia “La Masia” e Barcelonës. Mediat sportive shkruajnë se Balliu mund të kalojë në kampionatin spanjoll sezonin tjetër dhe se për këtë ka nisur kontaktet me disa klube, por një prej tyre po këmbëngul për futbollistin e përfaqësueses së Shqipërisë. “Ivan Balliu mund të largohet nga Metz, skuadër që e mbylli sezonin në vendin e fundit të Ligës së Parë franceze. Për mbrojtësin shqiptar, i formuar në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, interesohen disa skuadra spanjolle, si Levante, Eibar apo Leganes, por hapa më konkretë ka hedhur Girona, që e përfundoi kampionatin spanjoll në vendin e 10-të”, shkruajnë mediat sportive online, të cilat u referohen mediave sportive spanjolle. Kështu, mësohet se sekretari teknik i skuadrës së Gironës, Quique Cárcel, po punon me shumë kujdes për përforcimin e organikës me lojtarë cilësorë dhe një nga të piketuarit prej tij është edhe Balliu, i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve U-16 dhe U-17 të Spanjës. Sipas “El Mundo Deportivo”, kontakti i parë ka qenë me agjencinë Vasserman, që përfaqëson Balliun, për të kuptuar më mirë situatën e futbollistit shqiptar te Metz dhe qëllimin e palëve. Për momentin, përfaqësuesit e Gironas nuk kanë përpiluar ofertë konkrete, por ekzistojnë mundësi reale që 26-vjeçari të kthehet në Spanjë, për të luajtur në La Liga. Mësohet se Balliu ka miqësi të ngushtë me disa lojtarë të Gironas, si Carles Planas dhe Marc Muniesa. Ivan Balliu është bërë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë pas largimit të Xhani De Biazit, që u pasua nga Kristian Panuçi. Debutimi i tij me kuqezinjtë erdhi në eliminatoren me Spanjën në transfertë, që Shqipëria e humbi me rezultatin 3-0. Gjithmonë duke qëndruar te Kombëtarja, kujtojmë se Balliu ka një konkurrencë të fortë në repartin e mbrojtjes dhe ai e di mirë që ndaj Veselit, Gjimshitit, Mavrajt, Ajetit e ndonjë tjetri ka pak shanse të luajë titullar. Megjithatë, cilësitë e tij për t’u përshtatur me skema të ndryshme taktike janë dëshmi se ai mund të luajë titullar në ndeshjet e ardhshme të Kombëtares. Gjithçka do të vendoset pasi trajneri Kristian Panuçi të testojë grupin e lojtarëve të grumbulluar për këto sfida. Mundet që Balliu të jetë një potencial për ekipin kuqezi në sfidat e ardhshme zyrtare sepse ka një rol që i nevojitet ekipit. Fakti që trajneri Kristian Panuçi e vlerëson dhe e inkurajon atë tregon se tekniku italian ka besim në aftësitë e tij dhe e dëshiron qëndrimin e tij si kuqezi për eliminatoret e ardhshme. Mbetet të shihet ku do të përfundojë sezonin tjetër Ivan Balliu por me rëndësi është që ai të luajë titullar në skuadrën e re, ndryshe e humbet edhe Kombëtaren. Miqësoret e radhës ndaj Kosovës dhe Ukrainës janë një shans i madh për kuqezinjtë e rinj që ka ftuar trajneri dhe me siguri që Panuçi është duke insistuar në çuarjen përpara të ideve të tij për rinovimin e grupit dhe krijimin e një formati krejt të ri në përfaqësuese, me lojtarë që ai do t’i zgjedhë vetë hap pas hapi.

Adriatik BALLA