Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ivan Balliu prezantohet tek Almeria, projekti i sheikëve nis me mbrojtësin kuqezi

Postuar: 14/08/2019 - 07:19

Një prej lojtarëve të Kombëtares që bëri një lëvizje të bujshme në këtë merkato vere është padyshim mbrojtësi Ivan Balliu, i cili braktisi skuadrën e Metzit të sapongjitur në elitën e kampionatit francez dhe kaloi në Spanjë, duke u bërë pjesë e një projekti sheikësh me klubin e Almeirës, një projekt që e sheh shqiptarin në qendër të tij, me rol lideri dhe që i besohet reparti i prapavijës. Padyshim që kjo është një lëvizje afatgjatë, në të mirë të karrierës së tij, por njëkohësisht ka domethënie pasi Balliu ka marrë bazat e futbollit pikërisht në Spanjë, tek akademia e Barcelonës dhe është një prej lojtarëve shqiptarë me pasaporte mjaft të pasur. Mbetet që ai të ketë komandën e grupit, pasi ka ambicie për shiritin e kapitenit, e në të njëjtën kohë të ngjitet në majën e futbollit spanjoll.

Prezantimi i Balliut tek Almeria

Mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu i ka dhënë fund pushimeve dhe ka firmosur zyrtarisht me skuadrën e tij të re. Futbollisti Kombëtares së Shqipërisë do të jetë pjesë e Almerias në kampionatin spanjoll, aty ku synon që të arrijë në nivele më të larta, pas një aventure me shumë luhatje në Francë. Ditën e djeshme, Balliu ka dalë në stërvitje me skuadrën e re dhe është bashkuar me grupin vetëm pak orë pasi ka firmosur kontratën. Mbrojtësi i Kombëtares, është një futbollist që e njeh mirë futbollin spanjoll duke qenë se është rritur në akademinë e Barcelonës. Në Francë, Balliu kishte jo pak vështirësi me Metzin, aty ku në fillim të sezonit shihej si i padëshiruar në skuadër, por arriti të zinte një vend titullari në formacion dhe të ishte ndër më të dalluarit. Kujtojmë që Metz u bë disa herë pengesë që Balliu të grumbullohet me Kombëtaren pasi ftesa i kishte shkuar me vonesë. Duke u kthyer tek Almeria, duhet thënë se kjo skuadër mund të shënojë pikën kulmore të futbollistit dhe me siguri që Balliu, i dalë nga akademia e Barcelonës, mund të bëjë ndryshimin e madh për skuadrën dhe për vete, për t’i dhënë karrierës një dimension të ri në një kampionat ku ai është pionier i shkëlqyer.

Kombëtarja, Balliu ka shanse në shtator

Ivan Balliu është seleksionuar nga ish-tekniku Kristian Panuçi e më pas edhe nga Edoardo Reja që të jetë pjesë e kuqezinjve. Nuk është se ka pasur shumë minuta në dispozicion, për shkak edhe të dëmtimeve të shpeshta dhe rivalitetit në pozicionet mbrojtëse, por Balliu është një mundësi në përfaqësuese dhe këtë e di mirë edhe vetë trajneri veteran italian i Kombëtares tonë. Kuptohet, Balliu ka disa avantazhe që kanë të bëjnë me rolin në fushë, pasi ai mund të luajë në disa pozicione të mbrojtjes, si në qendër dhe në krahë, por mbetet të shihet nga trajneri Reja se ku mund të japë më shumë në ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses. Ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës në shtator do të diktojnë ftesë edhe për Balliun, pasi trajnerit Reja në këtë moment i duhen lojtarë që janë në formë, që kanë kualitet të lartë teknik dhe që janë përballur me kundërshtarë të nivelit të lartë., Balliu i njeh skemat franceze dhe mund të jetë një element i vyer për ndeshjen në transfertë ndaj Francës, një duel që ose e fut Shqipërinë në garë për objektivat, ose e nxjerr atë nga ambiciet për kualifikim në Europian. Franca i ka mundur kundërshtarët, por nëse humbet me kuqezinjtë bën që të rihapet grupi dhe Shqipëria të ëndërrojë pse jo një kualifikim si vend i dytë, pasi diferenca me rivalët e tjerë (Islandën dhe Turqinë) për momentin është vetëm 3 pikë. Balliu do të jetë gati, megjithëse mbetet të shihet seleksionimi që do të bëjë Reja për këtë rast. Sidoqoftë, tani që u bë pjesë e Almerias, një skuadër e njohur në Spanjë, me siguri që mbrojtësi kuqezi do të ketë një shans më shumë edhe në Kombëtare. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?