BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Izmir Smajlaj sërish i artë në Beograd, Olimpiada tani një formalitet (VIDEO)

Izmir Smajlaj sërish i artë në Beograd, Olimpiada tani një

Izmir Smajlaj është fenomeni i atletikës shqiptare. Sot në Beograd, ai u konfirmua si një prej atletëve më të mirë europianë në kërcimin së gjati, pasi siguroi medaljen e artë të një miting ndërkombëtar që ka vlerë pikavarazhi për pjesëmarrje në Olimpiadë. Edhe pse zyrtarisht do të duhet ende një punë e sforcuar për të kapur normën olimpike, duket se Smajlaj është në rrugën e duhur për të qenë një forcë e shtuar e delegacionit sportiv shqiptar në Tokio-2021.

Tri medalje ari në 25 ditë, Smajlaj “mbreti” i kërcimit së gjati

Në harkun kohor të 25 ditëve, atleti Izmir Smajlaj i ka sjellë Shqipërisë tri medalje ari nga aktivitete të rëndësishme rajonale dhe europiane të atletikës, aktivitete që kanë vlerë kualifikuese për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të Tokios. Sportisti ia ka dalë të kthehet në nivele të larta edhe pse më e mira e tij do të shprehet më vonë. Në këtë hark kohor 25-ditor, Smajlaj fitoi fillimisht (31 janar) turneun e famshëm të Vjenës me medalje ari me rezultat 7.90 m, më pas fitoi po me medalje të artë Kampionatin Ballkanik të Stambollit, vetëm pak ditë më parë, me rezultatin 7.91 m, një aktivitet ku marrin pjesë mbi 20 shtete dhe ka vlerë olimpike, e tani së fundmi fiton në Beograd mitingun ndërkombëtar, duke shënuar rezultatin 7.91 m, por 20 cm larg vijës së hedhjes në pedanë, pozicion që i mundëson praktikisht atij të kalojë 8 metrat në kërcimin së gjati. Në turneun e  zhvilluar në kryeqytetin serb, Beograd, Smajlaj bëri një garë të mirë, duke i mposhtur kundërshtarët dhe duke fituar një medalje që i shton më tej pikët olimpike të tij, dhe në aktivitetin e ardhshëm. Një tjetër rezultat i tillë që i afrohet 8 metrave do t’i siguronte atij pikët e mjaftueshme për të qenë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Verore në Japoni, një objektiv ky madhor i sportistit dhe trajnerit të tij, Gjergj Ruli.

Kapërcimi i 8 metrave

Izmir Smajlaj ka rekordin e tij kombëtar në kërcimin së gjati me 8.08 metra, rezultat që e afron atë me më të mëdhenjtë e kontinentit. Por shkodrani rikthehet në pedanë pas një periudhe të gjatë dëmtimesh dhe shqetësimesh muskulore. Por tani atleti po stërvitet fuqimisht për objektivat e tij, fillimisht për të siguruar normën olimpike, e më pas për të menduar për një rezultat të mirë në Tokio. Natyrisht, për të mbërritur deri atje ka dhe shumë gara ku ai do të testojë veten, përfshi dhe Kampionatin Europian, e shumë mitingje të tjera. Dëshira është e madhe që Smalaj ta kapë në kohë këtë objektiv, në mënyrë që të përgatitet i qetë për Olimpiadën. Në kushtet kur kryeqyteti shqiptar po vuan mungesën e infrastrukturës së domosdoshme për “mbretëreshën” e sporteve, atletë si Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega i japin krenari sportit shqiptar me rezultatet e tyre fantastike. Dhe rezultati i mbrëmshëm dëshmon qëndrueshmërinë e sportistit, përmirësimin e tij dhe shpresën për një rezultat që i kalon 8 metrat. Madje optimistët, si trajneri Ruli e ndonjë tjetër, shkojnë më tej, duke thënë se atleti shkodran mund të kapë në ditën e tij të mirë 8.30m, rezultat që do ta klasifikonte atë si një pretendent për medalje në aktivitetet madhore, përfshi Olimpiadën. Deri më tani sportisti po rikthen formën e tij dhe po përmirëson rezultatet, ndërsa po rrit edhe performancën teknike të kërcimeve. Fotografitë dhe videot nga gara e tij e ditëve të fundit, si në Ballkanikun e Stambollit, ashtu dhe në Mitingun e Beogradit, tregojnë për një atlet të kompletuar e me parametra të niveleve botërore. Në vijim mbetet për t’u bërë më e mira nën drejtimin e trajnerit Ruli, ndërkohë që shteti shqiptar duhet të sponsorizojë brenda mundësive fazat përgatitore dhe të investojë për kushtet e këtyre sportistëve që i bëjnë nder Shqipërisë.