BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Sport

Izmir Smajlaj thyen rekordin kombëtar në kërcimin së gjati, trajneri Ruli shpreson Olimpiadën

Izmir Smajlaj thyen rekordin kombëtar në kërcimin së gjati,

Një garë fenomenale dhe një rezultat fenomenal ishte ai i Izmir Smajlajt në kërcimin së gjati, garë e zhvilluar pranë parkut të liqenit artificial të Tiranës, atje ku ndodhet pista e kërcimit. Atleti Smajlaj bëri një superkërcim, duke thyer rekordin kombëtar në këtë disiplinë, nga 8.11 m që ishte më parë në 8.16 m, pra me 5 cm më shumë. Prej ditësh ishte paralajmëruar një rezultat spektakolar i atletit shkodran, por dje u bë realitet dhe kjo ndodhi në prani të qindra spektatorëve dhe të vetë kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj.

“Emocion, nder dhe krenari! Rekord i ri kombetar e personal 8.16 m per here te pare ne pisten me te re te kercimeve ne Tirane! Falenderime pafund per familjen time, trajnerin tim Gjergj Ruli, miqte e mi qe ishin prezent, si dhe mbeshtetesit sportiv qe nuk mungojne kurre”, shkruan në profiling e tij në rrjetin social “facebook”, atleti Izmir Smajlaj.

Ndërkohë, i kontaktuar nga gazeta “SOT”, trajneri Gjergj Ruli, nuk e fshehu gëzimin dhe emocionin e madh që prodhoi kjo garë dhe ky rezultat, i cili jo vetëm është spoektakolar, rekord brilant i atletikës, por njëherësh konfirmon atë që trajneri Ruli personalisht e kishte shprehur dhe e priste, pasi ai prej kohësh insiston që Izmir Smajlaj është atlet që ka kapacitete për të kaluar 8.30 m, rezultat që e fut atë në listën e më të mirëve të botës.

Tani pritet vetëm gara e radhës nmdërkombëtare që do të ketë vlerë kualifikuese që Smajlaj ta kapë edhe zyrtarisht normën olimpike, por, sidoqoftë, për të do të ketë me patjetër një ftesë olimpike për të qenë në Lojërat Olimpike të Tokios. Rekordi i djeshëm i tij me 8.16 m është një arritje e madhe personale e atletit por edhe një arritje e atletikës shqiptare në tërësi. Të gjithë shpresojnë që titullarët e institucioneve të binden që këta sportistë elitarë të atletikës, kanë nevojë për më shumë kushte infrastrukturore dhe më shumë investime.