BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Sport

Ja arsyet pse lista e Silvinjos hapi debat, por asnjë specialist nuk e kundërshtoi

Ja arsyet pse lista e Silvinjos hapi debat, por asnjë specialist nuk e

Me përjashtim të Myrto Uzunit, i cili luan me Granadën në La Liga, e që nuk ishte ftuar në listën e trajnerit të Kombëtares Silvinjo, asnjë emër që ka mbetur jashtë nuk mund të ngrejë pretendime ndaj trajnerit të përfaqësueses. Kjo pasi zgjedhja që ai ka bërë nuk mund të kundërshtohet nga profesionistët e fushës, është zgjedhje që nuk lë shkak për interpretim profesional të kundërt me logjikën e trajnerit. Natyrisht që lista ka hapur debat, por këtë debat lista do ta hapte edhe nëse ftohej Uzuni në Europian e lihej jashtë një tjetër, ta zëmë Broja. Përfshirja e Brojës në listë në një kohë që ai ka marrë pak minuta me Fulhamin muajt e fundit nuk ka lidhje me minutazhin, por me dy elementë thelbësorë. Broja luan në ligën më të fortë të planetit dhe është lojtar me pritshmëri të larta në repartin ofensiv, gjë që e dëshmoi edhe në miqësoren që ai luajti titullar kundër Suedisë. Së dyti, Broja ishte pritshmëri e lartë e publikut shqiptar. Trajneri ishte vënë nën presion kohë më parë që nuk e kishte ftuar dhe kur e pa në ndeshjen me Suedinë u bind edhe vetë se Broja është për skuadrën dhe duhej në Europian. Ky është shansi i jetës për lojtarin. Kurse Uzuni, e vërtetë që luan në një kampionat të fortë, por muajt e fundit ka pasur probleme dëmtimi, plus që në fazën kualifikuese nuk pati shumë peshë në kualifikimin e Shqipërisë, sikurse patën Daku, Seferi, e Asani, ndaj dhe zgjedhja e tyre ka qenë e logjikshme. Mbetja jashtë e Sokol Cikalleshit ka lidhje me Rei Manajn. Të dy luajnë në të njëjtën ligë, në Turqi, por Manaj ka shënuar shumë gola dhe ka qenë në top-formë, kurse Cikalleshi disi më vakët. Silvinjo do të ftonte njërin prej tyre dhe zgjodhi Manajn, ndaj zgjedhja e tij është e justifikuar nga ana profesionale plotësisht.

Pikëpyetjet e mesfushës

Ndërkohë që sulmi mori vëmendjen kryesore, duket se debati ka lidhje më shumë me mesfushën. Shkak është ftesa për një veteran si Amir Abrashi, ndërkohë që ka mbetur jashtë Bare. Edhe këtu Silvinjo është treguar i matur dhe përzgjedhja e tij nuk hidhet poshtë. Bare është lojtar i mirë, por nuk e ka përvojën dhe disiplinimin taktik që ka Abrashi. Me pak fjalë Silvinjo ka preferuar përvojën dhe disiplinimin e një lojtari që është zbatues perfekt i ideve të trajnerit. E vetmja pikëpyetje është zgjedhja e Gjasulës, por edhe kjo mund të përligjet me faktin se lojtari pati momente me kontribut gjatë eliminatoreve. Zgjedhja e Medon Berishës së Leçes në këtë listë është risi, por kohët e fundit talenti i Shpresave po tregon potencë në rritje dhe ka disa cilësi që e bëjnë atë shumë të kërkuar, ndaj dhe Silvinjo e ka përfshirë në listë. Pikëpyetja e fundit lidhet me portierin e katërt, Simon Simoni. Silvinjo nuk ka gabuar aspak me të, pasi edhe në mediat e huaja djaloshi që luan në Gjermani me Eintraht Frankfurt cilësohet e ardhme e portës së Shqipërisë, sepse është një talent. E thënë ndryshe, lista e Silvinjos për Europianin nuk është perfekte, ka hapur debat të fortë, por specialistët atë s’mund ta hedhin poshtë. Fundja përzgjedhja e lojtarëve është ekskluzivitet i trajnerit dhe përgjegjësinë e seleksionimit e mban vetëm ai.