BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Jahmir Hyka zbret në stërvitje me Tiranën, por mungon firma me bardheblutë

Jahmir Hyka zbret në stërvitje me Tiranën, por mungon firma me

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyre në treg. Në afatin kalimtare dimëror është e vështirë të gjesh në treg lojtarët më të mirë, për shkak se nuk ka lojtarë të lirë, por synimet e klubeve elitare në Superiore dhe atyre që luftojnë për mbijetesë, janë për të bërë blerje që të konsolidojnë objektivat e tyre dhe të rrisin pretendimet. Natyrisht, një nga futbollistët që ka shkaktuar zhurmë me kthimin e tij në Shqipëri është Jahmir Hyka. Ai ka shkëputur marrëdhëniet me klubin e San Hoze Ërthkuejks dhe synon të gjejë skuadër të re në merkaton e janarit. Ka plot klube që kanë shfaqur interesim për të, por ai po shpreson të “kapë” një ofertë nga Zvicra ose nga Turqia. Ose në çfarëdo vendi tjetër ku paguhet më mirë. Fakti që ai është në kryeqytetin shqiptar ka nxitur disa klube që ta marrin atë, duke shpresuar të bëjnë një blerje “big”. Në garë besohet se janë Tirana, Partizani, si dhe Kukësi. Këta dy të fundit janë klube që kanë pretendime titulli dhe do të rivalizojnë fuqishëm në ofertën ekonomike për mesfushorin fantazist të Kombëtares, i cili mund të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me një ekip të Superiores e të ketë mundësinë të luajë më pas në Europa League ose në Champions League. Pra shanset janë që Hyka të zgjedhë një ekip që merr pjesë në kompeticionet e UEFA-s pasi kështu do të kishte shans të luante në nivel të lartë. Por çuditërisht, ai ka zgjedhur si hap të parë të zbresë në fushë me Tiranën, duke zhvilluar stërvitje, por ky është një hap domethënës, që tregon shumë në aspektin e përzgjedhjes, pasi ai ka zbritur në fushë të bëjë stërvitje me ish-ekipin dhe Hyka është futbollist i shtëpisë në radhët e Tiranës. Në fund të fundit Tirana do të ishte një zgjedhje zemre.

Situata

Mesfushori braktisi SHBA –në për Shqipërinë, por për sa kohë? Pak ditë më parë, u mbyll kampionati amerikan i futbollit dhe klubi i San Hozesë në një komunikatë për shtyp njoftoi se ka shkëputur marrëdhënien me Jahmir Hykën dhe se për sezonin e ardhshëm, ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Mesfushori i Kombëtares ka ardhur në Shqipëri duke përfituar nga kjo periudhë pushimesh si edhe nga merkatoja e cila hapet pas disa javësh. Megjithatë, pushimet e Hykës janë vetëm stërvitjet dhe ‘Hykachu’ nuk ka humbur kohë. Ditët e fundit ai ka dalë në stërvitje me ekipin e Tiranës dhe pritet që me bardheblutë të stërvitet deri sa në drejtim të tijin të vijë ndonjë ofertë. Me shumë gjasa, Hyka do ta nisë aventurën e tij në Europë dhe nuk do të presë më për kampionatin amerikan, duke qenë se ai fillon në muajin mars, ndërkohë që aventurën në Europë mund ta nisë duke filluar nga janari. Kujtojmë që Hyka ka qenë pjesë e Tiranës shumë vite më parë, afërsisht dhjetë vjet më parë, ku ka luajtur një edicion me bardheblutë dhe në atë periudhë ishte në shpërthim e sipër. Me lojën e mirë teknike ai mori vëmendjen e teknikëve të skuadrës kombëtare, fillimisht Kuzhesë, pastaj Arie Hanit, e më pas De Biazi. Natyrisht, edhe Panuçi e ftoi në një rast dhe madje Hyka ishte kapiten, por është për t’u pranuar se ecuria e tij në Kombëtare ka qenë me hope, është ftuar sipas gjendjes fizike që kishte në dispozicion dhe natyrisht në momentet kur është aktivizuar rregullisht. Sidoqoftë, ai ka arritur deri në nivelin e ekipit përfaqësues. Kurse në nivel klubesh ka shkëlqyer më shumë se kudo tjetër në Superligën e Zvicrës, me Luzernën, ku ka qenë një prej asistuesve më të mirë dhe madje ka realizuar edhe gola të rëndësishëm. Tani që është kthyer në Shqipëri, Hyka thjesht po monitoron situatën, pasi së pari ai do të vlerësojë ofertat që vijnë nga jashtë dhe pastaj do të shohë mundësitë në kampionatin tonë. Me siguri që klubet zvicerane janë të lakmuara prej tij. 

Adriatik BALLA