
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Jani Nano: Në Sport më shumë se shpërblimi duhet vlerësimi, nëse nuk funksionon i bie të ketë dështuar sistemi

Shkruar nga Adriatik BALLA 7 Qershor 2023
Sporti ynë reflekton ato arritje e probleme që ka në përgjithësi shoqëria shqiptare. Natyrisht, vihet re një rënie drastike e pjesëmarrjes, pra rënie e masivitetit, por përballë këtij fenomeni ka pak kokrra në sportet individuale që kanë rezultate të larta. Qeveria përmirësoi kohët e fundit VKM-në e saj për shpërblimet e sportistëve elitarë, në mënyrë që tu japë të rinjve një mundësi. Por a është kjo mundësia reale për të pasur sport të zhvilluar e që përmirëson imazhin e vendit dhe jetesën e të rinjve? Kjo është një pikë mjaft e diskutuar. Për të zbuluar më shumë, gazeta “SOT”, sjellë në këtë numër intervistën me Jani Nano, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Boksit Shqiptar, autor i tre librave për boksin, njëherësh njohës i mirë i mentalitetit të sportit në Shqipëri. Me mendime krejt origjinale, disi kritike por të argumentuara, Nano na tregon se më shumë sesa shpërblim sporti në Shqipëri ka nevojë për vlerësim, e për federatat thotë se më shumë sesa buxheti ka rëndësi të ndryshohet mentaliteti. Shqetësues për të është fakti se njëjtë sikurse në politikë etj, edhe në sport federatat janë bërë monopol, ndaj sistemi ka probleme.
Kush është Jani Nano?
Datëlindja: 18.05.1978
Vendlindja: Berat
Vendbanimi: Durrës
Klubi si sportist: Tomori (91-92), Mjeshtëria Sportive Durrës (92-96), Aris Nikaias (96-97), Olimpiakos (1998-2004).
Përvoja si trajner: Kostarellos Peramatos (2004-2008), Teuta Durrës (2009 - 2022), trajner i ekipit kombëtar (2013, 2015, 2019, 2020)
Arsimi: Master Shkencor (Universiteti i Sporteve)
Puna: Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Boksit Shqiptar
Librat e botuar: “Boksi, Arti Fisnik i Vetëmbrojtjes” 2013; “Arbitri i Ringut” 2023; “Fjalori i Boksit Anglisht-Shqip” 2023.
- Ju keni shkruar tre libra deri tani në lëmin e boksit, diçka e pazakontë po të mendohet literatura e varfër për sportin në Shqipëri. Ç’ju ka shtyrë të shkruani libra për boksin?
- Kurioziteti në fillim por më pas edhe nevoja të lidh mendimet e mia për boksin. Duhet të kuptojmë që boksi është një filozofi jete më shumë sesa teknika sportive. Kjo vlen kryesisht për librin e parë, kurse për librin që ia kushtoj arbitrit gjykoj se është një libër studimor që shënon ndoshta rast unikal, pasi as në Europë nuk ka libra për arbitrin e boksit.
- Pse mendoni se është i rëndësishëm një libër për arbitrin?
- Ka shumë arsye, sepse arbitri është pjesë e rëndësishme e procesit sportiv në ring dhe jo vetëm. I gjithë mendimi im për këtë çështje pasqyrohet në libër. Ky libër ka rreth 5 vjet që priste botimin, dhe më në fund u realizua, por ky është dhe tregues i vështirësive që hasin shkruesit e librave teknikë/sportivë.
- Pse mendoni se librat tuaj për boksin vlejnë për këtë komunitet. Të jemi të sinqertë, në lëmin e sportit lexohet pak, madje në tërësi shoqëria jonë ka probleme me leximin e librave…
- Librat janë të vlefshëm dhe tre librat e mi nuk i vlejnë vetëm komunitetit të boksit, pra sportit të boksit, por mendoj se vlejnë për sportin në tërësi. Këtu flitet për dhunë në sport, çdo vit incidente në aktivitetet sportive, përfshi kampionatin e boksit. Atëherë, nga se vallë vjen kjo dhunë? Unë gjykoj se kjo vjen kryesisht nga padija. Nuk e kuptojnë vlerën e sportit, mesazhin që ai përcjell dhe duhet të përcjellë. Këtu tek ne sporti perceptohet si dhunë, por nga antikiteti e deri më sot garojnë dy vetë për të shkëlqyer me aftësitë e tyre e jo për tu bërë armiq. Çfarë është sporti në fund të fundit? Është një përpjekje për përsosmëri. Nëse sportin e fokusojmë tek dhuna, atëherë ka humbur kuptimi. Ne sot kemi rezultate të larta tek disa individë, por po shuhet si masivitet.
- Sa është i angazhuar kuadri i lartë i dalë nga Universiteti i Sporteve në veprimtaritë sportive? A mendoni se specialistët e sportit e përmbushin qëllimin në vetvete për një sport cilësor në Shqipëri?
- Përveç se specialistët e rinj nuk gjejnë hapësira apo lehtësira për tu shprehur, më e keqja është se janë krijuar modele të gabuara. Institucionet tona janë si cikle të mbyllura, ku për tu përfshirë ti duhet të mendosh njëlloj e të bindesh përndryshe je jashtë. Në kushte të tilla si mund të vlerësohet mendimi ndryshe apo idetë e reja? Sot për fat të keq i jepet prioritet atij që ka influencë ose bën para, por jo atij që ka ide dhe mendim.
- Ka një përmirësim në ligj për të motivuar sportistët të kapin rezultate të larta, por edhe të rinjtë që t’i hyjnë rrugës së sportit…
- Po ta shohësh ngushtësisht këtë gjë duket në rregull, pasi unë e kuptova që është fjala për VKM-në e përmirësuar në lidhje me shpërblimet e sidomos me rastin e fundit që sportistët elitarë bashkëngjiten në institucionet qeveritare të mbrojtjes etj, por e ardhmja e sportit nuk mund të vijë thjesht me shpërblime të rritura. Është si t’i thuash të rinjve “bëhu supermen, që të të jap krah falas”, kaq e paarritshme duket në sytë e një të riu shpallja kampion Europe apo kampion bote. Unë kam qenë gjithnjë i mendimit të ketë vlerësime. VKM-ja vlen për individët, pra për një grup të kufizuar sportistësh që kanë rezultate të larta, por që të ketë rol edukues nuk vlen. Edukimi sportiv është tjetër gjë, është proces i gjatë dhe kërkon të tjera politika dhe angazhime. Rekordet shpërbejnë që t’u japin mundësinë fëmijëve të vlerësohen. Jepen stimuj, por jo vlerë. Kemi disa që marrin shpërblime, por ka plot të tjerë që shkatërrohen. Nëse i vetmi stimul për sportistët elitarë është shpërblimi, nëse ata nuk e arrijnë këtë shpërblim atëherë kanë humbur gjithçka, dhe ky është një risk shumë i lartë për tu marrë parasysh. Ndaj them, duhet më shumë vlerësim sesa shpërblim.
- Si e shihni të ardhmen e sportit tonë në tërësi, veçmas boksit?
- Po e nis me politikat sportive. Nëse organizimi i sportit nuk ndërtohet mbi baza vlerash, s’ka të ardhme. E kundërta ndryshon rrënjësisht për mirë të ardhmen e sportit. Po jap shembuj konkretë. Dikur sportistët ishin heronj, shiheshin si të tillë. Nuk ishin të pasur, por ishin të adhuruar, të vlerësuar. Sportistët i njihte i gjithë qytetit. Kurse sot publiku njeh vetëm disa kokrra si Luiza Gega e ndonjë tjetër. Sot sheh në televizor emisione vetëm për futbollin (edhe ato të artikuluara gabim), pak flitet për sportet e tjera, apo për zhvillimin e sportit apo të të rinjve nëpërmjet tij. Sportistët duhen bërë modele frymëzimi dhe nëse nuk ndodh, atëherë sistemi ka dështuar.
- A ndikon buxheti i federatave në cilësinë sportive tek shumësportëshi në tërësi?
- Buxheti është i rëndësishëm, sepse ndikon në numrin e aktiviteteve, baza materiale etj, por më shumë se buxheti është mentaliteti. Nëse një federatë që ka një buxhet modest sot, mund t’i japësh nesër 1 mln euro, ajo do të shtojë aktivitetet sportive, do të rrisë shpërblimet për sportistët e mirë, por vetëm kaq, a mundet ajo të ndryshojë thellësisht për mirë sportin? Pyetja që shtrohet është: A ka ndonjë plan strategjik për zhvillimin e sportit? Nëse nuk ka planifikim, atëherë suksesi do të jetë rastësor e sporadik. Federatat duhet të planifikojnë, ndryshe mbetemi në vendnumëro, duke i bërë qejfin vetes se kemi punuar mirë.
- Politikat sportive dhe planifikimin e bëjnë kuadrot e zot. A kemi ne kuadro të zotë në sport?
- Këtu dalim në një tjetër pikë të rëndësishme, në atë se si udhëhiqen federatat tona sportive. Kjo ngjan me farën. Nëse ke mbjellë fare të keqe, atëherë nuk ka sesi të mbijë e të zhvillohet fara e mirë. Sot federatat tona sportive përgjithësisht kanë të njëjtët njerëz. Kjo është padyshim reflektim i qeverisjes, i sistemit. Njëjtë si në politikë e kudo, kemi monopol edhe tek federatat. Ndaj them se sistemi ka probleme serioze.
Intervistoi: Adriatik BALLA
Më të lexuarat


Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet

Sheiku Al Khelaifi: Mbape e do me zemër klubin e PSG, do të mbetet gjatë këtu

Bën 100 fitore me Atalantën, klubi italian i jep përshëndetje të zjarrtë Berat Gjimshitit

Silvinjo “fërkon” duart, dëmtimi i Uzunit s’është serioz, do të jetë ndaj Çekisë

E thonë shifrat, Bellingam është lojtari më i keqtrajtuar në La Liga

Tmerr në Francë/ Futbollisti i njohur kërcënon se do të hidhet nga ura, zbardhen detajet
