BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Sport

Jasir Asani shpalos objektivat e tij si kuqezi, shpreson të marrë minuta

Jasir Asani shpalos objektivat e tij si kuqezi, shpreson të marrë

Jasir Asani është një nga risitë e listës së Kombëtares që ka shpallur trajneri brazilian Silvinjo. Ai grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren. Ish-sulmuesi i Partizanit, që aktualisht luan në kampionatin korean, po bën mjaft mirë atje dhe ka fituar besimin e trajnerit, teksa në një konferencë për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit, rrëfeu emocionet e grumbullimit me Kombëtaren Kuqezi. “Jam shumë i lumtur, pasi jam nga Maqedonia e Veriut dhe si çdo shqiptar atje, mezi e pres ftesën. Ne e ndjejmë fanellën kuqezi dhe japim gjithmonë 200%, ndaj jam shumë i lumtur që jam pjesë e Shqipërisë dhe gati të bëj më të mirën në fushë. Ftesën e kam pranuar menjëherë dhe me shumë dëshirë. Jam shumë i kënaqur që shënova tre gola në ndeshjen e fundit dhe tani jam gati të bëj maksimumin për Kombëtaren Shqiptare. Shpresoj që të fitojmë në Poloni dhe po të shënoj, do të ishte akoma më mirë”, tha ai. Më pas Asani dha përshtypjet e para nga kontakti me trajnerin dhe për rivalët në grup. “Kam biseduar dje me trajnerin, por për të më kanë folur shumë njerëz. Është një trajner shumë i mirë dhe besoj që çdo gjë do të shkojë mirë. Më kanë pritur shumë mirë, disa prej futbollistëve i njihja prej kohësh. Duam të marrim rezultat pozitiv në Poloni dhe të arrijmë objektivat. Ne duhet të futemi në çdo ndeshje për të dhënë maksimumin, pasi asnjë takim nuk fitohet lehtë. Megjithatë ndeshjet duhen marrë me radhë dhe tani na pret Polonia, ndaj të mendojmë vetëm për atë. Unë vij për të dhënë maksimumin gjithmonë, sa herë që trajneri të më hedhë në fushë. Natyrisht që dëshiroj të shënoj dhe nëse luaj, do të bëj maksimumin t’ia dal”, nënvizoi më tej Asani. në fund ai ka përmendur edhe emrin e lojtarit që i dërgoi i pari mesazh pas ftesës në Kombëtare. “Alban Hoxha. Kemi kaluar shumë kohë te Partizani dhe edhe atij iu bë qejfi shumë që u grumbullova”, përfundoi Asani.