BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Sport

Java 27 e Superiores, njëri nga ekipet e kreut do të digjet, Laçi-Vllaznia vendimtare

Java 27 e Superiores, njëri nga ekipet e kreut do të digjet,

Java e 27-të e Kategorisë Superiore pritet të dhurojë surpriza jo vetëm në rezultate, por edhe në renditje. Edhe pse nuk shihet me efekt vendimtar për fatet e titullit, ndeshjet e kësaj jave shihen vendimtare për fatet e sezonit në aspektin e skuadrave që synojnë një vend në Europë. Vllaznia e Laçi do të kenë një duel direkt, kokë më kokë, dhe skuadra që del e humbur nga kjo përballje me siguri që do ta ketë të vështirë të ngrejë kokë më pas. Sfida të lehta kanë në letër Teuta dhe Partizanit, që ndeshen respektivisht ndaj Apolonisë dhe Bylisit, por nëse nuk kthehen me tri pikë nga këto takime, atëherë rrezikojnë të dalin nga gara për titull.

Vllaznia për të thyer “tersin” laçian

Laçi konsiderohet “mace e zezë” për shumë ekipe në Superiore, por nga statistikat rezulton se ka qenë “macja e zezë” edhe për Vllazninë e këtij sezoni, pasi në të dy ndeshjet kundër shkodranëve, ekipi kurbinas ka arritur të sigurojë pikët e plota. Një tabu të cilën trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç, është i bindur se skuadra e tij do ta thyejë nesër, siç u shpreh në konferencën për shtyp para sfidës. “Jam shumë i kënaqur, kemi punuar shumë këtë javë, jam i kënaqur prej ekipit dhe nesër mendoj se do të japim maksimumin. Sa i përket dëmtimeve, është vetëm Imami që ka probleme. Por pjesa tjetër është në rregull, kemi shumë lojtarë, jemi të kënaqur me gjendjen e tyre. Ka qenë shumë e rëndësishme që kemi arritur të bëjmë dy seanca stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndërkohë, kush e tha se kush do të jetë në formacion? Mediat? Ok! Sa i përket Imerit, mediat kanë punë e tyre, por sot do të jetë në stërvitje, do të shoh gjendjen e tij, do të flas me të e pastaj do të shoh kush luan, se nesër kundër Laçit çdo lojtar duhet të japë maksimumin e duhur se është ndeshje shumë, shumë e rëndësishme për ne. Laçi është i vetmi ekip ndaj të cilit nuk kemi marrë pikë, kundër të gjithëve kemi marrë përveç Laçit. Nesër do të jetë dita jonë për të marrë pikë ndaj Laçit. Sa u përket ndeshjeve të kampionatit mbi të gjitha është e rëndësishme loja ndaj Laçit se kemi edhe shumë takime të tjera. Gjendja fizike nuk është e keqe, por jemi të fokusuar te ndeshja e kampionatit në fillim e jo te Kupa. Dëshira e të gjithëve është të fitojmë të dy trofetë. Përgatitja jonë është e mirë, gjendja është pozitive, kemi shumë detyra e probleme përpara, por mendoj se po i eliminojmë. Të shohim se si do të ecim”, tha Bërdariç në konferencën e djeshme për shtyp.

Bylis përballë Partizanit, një ndeshje me vlerë për sezonin

Bylisi u dha ditën e djeshme dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Partizanin të cilën do ta luajnë në “Air Albania Stadium” këtë të shtunë. Me ballshiotët që janë në një formë të mirë, duket se në një muaj ata luajnë pese sfida vendimtare, e madje dy prej tyre me ekipe mbijetese dhe tei prej tyre me ato që luftojnë për titullin kampion. Madje në javën e 29-të dhe 30-të ata do të luajnë me skuadra rivale në betejën e mbijetesës siç edhe janë Skënderbeu dhe Apolonia. Kështu këtë fundjavë luajnë me Partizanin, ndërsa pas dy javësh luajnë në Laç transfertën e parë të fazës së katërt. Ndërkohë që kthehen në shtëpi me Apoloninë në fundjavën e 24 Prillit, ndërsa në mesjavën e 28 prillit luajnë në Korçë një ndeshje me Skënderbeun edhe ky një rival për mbijetesë i skuadrës mallakastriote. Më pas presin Tiranën në Ballsh. Pra, një kalendar i vështirë me pesë ‘provime’ vendimtare për mallakastriotët e trajnerit Veljko Dovedan, ndërsa ajo që duhet theksuar është se mallakastriotët janë një ekip surprizë që në momente të caktuara kanë marrë pikë dhe kanë triumfuar edhe në fushat e ekipeve për titull. Duhet thënë, ndërkohë, se Partizani ka ambicie për titull dhe javët e fundit ka pasur jo pak ndalesa që ia kanë zbehur forcën dhe e kanë vënë para kritikave, por një fitore mund të kthejë qetësinë e munguar dhe mund t’u japë “demave” një shans të ri për të kapur titullin.