BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Sport

Java 3 mat pretendentët, në “Partizani-Vllaznia s’mund të ketë “paqe”

Java 3 mat pretendentët, në “Partizani-Vllaznia s’mund

Kampionati shqiptar ka nisur rregullisht tashmë në të gjithë kategoritë e tij dhe skuadrat po bëjnë përpjekje për t’u imponuar në aktivitetet ku marrin pjesë, me synimin për të përmbushur objektivat që kanë mbi bazën e forcës së grupeve respektive. Natyrisht, në dy javët e para të kampionatit u evidentua se pretendentët e sezonit të kaluar janë pretendentë edhe tani, por me një ndryshim që si fillim kampionati që është ka shumë pretendentë për trofeun. Pritet nga klubet e kryeqytetit një shpërthim më i madh, ndërsa nga jashtë Tiranës, tri skuadra kanë potencë të bëjnë ndryshimin, Vllaznia, Teuta dhe Kukësi, por kësaj liste mund t’i shtohet edhe Laçi. Të tjerët janë në garë për të mbetur në elitë. Ndërkohë, menjëherë pas raundit të Kupës që nuk i kurseu surprizat, por tanimë me rikthimin e sistemit me ndeshje vajtje-ardhje që ju lë kohë edhe atyre klubeve të Superligës që u befasuan, për të rikuperuar, vëmendja është e tëra për kampionatin. Këtë fundjavë, kryedueli është Partizani-Vllaznia, një ndeshje e destinuar të luhet për fitore dhe ku nuk mund të ketë aspak paqe. Pra ky duel është i mirëpritur, sepse të dyja skuadrat duan të imponohen në fushë si pretendente për titullin. Sidomos për Partizanin, fitorja është detyrim, nisur nga fakti se nuk e ka bërë ende “sefte” për këtë sezon në kampionat. Në fakt, ka shumë kuriozitet për të parë të kuqtë e Ilir Dajës, përballë një skuadre sulmuese si ajo e Bërdariç që ka vetëbesimin në rritje. Me vetëm një pikë Partizani duhet të gjejë sa më shpejt kursin e duhur, dhe kjo sfidë tingëllon si një apel i vërtetë për ta.

Ndeshjet e tjera

Superiorja prezanton javën e saj të tretë me një seri ndeshjesh të shtrira në 3 ditë, teksa gjithçka nis të shtunën në drekë, me dy skuadra të kryeqytetit që zbresin në fushë, pasi luhen njëkohësisht në 13:45 Teuta-Dinamo dhe Kastrioti–Tirana. Për shkak të rikonstruksioneve të terreneve Teuta–Dinamo luhet në impiantin e Rrogozhinës. Pas barazimit në inferioritet numerik në Shkodër, bregdetarët synojnë rikthimin te fitorja, e po ashtu edhe Dinamo që ndau një pikë mes pengjesh me Laçin, me “nëndetësen” e rikthyer me ambicie maksimale në elitë, mund të konsiderohet një sfidë pretendentësh. Në të njëjtën kohë, Tirana zbarkon në Kamëz për përballjen me Kastriotin. Skuadra e Ramazan Ndreut është e vetmja që ka sigluar dy humbje në dy javët hapëse dhe do të kërkojë pikët e para pikërisht ndaj bardhebluve të Orges Shehit, në një sfidë ku Tirana, sidomos pas ndalesës në shtëpi me Egnatian, ka si detyrim vetëm fitoren. Nuk mungon as futbolli i të hënës, me dy sfida tejet interesante, Egnatia – Skënderbeu, është përballja e dy skuadrave që duan pikë së pari të sigurojnë mbijetesën dhe e dinë se pikët në këto sfida direkte mund të rezultojnë vendimtare në këtë front, ndërkohë që rivaliteti dhe kualiteti bëhen bashkë në Laçi-Kukësi, duel ku kurbinasit pas sfidës së vështirë me Vllazninë, vihen para një tjetër prove të rëndësishme, përballë Kukësit që kryeson kampionatin duke shënuar plot 6 gola në dy sfidat e para.