BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Sport

Java e parafundit në Bundesligë, Dortmundi siguron vendin e dytë, Verderi i pashpresë

Java e parafundit në Bundesligë, Dortmundi siguron vendin e dytë,

Bundesliga zhvilloi dje xhiron e 33-të të saj, që korrespondon me javën e parafundit në kampionatin gjerman. Dhe rezultatet nuk prodhuan ndonjë surprizë, pasi ekipet e mëdha si Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut e siguruan sërish fitoren. Bavarezët e kanë siguruar titullin dhe luajnë “për qejf”, kurse Dortmundi e “blindoi” vendin e dytë me një fitore të vështirë ndaj Leipzigut. Borusia e Dortmundit siguron matematikisht vendin e dytë në Bundesligë një javë para mbylljes së kampionatit. Verdhezinjtë fituan 0-2 ndaj Leipzigut, që ishte rivali i drejtpërdrejtë për këtë pozicion. Në “Red Bull Arena” skena ishte e gjitha për Erling Haland, që shënoi dy golat e sfidës, një në çdo pjesë. Talenti norvegjez e tundi fillimisht rrjetën në minutën e 30-të, ndërsa të dytin e realizoi në të tretën shtesë. Ndërkohë, Freiburgu erdhi në “Allianz Arena” për ndeshjen e xhiros së 33-të të Bundesligës me shpresën për t’i marrë pikë Bajernit, në mënyrë që t’i rritë gjasat për kualifikim në Evropë, kundër një Bajerni që tashmë luan vetëm për prestigj. Por Bajerni arriti vazhdojë ecurinë në 15 fitore radhazi në ligë, kryesisht falë yllit polak të skuadrës, Robert Levandovski, i cili e asistoi golin e parë dhe i shënoi dy të tjerat. Fillimisht Bajerni kaloi në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes, falë golit të shënuar nga Joshua Kimiç, ndërsa nëntë minuta më vonë epërsinë e skuadrës së Hansi Flik e dyfishoi Levandovski. Freiburgu e bëri një tentim për t’u kthyer në lojë, duke shënuar përmes Lukas Holer në minutën e 33-të, mirëpo Bajerni arriti ta kthejë epërsinë prej dy golave vetëm katër minuta më vonë, kur Levandovski e shënoi golin e tij të dytë. Me këtë gol të dytë, Levandovski u bë futbollisti i parë i huaj në Gjermani që i shënon më shumë sesa 31 gola në një sezon të vetëm në Bundesligë. Tani Freiburgu do ta ketë të pamundur ta sigurojë daljen në Evropë, pasi që ka mbetur me katër pikë më pak sesa Hofenheim, ndërsa ka mbetur edhe vetëm një xhiro deri në fund të sezonit. Në anën tjetër, Dortmundi arriti ta mposhtë Leipzigun me rezultat 2:0 si udhëtues, ndërsa Verder Bremeni i Milot Rashicës pësoi humbje zhgënjyese kundër Mainzit me rezultat 3:1. Leverkuseni humbet terren ndaj Gladbahut (fitoi 1-3 ndaj Paderbornit) për vendin e katërt, pasi u dorëzua 2-0 përballë Herthas së Berlinit, ndërsa Volfsburgu me suksesin 1-4 ndaj Shalkes siguroi pjesëmarrjen në Europë (49 pikë). E njëjta gjë edhe për Hofenheimin (po 49 pikë), që shkatërroi 4-0 Union Berlinin. Sa i përket luftës për mbijetesë, Verder Bremeni, me humbjen 3-1 ndaj Mainzit, është thuajse i rënë në Bundesligën 2. Skuadra e Rashicës (futbollisti “dardan” ishte në stol) ka një shpresë për të luajtur në “play-out”, por duhet të fitojë takimin e fundit ndaj Këlnit dhe Duseldorfi të humbasë në fushën e Union Berlinit.