BREAKING NEWS

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë përballet policia kur shkon në Nikël: I gjen shtëpitë ‘xixë’…

“Kam dyshimet e mia”, Klodiana Lala tregon me çfarë
x
BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x

Sport

Java e tretë për rekord, asnjë fitore në 5 ndeshje, të gjithë bëjnë “paqe”

Java e tretë për rekord, asnjë fitore në 5 ndeshje, të

Java e tretë e Kategorisë Superiore, si rrallë herë ndër vite, nuk prodhoi asnjë fitues në kampionat. Diçka e tillë është e rrallë, ku në pesë takime shënohen pesë barazime. Madje ky kampionat, në vetëm tri javë garë, ka prodhuar shumë barazime, çka tregon për rivalitet, por edhe për paqëndrueshmëri të skuadrave pretendente, mungesë kohezioni të grupeve dhe natyrisht mungesë harmonie të reparteve në këtë fazë të garës. në kuadër të kësaj jave, dje u luajtën dy takimet e fundit, ku padyshim Laçi-Kukësi mori vëmendje maksimale.

Dominon Kukësi, por kurbinasit marrin barazimin

Ajo mes Laçit dhe Kukësit ishte një ndeshje e luftuar fort dhe në fund një barazim emocionues 2-2, me verilindorët në avantazh të dyfishtë me Milunoviç dhe Basa, por rikuperohen nga një Laç që nxjerr në pah grintën për të barazuar me heroin Zarubica, autor i një tjetër dygolëshi. Një Kukës më i zhdërvjellët dhe i qartë shpërblehet pas gjysmë ore loje, Feiao niset pas një krosimi të gjatë, del Sherri për ti kthyer topin, por Milunoviç ka ndjekur si duhet aksionin për ta çuar në rrjetë. Iniciativa mbetet në krahun e skuadrës së Diego Longos, dhe në të 38 Tapi gjen me një pasim të bukur të lirë në zonë Milunoviç që këtë herë nuk arrin të bëjë më të mirën me këtë goditje, edhe pse nga pozicion mjaft i favorshëm. Me Laçin të pafuqishëm për të reaguar pjesa e parë është një monolog i Kukësit, që kërcënon edhe disa herë, fillimisht me një goditje të Basa, dhe më pas një goditje dënimi të Tapit, janë të dyja jashtë dhe pjesa e parë mbyllet më avantazhin 1-0 të verilindorëve. Në të dytën ndryshon Vukiçeviç, fut në lojë Bytyqin, Guindo dhe Zylfiun në vend të Velijës, Ademit dhe Shehut dhe ne fushe shihet një Laç me agresiv, megjithatë me kurbinasit para Kukësit ka luksin e kundërsulmeve të befasishme, një rast ideal krijohet nga avancimi i Feiao në të majtë, nuk arrin ta godasë dot Basha dhe Topi shkon te Shqipërim Taipi që i vetëm para portës nuk arrin të shënojë golin e sigurisë. Pak më vonë Regi Lushkja lëshon një predhë por shikon topin të stampohet në shtyllë, i pafat Laçi në këto momente, dhe ndëshkohet pikërisht atëherë kur ishte më pranë barazimit pasi në minutën e 58′ Edi Basa del i vetëm me Sherrin, ja kthen goditjen portieri shkodran dhe duket një tjetër rast i shpërdoruar për të vënë duart në kokë, por kroati këmbëngul dhe këtë herë në tentativën e dytë topi është në rrjetë. 2-0 për Kukësin që duket se gjeti golin e sigurisë.

Laçi nuk dorëzohet

Dominimi i Kukësit ishte evident, por Laçi rezistoi dhe besoi deri në fund. Zarubica shënon golin e parë për kurbinasit në minutën e 70-të, duke ngjallur shpresë. Kurbinasit hidhen në kërkim të barazimit duke i vënë shpesh në vështirësi verilindorët, në të 86’ krosim i Mazrekajt për Zylfiun që me kokë e çon në duart e Tafas. Megjithatë Laçi nuk dorëzohet, dhe në frymën e fundit, në minutën e fundit të shtesës ja del të barazojë sërish me Zarubicën. Në fund një karton të kuq për Lulajn që gjuan me shqelm ndaj Zarubicës. Barazimi u jep ekipeve nga një pikë, por la të zhgënjyer Kukësin, të cilit i ikën fitorja nga duart.