BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë media italiane: Engjëll
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në biografi" për etiketimin e mediave si kazanë, a po reflekton kryeministri për arrogancën e ekzagjeruar?

Edi Rama bën “mea culpa” dhe pranon "njollën në
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e Berishës që është ende në fuqi, taktikat e tyre të kërcënimit me dosje, skema që po përdor kryeministri me ndërkombëtarët për të qëndruar në pushtet dhe dy goditjet e rënda që do të marrë ish-pre...

Kreshnik Spahiu: Ja marrëveshja e pisët e Ramës, Metës e
x
BREAKING NEWS

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe oligarkinë ekonomike që e mbështet, ja dosja që nëse hetohet siç duhet nga SPAK e çon kryeministrin pas hekurave, Meta-Berisha kokë e këmbë të zhytur në vj...

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori: Ju tregoj recetën për
x
BREAKING NEWS

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë “gropën” nga qelia Metës për aferën “CEZ-DIA”, SPAK ka sekuestruar celularët e Kryemadhit e fëmijëve të saj me biseda të vitit 2013-2015, pyeten 100 persona, nga të afërm, bashkëpunëtorë dhe mjekë, futet në skaner edhe vi...

Ja dëshmitari kyç që i ka bërë
x
BREAKING NEWS

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini për kategoritë që përfitojnë rritje page, detajet nga indeksimi i pensioneve dhe periudha kur do të shpërndahet bonusi, do të ketë paketë mbështetëse për shtresat në nevojë, ndihmë edhe për famil...

Ministri i Financave, Ervin Mete: Ja çfarë duhet të dini
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x

Sport

Javë cilësore për kuqezinjtë, Silvinjo mban shënimet e fundit para miqësoreve të marsit

Javë cilësore për kuqezinjtë, Silvinjo mban shënimet e

Trajneri i Kombëtares Silvinjo po mban shënimet e fundit për të gjithë lojtarët para se të hartojë listën e lojtarëve që do të grumbullohen për dy duelet miqësore të fundmarsit. Natyrisht që mund të ketë edhe surpriza, sidomos sa i takon emrave të rinj, por në tërësi duket qartë se trajneri brazilian është i kënaqur me atë çfarë ka marrë nga lojtarët në këtë periudhë, pra si performancë cilësore e tyre para dueleve të rëndësishme miqësore e më pas në Europianin e Gjermanisë. Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për një pjesë të konsiderueshme të lojtarëve të Kombëtares së Shqipërisë. Nga Turqia në Rumani, Indi e Itali: futbollistët kuqezi arritën që të gjenin rrugën e rrjetës.

Cikalleshi, Et’hemi e Manaj spikasin në Turqi

Në kampionatin turk diferencën e bën veterani Sokol Cikalleshi, që vijon të jetë protagonist e në të njëjtën kohë dëshiron ftesën e Silvinjos në Europian. Ndërkohë, Cikalleshi ia doli të shënonte golin e nëntë me Koniasporin. Sulmuesi kuqezi zhbllokoi shifrat që në minutën e 12-të ndaj Pendiksporit, duke shënuar nga pika e bardhe e penalltisë. Rekord për Cikalleshin, i cili u bë lojtari i huaj me më shumë gola në historinë e Koniasporit, me plot 27 realizime. Skuadra e tij fitoi 0-2, teksa pas sulmuesit kavajas festoi edhe Valon Ethemi. Fitore me shumë vlera për Konian, pasi më në fund ekipi u largua nga zona e rënies. Në Rumani ka impresionuar Arlind Ajeti. Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë realizoi një gol kopertinë në Farul Konstanta-Kluzh (1-1). Me një lëvizje elegante brenda zonës, 30-vjeçari shënoi një gol spektakolar, duke i dhënë skuadrës së tij një pikë. Mbrojtësi i Kluzhit u shpall dhe njeriu i ndeshjes falë paraqitjes së shkëlqyer që bëri.

Sadiku rikthehet në formë

Armando Sadiku po ashtu u rikthye te goli, teksa realizoi në suksesin 3-0 të Mohun Bagan ndaj Jamshedpur. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të dhe vulosi fitoren e Mohun Bagan me golin e tij dhjetë minuta pasi kishte zbritur në fushë. Në Serie C vijon të shkëlqejë Kristian Shpendi, i cili shënoi edhe në duelin mes Çezenës dhe Entelës (4-0). Golashënuesi më i mirë i këtij divizioni, realizoi golin e dytë të bardhezinjve kryesues. 20-vjeçari i talentuar numëron 17 gola në kampionat.

Muçi performancë cilësore

Mjaft mirë bëri edhe Ernest Muçi në derbin kundër Gallatasarait. Sulmuesi pogradecar tregoi klasin e tij dhe vetëm goli i mungoi në duelin që bardhezinjtë e Beshiktashit humbën 0-1. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Elhan Kastrati, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Keidi Bare, Qazim Laçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Arbnor Muçolli, Mirlind Daku dhe Rei Manaj. Teksa dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Armando Broja, Elseid Hysaj, Klaus Gjasula dhe Arbnor Muja. Futbollistët kuqezi synojnë të kenë një formë sa më të mirë, në mënyrë që trajneri Silvinjo t’u bëjë vend në skuadër për ndeshjet e muajit mars që Kombëtarja do të luajë ndaj Kilit dhe Suedisë. Respektivisht në datat 22 (Parma) dhe 25 (Solna).