BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Sport

Javë derbesh në Europë – Atletiko e Reali e mbyllin në “paqe”, derbin e Mançesterit e fiton Junajtid

Javë derbesh në Europë – Atletiko e Reali e mbyllin në

Dy derbe të fuqishëm pati dje në Europë, një në Spanjë dhe një në Angli, i pari derb madrilen midis Atletikos dhe Realit, kurse tjetri derb i Mançesterit midis Sitit dhe Junajtid. emocione dhe surpriza të mëdha edhe në rezultate. Kështu, në Spanjë, Reali i Madridit e ka ndalur liderin Atletiko Madrid me barazim 1:1 falë një goli të vonshëm të Karim Benzemas, duke bërë që gara për titull në La Liga të bëhet edhe më e hapur tani. Luis Suarez e kaloi Atletikon në epërsi herët në pjesën e parë në “Ëanda Metropolitano”, megjithatë Benzema ia shmangu humbjen Realit dhe nuk e lejoi rivalin dhe liderin të shkëputet edhe më shumë në garë për titull duke e shënuar golin e barazimit në çastet e fundit të dielën. Atletiko mbetet lider tani me 59 pikë, tri më shumë se Barcelona në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Reali në pozitën e tretë. Skuadra e Diego Simeones, megjithatë, e ka zhvilluar një ndeshje më pak se dy rivalët e saj dhe rrjedhimisht e ka mundësinë ta rrisë epërsinë ndaj tyre në krye të La Ligës edhe më shumë. Skuadra e Zinedine Zidane e kishte topin në kontroll shumicën e kohës dhe ishte më kërkuese së vendasit, që zbatuan lojë mbrojtëse siç pritej. Por ishte Atletiko që shënoi i pari, kur Markus Llorente asistoi për Suarezin që e mposhti Thibaut Kurtua me një goditje mjeshtërore pas një kundërsulmi tipik të vendasve në minutën e 15-të. Atletiko ka mundur ta dyfishonte epërsinë dhe të shënonte edhe më shumë pothuajse çdo herë që dilte në kundër sulm, por portieri belg bëri disa pritje vendimtare ndaj Suarezit dhe Llorentes për ta mbajtur Realin në lojë. Megjithatë, pas shumë përpjekjeve, Benzema ia doli ta barazojë rezultatin në minutën e 88-të, pas një kombinimi fantastik me Kasemiron. Paraprakisht, Oblak ia kishte mohuar golin francezit duke i pritur dy goditje të tij të njëpasnjëshme nga afërsia. Ndërkohë, Premier League angleze vijon të prodhojë emocione të forta, jo vetëm për rivalitetin e spikatur në garën për top-4 që sigurojnë pjesëmarrje në Champions League, por edhe për faktin e Liverpuli kampion në fuqi vetëm fvijon të pësojë tronditje në fushën e tij, ku dje “saldoi” humbjen e radhës, aq e dëmshme për statusin dhe imazhin e klubit. Ndërkohë, Mançester Junajtid tregoi veten mbrëmë si skuadër me karakter në derbin e famshëm të Mançesterit. Sepse skuadra e “Djajve të kuq” e fitoi derbin me rivalen e të njëjtit qytet, Mançrester Sitit, me rezultatin e pastër 2-0, në një duel mjaft të fortë dhe emocionues të luajtur në “Etihad Stadium”. Në këtë mënyrë, Junajtid ia ka shkaktuar humbjen e parë Sitit pas 28 ndeshjeve pa disfatë në të gjitha garat. Mançester Siti kishte 21 fitore rresht, prej tyre 15-të në Premier League, seri kjo që tashmë është ndërprerë. Golat e fitores për Mançester Junajtid i shënuan, Bruno Fernandes nga penalltia në minutën 2-të dhe Luke Shou në të 50-tën. Me këtë fitore, Junajtid ka 54 pikë në vendin e dytë, 11-të më pak se Siti që vazhdon të mbetet lider.