
Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Javë mbresëlënëse për legjionarët, nga Berisha tek Uzuni të gjithë morën notë të lartë

Shkruar nga Adriatik BALLA 10 Maj 2022

Kombëtarja do të grumbullohet në fund të majit e në fillim të qershorit për sfidat që ka në kuadër të Ligës së Kombeve, një aktivitet ku tanët synojnë të renditen në vend të parë në grupin e tyre, për të pasur kështu një mundësi më shumë për kualifikim edhe në Europianin e vitit 2024. Ndërkohë, lojtarët e përfaqësueses patën një paraqitje vërtet dinjitoze në fundjavën që lamë pas, me gola, asiste dhe minutazh të mirë, por në raste të veçanta edhe një lojë admiruese e të vlerësuar në shtypin sportiv europian. Duke nisur fillimisht me veteranin Berisha, që i priti penalltinë Insinjes së Napolit, por edhe me të rinjtë si Asllani e Çokaj, të gjithë e kanë bindur trajnerin Edi Reja që janë gati për sfidat e ardhshme në Nations League.
Berisha, superpritje dhe një shans më shumë për Torinon
Ndër të gjithë kuqezinjtë, më shumë tërhoqi vëmendjen “gardiani” i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili ka marrë duartrokitjet e tifozëve të tij, teksa arriti të bllokojë një penallti të Lorenzo Insinjes në minutën e 61-të. Madje Berisha tha pas ndeshjes se Torino do të kishte kapur në renditje zonën europiane nëse do të tregohej më efikase në disa ndeshje që i ka pasur mundësitë. Duhet thënë se gardiani kuqezi e ka fituar besimin e trajnerit dhe stafit drejtues e teknik të Torinos dhe pritet që sezonin tjetër të jetë titullar i padiskutuar. Por kjo pritet të mësohet më mirë gjatë verës, kur të nisin të diskutohen kontratat dhe mundësia e rinovimit të tyre.
Asllani dhe Uzuni, goleadorët kuqezi në top ligat europiane
Në fakt, pranohet që kjo fundjavë që sapo lamë pas ka folur shqip në tre kampionate kryesore europiane, atë italian, spanjoll e turk, ku katër futbollistë shqiptarë kanë tundur rrjetat me skuadrat përkatëse. Ishte Kristjan Asllani, mesfushori i talentuar i Kombëtares që luan në radhët e Empolit, ai i cili hapi serinë e golave që mbajnë vulën shqiptare. Djaloshi kuqezi realizoi gol në sfidën ndaj Interit, ku pas një topi të gjatë nga mesfusha, arrin ta kontrollojë mjaft mirë në zonë, duke e dërguar në rrjetë. Ky ishte goli i parë për Kristjan Asllanin, i cili la gjurmë duke e shënuar atë në një stadium të madh dhe historik si ai i “Xhuzepe Meacës”. Duhet thënë, gjithashtu, se këtë javë e bëri “sefte” në La Liga spanjolle edhe sulmuesi i krahut, Myrto Uzuni. Futbollisti shqiptar, i cili kaloi tek ekipi i Granadës në muajin janar u zhbllokua për herë të parë ditën e shtunë në sfidën ndaj Majorkës. Uzuni e nisi ndeshjen nga stoli, duke u futur në lojë në minutën e 62-të, ndërsa 16 minuta më vonë arriti të realizojë golin e tij të parë me fanellën e Granadës dhe në kampionatin spanjoll.
Gjimshiti, një gol për t’i vënë kurorën sezonit
Përveç Asllanit, një tjetër lojtar kuqezi arriti të gjejë rrugën e rrjetës për herë të parë në këtë sezon me skuadrën e tij në kampionatin italian. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, mbrojtësin shqiptar i cili aktivizohet me Atalantën në Itali. Në sfidën e djeshme ndaj Specias, Gjimshiti përfitoi nga një asist i Demiral, teksa pas një gjuajtje me kokë, topi përfundon në rrjetë. Shqiptari u vlerësua me notën 7.3 nga faqja “SofaScore”.
Më të lexuarat


Finalja e Champions-it shtyhet me 15 minuta, nuk do ta besoni arsyen

Finalja e Champions League, zbulohen formacionet zyrtare

Video epike/ Mourinho i jep autobusit të ekipit të Romës, për pak sa nuk e pëson keq

Reali zbarkon në Paris, Ançeloti dhe Klop kanë planin e tyre për trofeun e Champions

Marrin fund dilemat, finalja e Kupës Laçi-Vllaznia luhet në “Air Albania” më 31 maj

Reja konfirmon të rinjtë në Kombëtare, por mungojnë Broja e Manaj

Reali dhe Liverpuli diskutojnë finalen e Championsit, në Spanjë fituesin ja besojnë parashikimit të breshkës gjigante

Ishte pro pushtimit të Ukrainës nga Rusia, UEFA iu ‘bën gjëmën’ ekipeve të këtij vendi

Pak ditë para martesës, ylli i futbollit anglez kapet “mat” me një tjetër në krevat

Interesante! Breshka 30-vjeçare parashikon fituesin e Champions me një veprim
