Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Javë vendimtare për fatet e sezonit, Teuta e Shkëmbit premton “fair-play” në Krujë

Postuar: 25/05/2019 - 07:24

Kategoria Superiore po shkon drejt fundit dhe skuadrat pop bëjnë llogaritë e tyre. Natyrisht, kjo javë pritet të jetë vendimtare jo vetëm për duelet e fundtabelës, por sidomos për zonën e Ligës së Europës, pra për pozicionet dy dhe tre që sigurojnë pjesëmarrjen në këtë kompeticion të rëndësishëm. Kukësi, Teuta, Flamurtari, Skënderbeu dhe më pak Laçi, kanë shanse për të luajtur në Ligën e Europës dhe siç shihet janë pesë skuadra që do të luftojnë për dy vende. Teuta mund t’ia dalë nëse fiton duelin vendimtar sot në Krujë përballë Kastriotit. Durrsakët dhe trajneri Bledi Shkëmbi kanë premtuar “fair-play”, për të respektuar garën, për më tepër që janë edhe vetë në objektivat maksimale të sezonit, pra pjesëmarrje në Ligën e Europës. Në të vërtetë, kjo xhiro e kampionatit është vendimtare në shumë kuptime. Sepse kjo javë e Kategorisë Superiore mund të zbardhë verdiktet përfundimtare të tij. Me Partizanin që pret me padurim të ngrejë lart trofeun vëmendja shkon tek zona europiane dhe mbijetesa. Gërshetimi i dueleve të kësaj jave është i tillë që edhe pse mungojnë përballjet direkte mund të zgjidhen dilemat e fundit. Kukësi luan në kryeqytet me Partizanin që festën e titullit kërkon ta shoqërojë me një fitore ndaj rivalit direkt pavarësisht se gjatë kësaj periudhë të kuqtë kanë qenë më të relaksuar. Nëse fitojnë ndaj kampionëve verilindorët janë matematikisht në zonën europiane dhe madje mund të sigurojnë përfundimisht vendin e dytë, gjithmonë nëse Teuta nuk merr më shumë sesa barazimi në Krujë. Diferenca prej 3 pikësh me “Djemtë e Detit” çon një pozicion më lart Kukësin për efekt të përballjeve direkte. Një sukses i formacionit të Bledi Shkëmbit ndaj Kastriotit i çon shumë pranë Europës, me Flamurtarin që me tre pikëshin ndaj Kamzës qëndron shumë pranë. Tek Laçi kanë objektiv të sigurojnë vendin e 4-t, duke shpresuar në një sukses të Kukësit në Kupë përballë Tiranës në mënyrë që të shkojnë në Europë edhe edicionin e ardhshëm. Laçi dhe Teuta do të përballen me dy skuadrat në garë për mbijetesë, Tirana dhe Kastrioti. Nëse bardheblutë fitojnë në fushën kurbinase dhe në krahun tjetër Kastrioti merr një barazim me Teutën atëherë Tirana siguron mbijetesën. Në rast të një barazimi në Laç të shoqëruar me fitoren e Kastriotit, Tirana sërish ruan vendin e 8-të me pikë të barabarta me krutanët, falë pikëve të grumbulluara në përballjet direkte. Në këtë mënyrë por edhe më një fitore të Kastriotit mbijetesa qëndron e hapur deri në vërshëllimën finale.

Tirana në vështirësi, “Fanatics”-at ofrojnë ndihmë pa kushte

Tirana do të luajë të dielën në Kurbin përballë Laçit në duelin që ka vlerë për fatet e mbijetesës në Superiore. Për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe tifozët e Tiranës, të cilët me sa duket kanë hedhur pas krahëve për momentin të gjitha kundërshtitë që kanë me drejtuesit e klubit bardheblu dhe po mendojnë se si të mbështetin në të gjitha mënyrat ekipin, në mënyrë që të evitohet një tjetër turp, pra rënia nga kategoria. Si rrjedhojë, prej disa ditësh, grupimi “Tirona Fanatics”, po bën thirrje që tifozët të jenë të pranishëm në transfertë në Laç, për të mbështetur atje skuadrën në një ndeshje shumë të tensionuar edhe si pasojë e historisë së fundit mes dy klubeve dhe presidentëve që u konfliktuan fizikisht mes tyre një muaj më parë. “Transferta e radhës është tejet delikate, prandaj dhe prezenca e çdokujt është e rëndësishme… Tirona, sot, ka vetëm tifozët e saj në krah, dhe çdo instrument tjetër kundër. Në Laç, TË DIELËN, VETËM PËR EMRIN E MODH TË TIRONËS!”, shkruhej në postimin e sotëm në rrjetet sociale të “Fanatics”, të cilët me sa duket shpresojnë të jenë të shumtë në numër në këtë transfertë të radhës duke u munduar që të mbështetin ekipin dhe ta ndihmojnë për të siguruar mbijetesën në Superiore./ Adriatik BALLA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?