Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Jep dorëheqjen Hasan Lika, u vu nën presion nga humbja e derbit me Tiranën

Jep dorëheqjen Hasan Lika, u vu nën presion nga humbja e derbit me Tiranën

Postuar: 09/02/2014 - 12:14

Presioni pas humbjes së ndeshjes derbi me Tiranën ka qenë i madh në kampin e kuq të Partizanit dhe sidomos zhgënjimi i madh i tifozëve dhe drejtuesve të klubit është shkarkuar pikërisht te trajneri Hasan Lika, i cili, dje në mesditë dha dorëheqjen nga pankina e Partizanit, duke thënë se është në interesin e skuadrës të gjendet një teknik i ri që të sjellë frymë të re e në të mirë të Partizanit. Në të vërtetë dorëheqja afro 24 orë pas zhvillimit të takimit është disi e çuditshme, pasi Lika nuk e kishte përmendur më parë në daljen për shtyp pas takimit një gjë të tillë. Kishte një të vërtetë në të gjithë këtë zhvillim, ku trajneri kishte marrë përsipër përgjegjësinë e humbjes, në një farë mase duke justifikuar pjesën tjetër të skuadrës dhe sidomos lojtarët, të cilët nuk e patën angazhimin e duhur fizik e tekniko-taktik në lojë. 
 
Dorëheqja
 
Pas rezultatit dhe lojës zhgënjyese në ndeshjen e djeshme derbi me Tiranën, trajneri Hasan Lika i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të të kuqve, Gazmend Demi dhe ky i fundit e ka pranuar atë. Trajneri Lika ka sqaruar se ky vendim është i nevojshëm për t’u hapur rrugë ideve dhe zgjidhjeve të reja në drejtimin e skuadrës që ndodhet në një moment kyç të sezonit futbollistik. Klubi e mirëkupton këtë vendim të trajnerit dhe e falënderon atë për kontributin e deritanishëm në drejtimin e skuadrës. Lika do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit në një pozicion tjetër të rëndësishëm në strukturat e tij. Me pranimin e dorëheqjes së Likës, drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë konsultimet për përzgjedhjen e trajnerit të ri. Hasan Lika morri  drejtimin e skuadrës në marsin e vitit të kaluar në sezonin që u finalizua me vendin e dytë të renditjes në Kategorinë e Parë. Në sezonin aktual në drejtimin e Likës të kuqtë kanë grumbulluar 27 pikë në 18 ndeshje të luajtur duke u renditur në vendin e 3-të të klasifikim, pozicion ku pas  disfatës në derbi e cila ju dha një goditje ëndrrave të lavdisë për titullin, të kuqtë rrezikojnë të parakalohen që në sfidat e kësaj të diele nga Laçi dhe Kukësi. Më tepër se sa rezultati, humbja me Tiranën i përjetua me zhgënjim të jashtëzakonshëm në kampin e kuq, edhe pse Partizani luajti një nga ndeshjet më të dobëta, duke u mbyllur praktikisht për gjithë ndeshjen në gjysmëfushën e tij e pa mundur të kërcënojë thuajse asnjëherë portën e Ilion Likës. Deri në momentin e përcaktimit të trajnerit të ri, për gjetjen e të cilit po punohet intensivisht këto orë nga drejtuesit e klubit, skuadra do të drejtohet nga zv/trajneri Klevis Dalipi.
 
Pasojat
 
Ende nuk ka një emër konkret e zyrtar për stolin e Partizanit, pavarësisht se emrat e parë të përfolur për pankinën e kuqe ishin Armand Cungu, Sulejman Starova e Ylli Tomori. Largimi i Likës, njohës i mirë i ambientit, cilësive të lojtarëve që ka skuadra dhe natyrisht kompleksitetin e elementëve sportivë të grupit, mund të sjellë pasoja jo të mira, për shkak të kohës së përshtatshmërisë dhe kohezionit në lojë që do t’i duhet trajnerit të ri. Adriatik BALLA
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 19:54

Pas dështimit në Champions League dhe triumfit në kampionat, Juventus po mendon që tani për merkaton verore.

Postuar: 22/04/2019 - 17:54

Gjendet i vdekur futbollisti brazilan Valdiram Kaetano de Morais.

Postuar: 22/04/2019 - 16:59

Të shtunën, pas fitores me Fiorentinës, Juventusi është shpallur kampione në Itali për të tetën h

Postuar: 22/04/2019 - 10:11

Paraqitjet zhgënjyese të Shkodran Mustafit me fanellën e Arsenalit kanë irrituar në maksimum ti

Postuar: 21/04/2019 - 22:46

Një garë shumë të pazakontë po zhvillohet këtë edicion në kampionatin spanjoll sa i përket pjes

Postuar: 21/04/2019 - 20:26

Komisioni i Disiplinës në FSHF-së ka pezulluar për 12 muaj nga të gjitha aktivitetet sportive f

Postuar: 21/04/2019 - 13:17

 Masimiliano Allegri nuk e fitoi asnjëherë dashurinë e tifozëve të Juventusit.