BREAKING NEWS

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje atyre që synonin të ma ‘hiqnin kokën’, të përshpejtojnë

Abazoviç lëshon deklaratën e fortë: U bëj thirrje
x
BREAKING NEWS

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte vënë në dispozicion të bandës së drogës”, Alibeaj reagon ndaj arrestimit të ish-shefit të policisë: Trafiku bëhej me bekimin e kryeministrit dhe ekzekutohej nga Saimir Tahiri

“Dëshmia më e qartë se Policia e Shtetit ishte
x
BREAKING NEWS

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga arrestimi, ja ku ishte fshehur fshehur për 5 vite ish-shefi i policisë që u arratis nga Muriqani

Policia e kërkonte që prej 2017/ Zbardhen detaje të reja nga
x
BREAKING NEWS

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve, arrestohet në Berat ish-shefi i Policisë së Dhërmiut

Emri/ I përfshirë në trafikun e drogës së Habilajve,
x
BREAKING NEWS

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do të jenë subjekt i drejtësisë”, paralajmërimi i fortë i Vangjelit: ‘Moti politik’ do të bëhet shumë më i nxehtë në shtator

“Personazhe të njohur, të majtë e të djathtë do
x
BREAKING NEWS

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe vështirësi të madhe policinë”, Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga humbja e kontakteve me Martinajn: Ja cilat janë tre zonat që po hetohen

“Ngjarje që ka vënë në dilemë dhe
x
BREAKING NEWS

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si pasojë e korrupsionit”, Meta plas deklaratën e fortë dhe akuzon qeverinë: Durrësi nën presionin e mafies

“Shkatërrimi i ndërtesave gjatë tërmetit, erdhi si
x
BREAKING NEWS

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të fundit

Mister fati i Ervis Martinajt, Klodiana Lala zbulon mesazhin e tij të
x

Sport

Joan Laporta insiston se Leo Mesi do ta mbyllë karrierën me Barcelonën

Joan Laporta insiston se Leo Mesi do ta mbyllë karrierën me

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se shpreson që Lionel Mesi do ta mbyllë karrierën me fanellën e ekipit spanjoll, kanë raportuar mediumet spanjolle të premten. Mesi u largua vitin e shkuar nga Barcelona pas 17 vjetësh për t’iu bashkuar Paris San Zhermenit si lojtar i lirë. Megjithatë, Laporta është optimist se Mesi do të jetë në gjendje të rikthehet në “Camp Nou” para se t’i thotë lamtumirë karrierës aktive. “Koha e Mesit te Barça nuk mbaroi ashtu siç do të donim të gjithë. Unë besoj se Barça ka një borxh moral ndaj Leo Mesit. Ne do të donim që fundi i karrierës së tij të vinte me fanellën e Barçës duke u duartrokitur në të gjitha terrenet, kudo që ai shkon. Ishte një fund i përkohshëm i karrierës së tij në Barça, sepse besoj se do ta bëjmë realitet këtë dëshirë”, ka thënë Laporta në një konferencë për shtyp, raporton “Marca”. Ai po ashtu sqaroi se asgjë nuk është diskutuar me Mesin, i cili ka kontratë me Parisin deri në vitin e ardhshëm me opsion edhe për një vit shtesë. Ndërkohë, Joan Laporta ka reaguar pas komenteve të Julian Nagelsman në lidhje me merkaton e klubit katalanas. “Barcelona është i vetmi klub që nuk ka para, por në fund blen cilindo lojtar që dëshiron. Nuk e di se si e bëjnë këtë. Është pak e çuditshme, pak e çmendur”, u shpreh disa ditë më parë trajneri i Bajernit të Mynihut. Raporti mes dy klubeve të mëdha nuk është më i miri, sidomos pas transferimit të Robert Levandovskit në “Camp Nou”. “Ajo që unë do të kërkoja është që ata të përqendrohen në llogarinë e tyre financiare. Një shumë e rëndësishme parash ka kaluar në arkën e tyre për transferimin e Levandovskit. Unë i respektoj të gjithë dhe nuk përfshihem në ekonominë e klubeve të tjera”, nënvizoi ai. Ndërkohë, Laporta foli edhe për një tjetër futbollist që diskutohet në merkato. Kështu, Laporta ka thënë se Barcelona do të bëjë më të mirën për të mbajtur në skuadër Frenkie de Jongun. Mesfushori holandez vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga “Camp Nou”, pavarësisht se dëshira e tij është për të qëndruar. Për të ardhmen e tij së fundi është deklaruar edhe presidenti i klubit katalanas, Joan Laporta, i cili mes tjerash zbuloi se kanë marrë edhe oferta për ish-mesfushorin e Ajaksit. “Frenkie është lojtar i Barçës. Ne duam që ai të qëndrojë, ai dëshiron të qëndrojë. Ne kemi marrë oferta të rëndësishme për të, por ai është lojtari ynë”, tha ai. “Ju e dini situatën buxhetore të pagave; kështu që ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur Frenkien dhe shpresoj se ai do të bëjë të njëjtën gjë”, shtoi Laporta.