
Spartak Ngjela lëshon ‘bombën’, zbulon çfarë po lë pa gjumë Berishën e Metën dhe tregon goditjen e fortë që do marrin së shpejti: Prisni dhe shikoni...

“Jemi në një betejë me këtë qeveri”, Berisha plas deklaratën e fortë: Një pronar peshkarexhe kontrabandon naftë, takohet shpesh edhe me Ramën

Viti i ri Akademik / Universiteti i Tiranës jep njoftimin e rëndësishëm, ja kur nis shkolla e lartë (Dokumenti)

E trishtë/ Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

“Erdhi malli i mire, erdhi….”, Artan Hoxha publikon foton që po qarkullon me shpejtësi, zbulon ngjarjen e pazakontë me të cilën është përballur

Lajm i mirë nga infektivi/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Pas Zef Mazit, zëvendësohet një tjetër anëtar i ekipit të negociatorëve me BE-në (Emri)

Ulen temperaturat? Çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Josa frenon “boom”-in e Vllaznisë në merkato: Afrimet me tepri prishin ekuilibrat e grupit

Shkruar nga Adriatik BALLA 30 Qershor 2022

Klubet e Kategorisë Superiore kanë nisur në pjesën dërrmuese të tyre fazën përgatitore, sidomos përgatitje intensive po bëjnë klubet që kanë siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s për sezonin e ri dhe në këtë grup përfshihet edhe Vllaznia e Shkodrës. Si fituese e Kupës së Shqipërisë ajo do të luajë në raundin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, ku përballë në short ka rënë Kraiova e Rumanisë. Është një ndeshje delikate e shumë e vështirë për shkodranët, por trajneri Mirel Josa po e përgatit maksimalisht skuadrën që të jetë gati për këtë përplasje, me shpresën se do të mund ta kalojë këtë raund dhe t’i sigurojë Vllaznisë më shumë të ardhura, por edhe një imazh më të mirë për sezonin e ri.
Situata në kampin kuqeblu
Siç dihet, Vllaznia e bën fazën përgatitore jashtë shtetit. Në fakt, Vllaznia tashmë është nisur drejt Austrisë, ku do të qëndrojë rreth dy javë para se të përballet me Universitatean e Kraiovës në raundin e dytë të Conference League. Trajneri Mirel Josa shfaqet optimist për të ardhmen e Vllaznisë, por kujton gjithashtu se nuk duhet nxituar në marrjen e vendimeve. “Ne jemi të kënaqur kur i kemi të gjitha gjërat në kohën dhe momentin e duhur. Është periudha më e vështirë për një trajner, sepse duhet të vendosë për shumë gjëra. Them se jemi në vijë të drejtë, tani do mundohemi për fazën përfundimtare, duke marrë parasysh kushtet që na ka krijuar klubi”, u shpreh Josa, dukshëm i preokupuar për gjetjen e formës maksimale të grupit në prag të ndeshjeve europiane. Natyrisht që trajneri ka përvojë dhe është një shtysë e madhe për Vllazninë të pretendojë më shumë, por mbetet të shihet se si do të jetë formatuar skuadra deri në momentin e ndeshjes me rumunët. Tekniku Mirel Josa foli dhe për ditët austriake në përgatitjen e skuadrës së tij. ai është i bindur se faza përgatitore duhet shfrytëzuar sa më shumë që grupi të marrë ngarkesën e nevojshme por edhe duke bërë ndeshje miqësore që të testohen lojtarët që kanë ardhur si prurje të reja. “Jam shumë i kënaqur që do jemi në Austri. Vazhdojmë punën, shumë fjalë janë fukarallëk. Duhet të ulim kokën poshtë sepse, siç dihet, në këto momente nuk dalin të gjitha gjërat si i parashikojmë. Ne idetë tona i kemi, urojmë të bëjmë sa më pak gabime”, nënvizoi më tej Josa.
Afrimi i Markut dhe tepria në merkato
Nuk kishte si të mungonte në fjalën e trajnerit Mirel Josa një nga afrimet e bujshme të Vllaznisë në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për Herald Markun, që ishte në pronësi të Partizanit, por futbollisti i braktisi “demat e kuq”, e tani është në radhët e skuadrës së shtëpisë. Josa sqaron situatën në lidhje me Markun, duke thënë se e kishte kërkuar ai vetë, por ndërkohë u tregua skeptik për prurjet e shumta, duke thënë se ato e prishin ekuilibrin e grupit. “Markun e kam dashur vetë. Kemi dyndje në mesfushë dhe kush është në gjendje më të mirë do të luajë. Kam kërkesa për të gjithë, duhet të rrisim agresivitetin që të kemi sukses. Ndonjëherë afrimet e tepërta prishin ekuilibra. Më intereson shumë ekuilibri ekonomik, që të jetë skuadër e lidhur”, shtoi në fund trajneri Mirel Josa.
Më të lexuarat


U ekzekutua nga polici me plumb në ballë, i jepet lamtumira e fundit sportistit të njohur, lot dhe dhimbje gjatë ceremonisë mortore (FOTO)

“Ylli” i ri i futbollit botëror, Erling Haland, nisje spektakolare me Sitin, Guardiola i thur elozhe

Miqësore luksi me Italinë U-19 në Koverciano, lajm është tensioni i Cungut para ndeshjes

Gëzim Çorja: Në rininë time, atletika kishte masivitet e rivalitet, sot i duhet më shumë investime në infrastrukturë

Start me humbje dhe zhgënjim për Mançester Junajtid, Ronaldo e nis nga stoli ndaj Brighton

Nuk pranoi të bëhej si Adnan Januzaj, talenti Shkurti zgjedh Shqipërinë para Belgjikës

I harruari Ndoj e bën sefte tek Breshia për sezonin e ri, Reja i detyruar ta ftojë në përfaqësuese

Borusia e Dortmundit e nis me “këmbën e mbarë” Bundesligën, mjafton Reus

Thirrjet me emrin e Vladimir Putin, UEFA merr masa drastike ndaj Fenerbahçes

Formacionet zyrtare Everton-Chelsea, Broja e nis nga pankina
