
“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

Skandali me inceneratorët, ish-deputeti plas deklaratën e fortë: Ja cili është kryebashkiaku që nuk do rikandidojë dot në zgjedhjet e ardhshme pasi do të jetë nën hetim

Josa prezantohet tek Vllaznia, premton Kupën dhe Europën

Shkruar nga Adriatik BALLA 17 Maj 2022

Të pakta janë rastet si ai i Vllaznisë që shkarkon trajnerin dy xhiro para fundit, për të sjellë në krye të skuadrës një tjetër, por në këtë rast lëvizja është e mirëkuptuar, pasi bëhet fjalë për një teknik të njohur në Superiore. Kështu, Mirel Josa do të drejtojë Vllazninë e Shkodrës për ndeshjet e mbetura të sezonit, por në projekt edhe për sezonin tjetër. Mirel Josa mori vendin e Elvis Plorit për tre ndeshjet e fundit të kampionatit, por edhe sezonin e ri, teksa paraditen e djeshme bëri edhe prezantimin zyrtar në krye të stolit kuqeblu. Trajneri kryeqytetas ulet për herë të tretë në karrierën e tij në stolin e Vllaznisë, këtë herë me misionin për t’u dhënë kuqebluve Kupën e Shqipërisë, në finalen ndaj Laçit, skuadër të cilën e drejtoi deri para pak javësh. Në fjalët e para, Josa deklaroi se është rikthyer me kënaqësi në Shkodër dhe se do të takojë lojtarët për të nisur sa më shpejt punën për përgatitjen e sprintit final të sezonit, me Vllazninë që do të synojë një vend në zonën europiane. “Nuk e prisja një ftesë në këto momente, por e kam marrë me shumë dëshirë, pavarësisht se jemi vetëm tre ndeshje larg fundit të sezonit. Më pëlqeu mënyra si u sollën drejtuesit me mua, por në të njëjtën kohë më pëlqen edhe Shkodra si qytet. Unë personalisht jam rikthyer gjithmonë në Shkodër, edhe si kundërshtar dhe e kam ndjerë ngrohtësinë e publikut shkodran, falë dy periudhave që kam drejtuar Vllazninë. Nuk ka trajner që vjen për tre ndeshje, por kemi një projekt afatgjatë me drejtuesit dhe shpresoj që gjërat të na shkojnë mirë. Nuk dua të flas për ndeshjet, pasi akoma nuk kam takuar skuadrën. Në ditët e ardhshme do t’i shtjellojmë të gjitha. Unë Laçin e gjeta të ndërtuar, por kam punuar për atë skuadër. Tani më duket interesant fakti që tani jam këtu dhe do të përballem me ta në finale. Do të bëjmë maksimumin për të arritur gjendjen më të mirë me lojtarët që kemi dhe të sigurojmë Europën”, tha Josa.
Për Josën e treta e vërteta
Tekniku Mirel Josa është trajneri më i suksesshëm në Shqipëri teksa ka grumbulluar me 11 trofe të ndryshëm, po aq sa dhe Zihni Gjinali me 5 tituj kampion, 3 Kupa dhe 3 Superkupa, por asnjë nga këto trofe nuk ka arritur që ta dërgojë në Shkodër në dy eksperiencat e mëparshme. Josa ka drejtuar Vllazninë në periudhat korrik 2006-mars 2008 dhe tetor 2010-tetor 2011, por pa mundur që të fitojë ndonjë nga trofetë kombëtar. Synimi i shkodranëve është që të prekin zonën evropiane, që mund të arrihet pa asnjë llogari vetëm nëse do të fitohet Kupa e Shqipërisë. Josa ka drejtuar në karrierën e tij plot 10 skuadra, teksa sukseset më të mëdha i ka regjistruar me Skënderbeun dhe me Tiranën, ndërsa ka pasur sukses dhe në Kosovë me Prishtinën. Ekipi i fundit që Josa ka drejtuar ishte Laçi, pikërisht skuadra që do të ketë përballë në finalen e Kupës së Shqipërisë në fund të këtij muaji. Tekniku kryeqytetas e njeh mjaft mirë skuadrën kurbinase për shkak se e drejtoi për gjashtë muaj e kjo është dhe një nga arsyet kryesore se pse presidenti Alban Xhaferri e bordi drejtues i besuan Vllazninë 58-vjeçarit.
Më të lexuarat


Miqësorja në Angli kthehet në arenë sherri, përplasen tifozët

Fituan medalje në Lojërat Mesdhetare, sa do të shpërblehen sportistët shqiptarë

Kristof Galtier pritet të zëvendësojë sot Mauricio Poçetinon në krye të PSG-së

Tare mund të ketë sezonin e fundit si drejtor i Lacios

Zelimkhan Abakarov: Ende s’kam arritur sukses të rëndësishëm, kur ta fitoj Botërorin mund të quhet arritje

Arrestohet lojtari i Premier League, ja për çfarë akuzohet

Ndryshim planesh për sulmuesin e Kombëtares, Juventusi dërgon Vrionin në…

Ylli i futbollit përjeton momente tmerri, sulmohet nga hajdutët e armatosur

Bayern Munich hap “thesin”, gati 120 milionë euro për post-Lewandowski

“Do jap shpirtin për t’ju bërë krenar duke u ngritur në majat e botës”/ Boksieri Florian Marku jep lajmin që prisnit: Po kthehem për të gjithë ju në mes të Tiranës
