BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x

Sport

Josa s’e humb shpresën e kualifikimit me Vllazninë, Laçi premton të jetë furtunë ndaj Petrocub

Josa s’e humb shpresën e kualifikimit me Vllazninë, Laçi

Vllaznia dhe Laçi janë dy skuadrat e kampionatit tonë që kanë ende shanse kualifikimi në Europë (Tirana është në lojë por ka humbur ndeshjen e parë me Zrinjskin). Vllaznia do të kërkojë rezultat pozitiv në kthim në Rumani me Universitatea Krajovën, kurse Laçi, pasi ka marrë një barazim heroik me 10 vetë në Moldavi ndaj Petrocub, do të kërkojë fitoren në duelin e kthimit në “Elbasan Arena” dhe për rrjedhojë kalimin në turin e tretë në Ligës së Konferencës. Pra kurbinasit kanë shanse dhe janë entuziastë. Trajneri Mirel Josa i Vllaznisë se ka humbur shpresën se mund të kualifikohet dhe puna me shkodranët ka qenë intensive. Por tek Vllaznia një atmosferë pozitive ka sjellë edhe prurja e re e sezonit, Lorik Boshnjaku. Mesfushori 26-vjeçar, bëri debutimin me fanellën kuqeblu në ndeshjen e turit të dytë të Ligës së Konferencës dhe mbi supe kishte barrë të rëndë, pasi në rolin e një shkatërruesi, duhet të zëvendësonte një prej lojtarëve që e kishte blinduar këtë pozicion te Vllaznia prej shumë vitesh, pikërisht Ardit Krymin. Mirëpo, futbollisti nga Prishtina jo vetëm që bëri një paraqitje fantastike, duke thyer aksione pa fund në mesfushë, por në të njëjtën kohë u duartrokit gjatë nga tifozët shkodranë. Cilësitë e Boshnjakut i njeh mirë trajneri Mirel Josa, i cili ka insistuar te drejtuesit shkodranë që ta bindin lojtarin të firmoste me Vllazninë. Josa e ka pasur mesfushorin edhe kur drejtonte Prishtinën, prandaj dhe bindja e tij ka qenë se Krymin mund ta zëvendësonte vetëm Boshnjaku. I kontaktuar dje nga “Panorama Sport”, vetë lojtari rrëfeu gjithçka për këtë debutim me Vllazninë. Ai foli edhe për shanset që ka skuadra në ndeshjen e kthimit më 28 korrik, ndërsa zbuloi si erdhi në Shkodër dhe ofertat që ka pasur përpara se të bindej për firmën me kuqeblutë. Ëndrra e tij është që të fitojë titullin kampion me Vllazninë.

Laçi me pretendime, mbrojtja i jep garanci

Pavarësisht shumë probleme që hasën në Moldavi, ku disa lojtarë nuk i pajisën me vizë, Laçi ia doli të barazojë ndaj Petrocub. Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro ia dolën të mbanin heroikisht një barazim 0-0. Mirëpo, ajo që bën më tepër përshtypje pas tri ndeshjeve të deritanishme është fakti se Laçi mbetet e vetmja skuadër shqiptare që nuk ka pësuar asnjë gol. E gjithë mbrojtja e kurbinasve dhe portieri Mario Dajsinani, kanë bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në të tria takimet, por nëse shikon përbërjen e skuadrës, bie në sy diçka që i jep edhe më shumë vlerë Laçit. Renato Malota dhe Viktor Velkoski janë të vetmit qendërmbrojtës që Duro ka në dispozicion dhe ata kanë luajtur 270 minuta të plota deri më tani, duke qenë lojtarët më të mirë në fushë. Trajneri e ka shumë të vështirë për t’i zëvendësuar, sepse aktualisht nuk ka asnjë qendërmbrojtës të mirëfilltë në dispozicion përveç tyre. Madje, “Panorama Sport” mëson se vetëm maqedonasi Velkoski është në kontratë me klubin edhe për sezonin tjetër, ndërsa Malotës i ka përfunduar dhe nuk ka ende një rinovim. Nuk është çudi që ai të largohet nga Laçi në momentin kur skuadra do të eliminohet nga Liga e Konferencës. Deri atëherë në radhët e kurbinasve ka optimizëm.