BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Sport

Junajtid i premton Pogbasë ta bëjë lojtarin më të paguar në historinë e Premier League

Junajtid i premton Pogbasë ta bëjë lojtarin më të

Mesfushori i kombëtares franceze konsiderohet si një prej më të mirëve në botë dhe klubi anglez dëshiron ta mbajë atë duke i premtuar shumë para

Merkato e verës është mbyllur, por për klubet e mëdha lëvizjet planifikohen muaj më parë dhe një pjesë e këtyre lëvizjeve parashikon edhe rinovimet me lojtarët e rëndësishëm, në mënyrë që ata të mos largohen. Këtë po tenton të bëjë klubi i “djajve të kuq” në Angli, ku dje mori vëmendjen me qasjen që i kushtoi mesfushorit francez, Pol Pogba. Kështu, Mançester Junajtid është i gatshëm t’ia ofrojë Pol Pogbasë një kontratë tejet fitimprurëse, e cila do ta bënte mesfushorin francez lojtarin më të paguar në historinë e Premierligës. Mançester Junajtid dëshiron ta mbajë Pogbanë në “Old Trafford”, duke e joshur me një pagë marramendëse. E ardhmja e 28-vjeçarit në Junajtid është e pasigurt, pasi për të flitet se dëshiron të largohet për t’iu bashkuar Real Madridit. Marrëveshja e tanishme e përfaqësuesit të Francës me djajtë e kuq mbaron në fund të këtij sezoni, që nënkupton se nga janari ai është i lirë të bisedojë me klube të tjera. Por sipas mediave angleze, Junajtid është i gatshëm t’ia ofrojë atij një kontratë të re afatgjate me pagë javore prej rreth 500 mijë eurove. Kjo nënkupton se Pogba do t’i fitonte rreth 120 milionë euro në pesë vitet e ardhshme dhe do të bëhej lojtari më i paguar në historinë e Premierligës. Ndërkohë, një gol në minutën e 89-të dhe një penallti e humbur në të 95-ën, i ka dhënë tre pikët Mançester Junajtid në transfertën ndaj Uest Hemit, megjithatë këto episode kanë qenë vërtetë të vështira për t’u kapërdirë nga tifozët vendas. Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Pol Pogba, teksa ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes, është përfshirë në një debat verbal me një nga tifozët e “Hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda. Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte francezit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Majkëll Karrik, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës. Ndërkohë, një tjetër lajm interesant vjen nga radhët e Mançester Junajtid. Kështu, mësohet nga mediat sportive britanike se Junajtid ka në plan ta mbajë Xhis Lingardin. Sipas medieve angleze, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë në “kontakte të drejtpërdrejta” me babanë e lojtarit për të provuar arritjen e një marrëveshjeje. Oferta e parë që iu bë sulmuesit u refuzua, por drejtuesit e klubit do të tentojnë t’ia mbushim mendjen me një ofertë të re.