BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Junajtid ofron Pogba në vend të Kostës, Juventusi është gati për shkëmbimin

Junajtid ofron Pogba në vend të Kostës, Juventusi është

Juventusi dhe Mançester Junajtid po tentojnë të arrijnë një marrëveshje nga e cila përfitojnë të dy klubet. Anglezët dëshirojnë në gjirin e tyre mesfushorin e “zonjës” Dagllas Kosta dhe për këtë janë të gatshëm të ofrojnë edhe Pol Pogba, por me kushtin që francezi të shpërblehet edhe me para kesh. Juventusi po e pëlqen këtë ide dhe janë gati për shkëmbim, por mbetet të shihet sesa para do të ofrojë Juve përveç Kostës, sepse Pogba kushton shumë. Kështu, largimi i Hoze Murinjos nuk e ka garantuar aspak të ardhmen e Pol Pogba te Mançester Junajtid, pasi drejtuesit e “djajve të kuq” janë të bindur të largojnë kampionin e botës gjatë merkatos së verës së ardhshme. Mesfushori francez iu bashkua Mançester Junajtid në verën e 2016-ës, por që atëherë nuk është ngritur asnjëherë në nivelin e pritshmërive, duke ofruar paraqitje me oshilacione dhe duke krijuar edhe probleme në dhomat e zhveshjes. Drejtuesit anglezë po negociojnë me ata të Juventusit në Itali, për të bërë të mundur rikthimin e Pogba në Torino, gjë të cilën e ka kërkuar edhe vetë futbollisti, ndërsa orët e fundit janë hedhur hapa më konkretë. Kjo pasi klubi anglez ka kërkuar shërbimet e brazilianit Dagllas Kosta, i cili nuk shihet si titullar i padiskutueshëm nga Alegri dhe Ed Uduard po kërkon me ngulm të futë sulmuesin në marrëveshjen për transferimin e Pogbasë. Nga ana tjetër, edhe te Juventusi u pëlqen ideja, pasi do të largonin një futbollist që luan vetëm gjysmën e takimeve gjatë vitit dhe për më tepër do të rikthenin Pogbanë duke paguar një sasi të vogël parash.

Surpriza/ Juventusi futet në garë për Luka Modriç

Një tjetër surprizë vjen nga merkato italiane. Juventusi punon në fshehtësi të plotë për Luka Modriçin dhe po provon gjithçka për ta afruar në Torino fituesin në fuqi të “Topit të Artë” verën e ardhshme. Një sulm “blitz” i bardhezinjve që ka surprizuar Interin dhe Marotan, që pikërisht në javët e fundit kishin provuar të kuptonin mundësitë reale për të transferuar në Serinë A mesfushorin kroat, të cilin zikaltrit tentuan ta rrëmbenin në verë. Mirëpo në atë kohë nuk ishin pjekur kushtet për largimin e tij nga Reali, duke nxitur edhe irritimin e presidentit Florentino Perez, ndonëse propozimi për 10 milionë euro neto në sezon kishte gjetur mirëkuptimin e futbollistit. Tani ka zbritur në fushë për 33-vjeçarin edhe Juventusi, që kërkon ta ribashkojë me Kristiano Ronaldon. Marrëdhëniet e mira mes bardhezinjve dhe madrilenëve, si në rastin e marrëveshjes për “CR7”, mund të jenë çelësi për të tjetër shtrëngim duarsh mes palëve. Tratativa për të transferuar Modriçin në Torino bazohet në një ofertë të kënaqshme për mesfushorin, që përtej moshës, vazhdon të luajë në nivele të larta. Kroatit i skadon kontrata me Realin në vitin 2020, por nuk ka sinjale për rinovimin e saj. Një arsye e fortë që mund ta bindë “Topin e Artë” të zgjedhë Juven dhe jo Interin ka të bëjë me ambiciet që kanë të dyja skuadrat në Champions League. Në këtë rast, bardhezinjtë janë në avantazh të plotë.

Adriatik BALLA