BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Sport

Junajtid përmbys Romën në Ligën e Europës, Arsenali skuqet e pëson disfatë nga Vilareali

Junajtid përmbys Romën në Ligën e Europës, Arsenali

Anglezët e nisën keq ndeshjen, por e përmbysën Romën në pjesën e dytë, ku spikati dyshja Kavani-Fernandez. Arsenali mundet 2-1 nga Vilareal në gjysmëfinalen e parë...

Gjysmëfinalet e para të Ligës së Europës që u luajtën dje në mbrëmje dhuruan jo pak emocione. Padyshim, kryendeshja ishte ajo mes Mençester Junajtid dhe Romës, të konsideruara edhe si dy prej favoriteve të këtij kompeticioni. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe skuadrat kishin zgjedhur të bënin lojën e tyre më të mirë, duke i kushtuar rëndësi jo vetëm modulit taktik, por edhe mbajtjen në nivel të lartë të performancës fizike. Loja e hapur në fillim të takimit solli zhbllokimin e shpejtë të rezultatit. Kështu, pas një kombinacioni të bukur, Kavani jep asist për Bruno Fernandezin, i cili nuk fal, por nga një pozicion disi të prirët e përballë portierit të Romës e kalon Junajtid në avantazh. Roma nuk do të pajtohej me këtë rezultat, kështu që ndërmori inkursione të vazhdueshme përpara, për të gjetur golin e barazimit. Dhe ia doli mbanë në minutën e 15-të, kur Pelegrini shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, të cilën më herët e kishte shkaktuar Pol Pogba. Në fakt, pritej një dominim i Junajtid në termat sportivë, kjo dhe për faktin se kjo gjysmëfinale e parë luhej në “Old Trafford”. Por Romës i interesonte rezultati, prandaj iu përkushtua lojës racionale në aspektin taktik, duke mbuluar me siguri kundërshtarët e saj në fazën defensive, gjë që e bëri mjaft mirë. Ishte e qartë se strategjia e Romës do të ishte kundërsulmi dhe kjo taktikë dha efikasitet, pasi në minutën e 34-t ishte Edin Xheko që kaloi në epërsi italianët, nëpërmjet një goditje mjaft të saktë nga brenda zonës pas asistit të dhënë nga Pelegrini. Pjesa e parë përfundoi 2-1 për Romën, por në pjesën e dytë pati një “simfoni” tjetër, e cila u dirigjua nga Junajtid. Kavani shënon golin e barazimit në minutën e 48-të, kurse midis minutës së 64-t dhe 75-të, pra në 11 minuta lojë, Junajtid e përmbysi ndeshjen, ku shënoi sërish Kavani, e më pas Fernandez me penallti si dhe një gol i Pol Pogba. Por makthi për Romën nuk do të mbyllej, pasi në fund të takimit Grinvud shënon golin e 6-të për Junajtid. Me këtë fitore Junajtid është me një hap në finale. Ndërkohë, ndeshja tjetër, ajo mes Vilarealit dhe Arsenalit, dhuroi gjithashtu emocione të forta. Spanjollët shënuan të parët me anë të Manuel Trigueros, i cili zhbllokoi shifrat që në minutën e 5-të, me një goditje shumë të saktë dhe për aftësinë e tij personale. Natyrisht, përballë Arsenalit, klub i madh dhe me eksperiencë në ndeshjet ndërkombëtare, nuk ishte e lehtë, por në pjesën e parë Vilareali ia doli ta kontrollojë mirë lojën dhe kundërshtarin, duke qenë brenda objektivave të tij. Madje, në minutën e 30-të Vilareali i dha një goditje të fortë skuadrës angleze, pasi spanjollët shënuan golin e dytë me anë të Albion. Pjesa e parë përfundoi 2-0, kurse në fillim të së dytës Arsenali mbeti me 10 lojtarë sepse mori të verdhin e dytë Kebajos. Gjithsesi, në minutën ne 73-të Pepe shënoi për anglezët me penallti, duke ngushtuar shifrat. Në minutën e 80-të edhe Vilareali mbeti me 10 vetë (Kapu doli me të kuq). Edhe pse pati përpjekje të anglezëve për të barazuar, shifrat nuk ndryshuan, pra 2-1. Kualifikimi mbetet i hapur për duelin e kthimit.