BREAKING NEWS

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri, zbulohen zonat më 'të nxehta'

Mbi 4 mijë testime! Zbardhen të dhënat, sa raste të reja me
x

Sport

Junajtid përmbys Totenhemin, Murinjo i zhgënjyer nga lojtarët e tij

Junajtid përmbys Totenhemin, Murinjo i zhgënjyer nga lojtarët e

Premier League luajti dje disa prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, ato që i përkisnin xhiros së 31-të të saj. Në fakt, kryendeshja e djeshme ishte ajo mes Totenhemit dhe Mançester Junajtid, ku skuadra e Hoze Murinjos priste në fushën e saj ish-skuadrën e teknikut portugez. Pritej me interes kjo ndeshje dhe për faktin se skuadrat janë ngjeshur në renditje dhe bëhet një luftë e fortë për pozicionimin në top-4, klasifikim që siguron pjesëmarrjen e skuadrave të kreut në UEFA Champions League. Dhe Totenhemi i Hoze Murinjos humbi, duke mbetur në vend të shtatë e madje shumë pikë prapa, duke humbur kështu një shans për në zonën top-4 që do të siguronte më shumë imazh dhe të ardhura për klubin. Kështu, Mançester Junajtid e ka mposhtur Totenhemin në një ndeshje drithëruese të dielën, duke ia zbehur dukshëm shpresat skuadrës së ish-trajnerit të vet gjasat për një vend në top katërshe në Premierligë. Fred, Edinson Kavani dhe Mason Grinvud me nga një gol në pjesën e dytë e kompletuar triumfin e Junajtid me rikthim, pasi Son Heung-Min e kishte kaluar Totenhemin në epërsi fillimisht në Londër. Pas një mbizotërimi të dukshëm të skuadrës së Murinjos në fillim të ndeshjes, Junajtid mendoi se iu gëzua epërsisë i pari, por goli i Kavanit në minutën e 35-të pas një asisti nga Paul Pogba u shfuqizua nga VAR-i, për një ndërhyrje të palejuar të Tom McTominej paraprakisht. Kjo i ndryshoi gjërat dhe vetëm pesë minuta më vonë, Son shënoi për epërsinë e Totenhemit pas një super aksioni që nisi me Herri Kane dhe përfundoi me një asist nga Lukas Moura në minutën e 40-të. Junajtid bëri më mirë në pjesën e dytë dhe Kavani e Grinvud e kompletuan rikthimin duke shënuar në 10 minutat e fundit. Kjo fitore pothuajse ia siguron Junajtid një vend në top katërshe shtatë ndeshje para fundit të kampionatit. Djajtë e kuq janë në vendin e dytë me 63 pikë, shtatë më shumë se Leicesteri në vendin e tretë dhe nëntë më shumë se Çelsi në vendin e pestë. Totenhemi, ndërkohë, ngel në vendin e shtatë me 49 pikë, gjashtë pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Uest Hem. Duhet thënë se në ndeshjet e djeshme ra në sy edhe fitorja e bujshme e Uest Hemit përballë leicesterit, me rezultatin 3-2, një fitore që e afron ndjeshëm Uest Hemi me vetë skuadrën e Leicesterit. Pas ndeshjeve të kësaj jave, Leicester është në vendin e tretë me 56 pikë, kurse Uest Hemi në vend të katërt me 55 pikë, pra me vetëm një pikë diferencë. Kuptohet, dy Mançesterët mbajnë vendet e para, ku Siti i trajnerit Pep Guardiola ka 74 pikë në 32 ndeshje dhe shihet si rival i pakapshëm për shkak të diferencës me vendin e dytë, Mançester Junajtid, i cili pas fitores së djeshme shkoi në kuotën e 63 pikëve. Një fitore të rëndësishme mori dje edhe Njukasëlli, në një duel direkt në zonën e fundtabelës me Bërnlin, 2-1, duke i dhënë shpresa Njukasëllit për qëndrim në Premier League.