BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Junajtid shkarkon Murinjon, largimi i portugezit i kushton 25 mln euro

Junajtid shkarkon Murinjon, largimi i portugezit i kushton 25 mln euro

Mançester Junajtid po përjeton një periudhë të trazuar, për shkak të pozitiva të dobëta në renditje, në vendin e gjashtë, shkëputur me 19 pikë nga vendi i parë në renditjen e Premier League angleze, që mbahet nga Liverpuli. Humbja e fundit pikërisht me Liverpulin, 3-1, ku dy gola i bëri shqiptari Xherdan Shaqiri, solli dorëzimin e klubit dhe shkarkimin e Hoze Murinjos nga drejtimi. Vendimi u mor zyrtarisht dje, por kishte që prej të dielës në darkë që diskutohej, pasi Murinjo nuk pranonte të largohej pa përfituar maksimalisht nga ana financiare si pasojë e prishjes së njëanshme të kontratës. Hoze Murinjo nuk është më trajneri i Mançester Junajtid. Humbja në derbin e Anglisë ndaj Liverpulit të dielën i ka hedhur përfundimisht benzinë zjarrit, me drejtuesit e “Djajve të Kuq” që kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra trajnerin portugez. Në fakt në komunikatën e Mançester Junajtid ku bëhet i ditur largimi i “Special One”, lihet të kuptohet që është Murinjo ai që është larguar nga stoli i 20-herë kampionëve të Anglisë duke dhënë dorëheqjen dhe se gjithçka është zgjidhur me konsensus. Megjithatë mediat angleze shkruajnë që Murinjo është shkarkuar dhe se klubi nga “Old Trafford” duhet ti paguajë luzitanit 22,5 milionë paund për kontratën që kishte deri në vitin 2020 dhe për faktin se Mançester Junajtid është ende në garë në Champions League duke kaluar grupin.

Mbyllet pas dy sezonesh e gjysmë aventura e 55-vjeçarit portugez në krye të “Djajve të Kuq”, me Murinjon që arriti të fitonte dy trofe, 1 Europa League dhe 1 Kupë Lige në eksperiencën e tij te Junajtid. Rezultatet e dobëta në këtë sezon, vendi i 6-të në Premier League me 26 pikë të grumbulluara pas 17 javësh(11 më pak se vendi i 4-t), por edhe eliminimi nga Derby County në Kupën e Ligës i kanë dhënë fund aventurës së “Special One” te Junajtid. Janë dy kandidatët kryesorë për të pasuar Murinjon në stolin e 20-herë kampionëve të Anglisë në fund të këtij sezoni, pikërisht Zinedine Zidane dhe Mauricio Poçetino, ndërkohë që përkohësisht skuadra me të gjitha gjasat do të drejtohet nga zëvendësi i portugezit ish-mesfushori i “Djajve të Kuq” Majkëll Karrik, siç raporton vetë klubi në faqen zyrtare. Edhe eksperienca e tij e mëparshme, ajo te Çelsi, mbaroi në edicionin e tretë, pikërisht në dhjetor, pasi u shkarkua nga klubi. Por si atëherë, edhe në shkarkimin aktual, Murinjo largohet me një valixhe me para dhe sigurisht jo i pakënaqur. Sipas marrëveshjes aktuale, ai do të përfitojë 22,5 milionë paund për prishjen e njëanshme të kontratës nga klubi, ndërsa nga Çelsi kishte përfituar rreth 15 milionë paund nga shkarkimi i tij. Sidoqoftë, dështimi te Junajtid nuk e bën atë një trajner të padëshiruar. Ka ende klube në Europë të cilat janë të gatshme të bëjnë çmenduri për të. I pari është PSG, i cili e ka ndjekur për shumë vite me radhë dhe mund t’i ofrojë mundësinë të punojë me francezët nëse dështon projekti me Tuhel. I dyti është Inter, i cili kërkon një trajner për të zëvendësuar Spaletin i cili nuk ka bindur as drejtuesit dhe as tifozët. Megjithatë, portugezi parashikohet të qëndrojë pushim deri në fund të sezonit, për të marrë drejtimin e një skuadre të re vetëm në verë.

Adriatik BALLA