BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Junajtid shtang Juventusin, “ringjallen” Siti e Reali, Bajerni kualifikohet

Junajtid shtang Juventusin, “ringjallen” Siti e Reali, Bajerni

Liga e Kampioneve luajti mbrëmë ndeshjet e xhiros së katërt në grupet E, F, G dhe H, ku nuk munguan emocionet dhe spektakli. Natyrisht, edhe në këtë xhiro komandën e bënë skuadrat e mëdha, të cilat siguruan pikë me vlerë për fatet e kualifikimit. Kryendeshja e mbrëmjes së djeshme, ishte ajo midis Juventusit dhe Mançester Junajtid në grupin H, një ndeshje që dhuroi spektakël në fushë. Në fakt, dominimin e kishte Juventusi nga minuta e parë në të fundit. Skuadra angleze u fut në fushë me qëllimin e vetëm për t’u mbrojtur dhe në pjesën e parë ia doli mbanë sepse loja u mbyll 0-0. Në këtë ndeshje u angazhua titullar edhe Kristiano Ronaldo që kërkonte golin e parë të tij në Champions me fanellën e Juventusit. Por në fraksionin e parë të lojës pati vetëm goditje të shumta drejt kuadratit, si dhe një shtyllë nga Khedira, por topi nuk shkoi në rrjetë. Në pjesën e dytë Juventusi ruajti ritëm të lartë sulmues dhe në minutën e 65-të e zhbllokoi rezultatin, me anë të Kristiano Ronaldos, që shënoi një supergol. U duk se Juve do ta fitonte lehtë ndeshjen, por nuk ndodhi kështu, Junajtid me dy raste që iu paraqitën në minutat e fundit e përmbysi “Zonjën e Vjetër”.

Fillimisht Huan Mata ekzekutoi mjeshtërisht goditjen e dënimit duke barazuar shifrat në minutën e 86-të. Në minutën e 90-të një krosim në zonë për Junajtid, bëri që Bonuçi e Aleks Sandro të shtyjnë topin në portën e tyre, duke shkaktuar autogol. Fiton Junajtid 2-1 dhe që shkon në shtatë pikë, kurse Juve mban kreun e grupit me 9 pikë. Juves i duhet dhe një fitore në dy ndeshje, kurse Junajtid e Valencia do ta diskutojnë kualifikimin në duelin direkt mes tyre. Ndeshja tjetër e grupit H, Valencia-Jang Bojs, përfundoi me fitoren e spanjollëve 3-1, një fitore që e ngjiti Valencian në kuotën e 5 pikëve, duke pasur shanset e saj për kualifikim por që do ta ndajë këtë me një rival direkt, Mançester Junajtid. Dy gola për Valencian i shënoi Santi Mina , kurse një gol e realizoi Soler. Për zviceranët shënoi golin e vetëm në barazimin e përkohshëm 1-1 Asale në fund të pjesës së parë. Ndërkohë, në grupin E Bajerni vuajti jo pak në pjesën e parë me AEK-un, ku shënoi një gol me anë të Levandovskit me penallti. në pjesën e dytë Bajerni shënoi sërish me anë të Levandovskit, duke fituar 2-0. Ndeshja tjetër e grupit A, Benfika-Ajaks, përfundoi në barazim 1-1, ku Bajerni siguron kualifikimin, ndërsa Ajaksit i duhet dhe një fitore të sigurojë matematikisht. Në grupin F, Mançester Siti shkatërroi me shifrat 6-0 Shakhtar Donetskun, duke siguruar përfundimisht kreun  grupit me 9 pikë. Kurse francezët e Lionit, edhe pse po udhëhiqnin 2-0 në pjesën e parë, i barazoi në fund Hofenheimi 2-2, duke bërë që gara për kualifikim si vend i dytë të jetë sërish mes këtyre ekipeve. Në grupin G, Reali i Madridit dhe Roma siguruan fitore me aromë kualifikimi, pasi italianët mundën në transfertë CSKA-në e Moskës 2-1, kurse Reali mundi në transfertë Viktoria Plzen me shifrat e thella 5-0. Madrilenët dhe romanët kanë nga 9 pikë, kurse rusët katër pikë dhe vetëm me shanse teorike. Për madrilenët ishte një rikthim tek spektakli dhe golat e shumtë, ku shkëlqyen Benzema e Bejl.

Adriatik BALLA