BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Jurgen Klop mbetet në premier League, rinovon kontratën me Liverpulin për 5 vjet

Jurgen Klop mbetet në premier League, rinovon kontratën me Liverpulin

Ai fitoi Ligën e Kampioneve sezonin e kaluar dhe ishte tekniku më i mirë i zgjedhur nga FIFA dhe nga “France Football”. Padyshim që gjermani Jurgen Klop ka arsye të gëzohet, pasi e ka shndërruar Liverpulin në një makineri golash e fitoresh, aq sa në këto 12 muajt e fundit thuajse asnjë skuadër nuk është në gjendje t’i bëjë ballë. Dhe pas këtyre sukseseve e meriton një vëmendje të shtuar rreth karrierës së tij e dje erdhi lajmi i madh që ishte në ballinën e medieve më të fuqishme sportive në Europë dhe më gjerë. Kështu, nga mediat angleze mësohet se Jurgen Klop, trajneri i mrekullive te Liverpuli zgjat zyrtarisht bashkëpunimin me “The Reds”. Klop është shpërblyer nga drejtuesit e Liverpul për punën e shkëlqyer që ka zhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit, pasi ka rinovuar zyrtarisht kontratën me kampionët në fuqi të Europës deri në verën e vitit 2024. Triumfi në Champions por edhe ecuria fantastike gjatë dy sezoneve të fundit në kampionat sidomos gjatë këtij edicioni me Liverpulin që kryeson Premier League me 8 pikë më shumë se Leicester i vendit të dytë, kanë bërë që gjermanit t’i propozohet një marrëveshje e re pasi kontrata e mëparshme i skadonte në verën e vitit 2022. Nga kontrata e re Klop do të bëhet edhe një nga trajnerët më të paguar në qarkullim ndërkohë që bie poshtë edhe hipoteza që trajneri aktual i “The Reds” të marrë drejtimin e Gjermanisë në të ardhmen, pasi Klop do të jetë i lidhur me Liverpulin edhe për 5 vitet e ardhshme. Klop përveç rinovimit me Liverpulin në orët e fundit është vlerësuar nga Premier League edhe si trajneri më i mirë i muajit nëntor. Liverpuli pritet ta transferojë futbollistin japonez, Takumi Minamino, në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi i Red Bull Salzburgut, që ka rënë në sy duke luajtur kundër Liverpulit në Ligën e Kampionëve, do të jetë në dispozicion për vetëm 8.5 milionë euro, shifër që figuron në klauzolën për lirim në kontratën e tij me klubin austriak. Transferimi potencial i tij tregon se Jurgen Klop dhe skuadra e tij e këshilltarëve po largohen nga transferimet e mëdha – si me rastin e Alisonit, Virgjil van Dajkut dhe po shkon në drejtim të pazareve mendjemprehta. Klopit i duhej një portier i klasit botëror dhe një qendërmbrojtës i madh dhe kështu shpenzoi para të mëdha për të transferuar dyshen. Rezultatet ishin të menjëhershme, ndërsa Liverpuli fitoi Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar. Në afatin kalimtar të verës, Klop u paraqit i kënaqur me skuadrën që kishte. Ai e bëri të qartë se më nuk do të transferojë lojtarë të shtrenjtë, por se do të shikojë në treg për lojtarë të së ardhmes. Me këtë në mendje Liverpuli transferoi dy talente, Sep Van den Bergun dhe Harvi Eliotin; të dy kanë luajtur për skuadrën e parë tashmë. Në janar duket se Klop po planifikon të bëjë të njëjtën gjë. Dhe misionet e tij përmbushen gjithmonë me sukses.

Adriatik BALLA