Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Juve-Barça ndahet në “paqe”, Bazeli komplikon situatën e Junajtid

Postuar: 23/11/2017 - 07:38

Liga e Kampioneve mbylli duelet e xhiros së pestë në fazën e grupeve, ku edhe një herë tjetër konfirmohen skuadrat e mëdha, por këtë herë pati dhe surpriza, pasi Bazeli i Taulant Xhakës mposhti Mançester Junajtid dhe ngjalli shpresat e kualifikimit. Sa i takon Romës, ajo humbi në grupin e saj me Atletikon në Madrid, duke komplikuar situatën, megjithëse në xhiron e fundit do të presë Karabagun. Enigma ka por do të zgjidhen në xhiron e fundit. Padyshim, dueli më i rëndësishëm mbrëmë ishte ai në grupin D, ku Juventusi u përball me Barcelonën. Juventusi u tregua shumë i fortë në duelin e kthimit me Barcelonën, duke tentuar ta fitojë ndeshjen e xhiros së pestë në grupin D, ku katalanasit mbajnë vendin e parë dhe e kishin siguruar vendin e parë dhe kualifikimin që në ndeshjen e xhiros së katërt. Ishin dy sulmuesit argjentinas që përbëjnë forcën ofensive të Juventusit, Gonzales Higuain dhe Paolo Dybala, të cilët kishin marrë përsipër ta ndëshkonin Barcelonën. Dhe kishin një avantazh, sepse në fushë nuk ndodhej “mbreti”, Lionel Mesi, i cili është dhe ylli i vërtetë i skuadrës katalanase. Mesi qëndroi në stol, ndërsa mbrojtja efikase e Barçës nuk e la Juven të realizonte golin e epërsisë. Në një stadium të mbushur dhe agresiv, por edhe me një skuadër të pozicionuar dukshëm përpara, Juve tentoi me çdo kusht golin, por në 45 minutat e para dështoi. As në pjesën e dytë nuk ia doli ta bëjë diferencën, megjithë përpjekjet që bëri deri në vërshëllimën e fundit, ku Dybala iu afrua në sekondat e fundit golin që do ta kualifikonte, por Ter Shteigen priti në ekstrem. Si përfundim kjo ndeshje ndahet në barazim, ku Barcelona kryeson grupin me 11 pikë, ndërsa Juventusi mori një pikë që nuk i mjafton, sepse i duhet të fitojë duelin e fundit me Olimpiakos në Greqi. Ndërsa Barcelona do të presë Sportingun në Katalonjë, një ndeshje ku portugezët do të kenë pak shanse për rezultat pozitiv.  Në të njëjtin grup, pra në grupin D, Sportingu i Lisbonës shpartalloi ekipin grek të Olimpiakosit, 3-1, duke qenë teorikisht në vallen e kualifikimit. Në grupin A, Junajtid komplikoi situatën, megjithëse gara me të gjitha gjasat do të jetë mes  CSKA-së së Moskës dhe Bazelit dhe dueli për vendin e dytë mes tyre mbetet ende i hapur dhe do të vendoset në xhiron e fundit. Në grupin B nuk kishte dilema, sepse PSG e Bajern e kishin siguruar kualifikimin. Në grupin C mbyllen të gjitha dilemat dhe Çelsi ka siguruar përfundimisht kualifikimin, kurse Romës i duhet fitorja në xhiron e fundit me Karabag.

Ndeshjet

Grupi A

CSKA Moskë-Benfika           2-0

Bazel-Man Junajtid     1-0

Renditja

Man Junajtid   12

Bazel               9

CSKA Moskë 9

Benfika           0

Grupi B

Anderleht-Bajern        1-2

PSG-Sëlltik                 7-1

Renditja

PSG                 15

Bajern              12

Sëlltik              3

Anderleht        0

Grupi C

Karabag- Çelsi 0-4

Atletiko Madrid-Roma 2-0

Renditja

Çelsi                            10

Roma                           8

Atletiko Madrid          5

Qarabag                       2

Grupi D

Juventus-Barcelona     0-0

Sporting-Olimpiakos   3-1

Renditja

Barcelona        11

Juventus          8

Sporting          7

Olimpiakos      1

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 35

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 23:10

Janë mbyllur takimet e para në grupet A, C dhe D të UEFA Champions League. 

Postuar: 18/09/2018 - 21:30

Futbollisti koreano-jugor, Heung-Min Son, ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit për shkak

Postuar: 18/09/2018 - 20:56

Barcelona e Leo Messi e ka nisur mirë Ligën e Kampionëve pasi që ka fituar me rezultat 4-0 kundër

Postuar: 18/09/2018 - 20:50

Kanë përfunduar  dy sfidat e para të Champions League në grupin B.

Postuar: 18/09/2018 - 20:42

Barcelona ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë në ndeshjen ndaj PSV.

Postuar: 18/09/2018 - 20:30

Tottenham ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Inter.

Postuar: 18/09/2018 - 20:19

 Besimi duket se po mbizotëron në familjen e Cristiano Ronaldos derisa sulmuesi i Juventusit