BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Juventus ëndrrash eliminon Realin nga Champions, në finale me Barçën

Juventus ëndrrash eliminon Realin nga Champions, në finale me
Juventusi është sfidanti më i madh këtë sezon në Ligën e Kampioneve dhe do të jetë në finale të Champions League me Barcelonën. Reali i Madridit kishte përgatitur terrenin mbrëmë për të bërë spektakël, ndihmuar dhe nga 80 mijë spektatorët “Los Blancos” në shkallët e stadiumit “Santiago Bernabeu” që kërkonin medoemos përmbysjen e disavantazhit nga ndeshja e parë e luajtur në Torino. Spektakli shoqëroi në çdo moment ndeshjen e mbrëmshme midis “Galaktikëve” dhe “Zonjës së Vjetër”, duke e bërë duelin emocionues deri në minutën e fundit. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, por në finale shkon Juve falë fitores në takimin e parë, ndërsa Reali largohet kokulur nga Champions. “Zonja” kthehet në finale pas 12 vjetësh. 
 
Ndeshja
 
Pjesa e parë ishte dukshëm më e mirë për Realin e Madridit, megjithëse në posedimin e topit ishte Juventusi më lart në përqindje. “Zonja e Vjetër” kishte zgjedhur rrugën e mbrojtjes në këtë takim me synim kundërsulmin dhe për të shfrytëzuar befasitë e lojtarëve të shpejtë në kundërzbritje, por taktika e saj hasi që në fillim në vështirësi, pasi Reali këmbënguli fort në kërkim të golit. Bejl dha sinjalin e parë të një ndeshje të madhe që në minutën e tretë, por nuk arriti të koordinohet në gjuajtje. Në minutën e gjashtë, nga një bashkëpunim i saktë në pasim midis Ronaldos dhe Benzemasë ky i fundit zbulohet i lirë në zonë, por në momentin e fundit gjuajtja e tij u bllokohet nga Lihtshtajner. Juventusi do të reflektonte bukur në minutën e 14-të, kur Arturo Vidal shënjestron nga kufijtë e zonës portën e mbrojtur nga Kasijas, por portieri i skuadrës madrilene zgjatet në ekstrem në krahun e majtë, duke shpëtuar portën nga një gol i sigurt. Dy minuta më vonë ishte radha e Moratës të testonte mbrojtjen madrilene, por Ramos e nxjerr topin në korne. Pas disa minutave të mira për Juventusin vjen dhe momenti i diskutueshëm që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Në minutën e 22-të Real Madrid fiton penallti, pasi gjyqtari konstatoi se Kjelini ndërhyri gabimisht tek Rodriguez, duke i humbur ekuilibrin dhe akordon 11-metërsh.
 
Nga pika e bardhë e penalltisë Ronaldo matet mirë dhe me një gjuajtje qendrore në gjysmëlartësi bën që të shpërthejë në ovacione “Santiago Bernabeu”. Pas golit Reali nis të qarkullojë dendur topin nga krahët me protagonistë Karvajal dhe Marcelo, ndihmuar në qendër nga Isko dhe Toni Kros. Loja bëhet e gjallë dhe Reali në disa raste ka mundësi të mira shënimi. Ronaldo në dy raste dhe Benzema në një tjetër nuk arrijnë të përcjellin topin në rrjetë, kjo edhe falë pozicionimit të mirë të portierit Bufon, i cili bëri pritje të sigurta e shpëtimtare. Në dhjetë minutat e fundit loja u balancua, me Juventusin që doli përpara në kërkim të golit të barazimit, por veprimet e Tevez u dukën të shkëputura nga pjesa tjetër e grupit dhe mesfusha nuk arriti të prodhojë mjaftueshëm asiste në fazën sulmuese për të bërë diferencën. Për pasojë pjesa e parë u mbyll me fitoren e Realit 1-0. Pjesa e dytë rezultoi të ishte një makth për Realin e Madridit, pasi u gjend nën kundërsulmet e rrezikshme të Juventusit. Minutë pas minute italianët e rritën volumin e lojës dhe nisën të çanin mbrojtjen madrilene, duke sjellë panik tek Kasijas. Kulmi i forcës juventine erdhi në minutën e 57-të, kur nga disa përpjekje radhazi më në fund topi përfundon në këmbët e Moratas në qendër të zonës, duke gjuajtur me të majtën dhe duke barazuar shifrat në 1-1. Kasijas nuk pati asnjë mundësi reagimi.
 
Në minutat në vazhdim Reali e humbi kontrollin mbi topin dhe kjo i dha mundësi Juventusit me anë të kundërsulmit të rrezikonte me dy raste të pastra, duke qenë fare pranë golit të dytë që do të ishte i nokautit për madrilenët. Loja balancohet në minutën e 70-të dhe pas kësaj minute frenat e lojës i merr Reali, me sulme të njëpasnjëshme me protagonist Bejl, por uellsiani gabon rast pas rasti duke marrë në fund fërshëllimat e tifozëve. Juve tregohet mjaft e kujdesshme në mbrojtje dhe nuk tenton të dalë përpara, për të mos rrezikuar. Minutat e fundit të ndeshjes janë dramatike me Realin që kërkon golin për ta çuar lojën në shtesë dhe me Juven që humbet raste fare të pastra. Pogba në minutën e 88-të mund ta kishte mbyllur ndeshjen, pro gjuajtja e tij vetëm me portierin u prit nga Kasijas. Katër minutat shtesë u përballuan me qetësi nga Juventusi, i cili menaxhoi me mjaft sukses rastet e kundërshtarit, duke vonuar lojën, duke bërë ndërhyrje të sakta dhe duke e larguar vazhdimisht rrezikun. Tensionin në radhët e madrilenëve e shprehu mjaft mirë portieri Kasijas që doli në minutën e fundit të kryente rivënien e topit në lojë por e bën gabimisht, duke i vënë kapakun ndeshjes. Përfundimisht barazim 1-1, por me Juventusin që kalon në finale të Champions League, ku më 6 qershor do të përballet në Berlin me Barcelonën.  Adriatik BALLA