BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Sport

Juventus-Inter, luhet sot finalja e Kupës së Italisë, rivalitet për trofeun e parë sezonal

Juventus-Inter, luhet sot finalja e Kupës së Italisë, rivalitet

Në futbollin italian sot në mbrëmje do të diskutohet trofeu i parë për sezonin, pikërisht “Coppa Italia”, e dyta për nga rëndësia pas kupës së kampionatit në Serie A. Është caktuar tashmë edhe vendi. Në “Olimpico”, në Romë, Juventus dhe Inter vendosen përballë njëra-tjetrës këtë të mërkurë në orën 21:00 për trofeun e parë sezonal, por jo vetëm, pasi në fushë do të zbresin dy skuadra me traditë dhe histori në futbollin italian dhe atë europian. “Derbi Italisë” rikthehet në finalen e kupës pas 57 vitesh, ndërsa kjo do të jetë hera e tretë në histori, që këto dy skuadra do përballen në finale, pas edicioneve 1958-1959 (Juventus-Inter 4-1) dhe 1964-1965 (Juventus – Inter 1-0). “Zonja e Vjetër” prezantohet në këtë sfidë me statusin e skuadrës kampione dhe ia doli që në këtë sezon të siguronte finalen e tretë radhazi dhe të shtatën në tetë të fundit, ku pesë prej tyre, në fund ka triumfuar. Në krahun tjetër, Inter-i siguroi finalen e parë pas sezonit 2010-2011, me finale e fundit të fituar përballë Palermo-s dhe vjen në këtë duel me shumë “oreks”. Në “Olimpico”, Juventus do të luajë finalen e 21-të në histori dhe është skuadra rekordmene e këtij kompeticioni, me 14 trofe, ndërsa “Zikaltrit” do luajnë për herë të 11-të, ku do të kërkojnë trofeun e tetë në histori. Kjo do të jetë përballja numër 259-të në historinë e përplasjeve mes tyre, një kapitull i gjatë, por i rëndësishëm në historinë e futbollit italian. Juventus kryeson me 114 fitore, kundrejt 80-të Inter-it, ndërsa 64 takime janë mbyllur në barazim. Një duel interesant, për vetë faktin se vendos përballë dy skuadra të ndryshme në këtë edicion, pasi për “Zonjën e Vjetër” është treni i fundit për të “shpëtuar” sezonin dhe për të shijuar të paktën një trofe, ndërsa Inter, përpos kupës është ende në garë edhe për titullin kampion në Itali, me kampionatin që është në ethet e fundit, 2 javë nga përfundimi. Duhet të kthehemi në sezonin 2010-2011, për të gjetur edicionin e fundit kur Juventus e mbylli pa trofe në Itali, ndërsa në këtë sezon në tre takimet direkte, dy në kampionat dhe një në Superkupë, Interi ka arritur të triumfojë dy herë, ndërsa sfida e fazës së parë u mbyll në barazim. Alegri dhe Inzagi do t’i bëjnë llogaritë e kësaj përballje me disa mungesa, pasi, te Juventus, Kieza, De Shilio dhe McKenie nuk janë të gatshëm ndërsa në pikëpyetje janë, Danilo dhe Pelegrini. Në krahun tjetër, Interi i bënë llogaritë pa Bastonin, ndërkohë që në këtë sfidë do të vendosë drejtësi 43-vjeçari, Paolo Valeri.