BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Juventus nuk ndalet, thyen Interin dhe marshon në krye të Serisë A

Juventus nuk ndalet, thyen Interin dhe marshon në krye të Serisë

Kryendeshja e javës së 15-të të Serisë A italiane, Juventus-Inter, u luajt mbrëmë në “Allianz Stadium”, një kryendeshje jo vetëm për fatet e kampionatit, por njëherësh dhe për spektaklin që dhuroi dhe emocionet e shumta që përcolli. U përplasën dy rivalë të denjë, bardhezinjtë e Torinos me zikaltrit e Milanos, një derbi klasik italian. Juventusi vinte në këtë ndeshje si kryesues i padiskutueshëm dhe skuadra favorite e Italisë për titullin, madje dhe pretendente për UEFA Champions League, kurse Interi synonte të bënte surprizën e madhe. Ndeshja kishte marrë vëmendje maksimale sepse trajnerët Alegri dhe Spaleti kishin deklaruar fitoren ende pa u luajtur takimi, ndërsa Kristiano Ronaldo i Zonjës së Vjetër përballej me Mauro Ikardin e Interit, të dy në superformë. Pjesa e parë ishte spektakolare, ku gërshetohej loja e fortë fizike dhe tekniko-taktike, me sulme e kundërsulme nga të dy palët.

“Zonja” dominonte mesfushën dhe nxiste më shumë në sulm, por më i rrezikshëm në krijimin e rasteve u shfaq Inter, i cili arriti të godiste edhe shtyllën në minutën e 35-të. Ikardi u izolua mirë nga mbrojtësit, njëjtë si me Ronaldon në krahun tjetër, por lojtarët e tjerë krijuan raste shënimi të shumta, por portierët ui treguan në lartësinë e duhur në momentet vendimtare. Edhe në pjesën e dytë për afro 20 minuta u luajt e njëjta “melodi”, kiu të dy palët mbroheshin me kujdes dhe sulmonin me furi në momentet e përshtatshme. Taktika ishte maksimale në këtë ndeshje, kiu dukej qartë nga pozicionimi në fushë, skemat e gjetura me pasime në krahë dhe krosimi të befta nga distanca më të shkurtra se zakonisht. Humbja e topit kushtonte dhe për këtë mbrojtjet respektive ishin konstruktuar mirë për çdo të papritur. Megjithatë, Juventusi arriti ta çante mbrojtjen e ngjeshur zikaltër në minutën e 66-të, ku Mandzukiç realizoi golin e fitores. Loja e ekuilibruar në të gjithë shtrirjen e saj bëri që diferencat në fushë të mos dilnin në pah dhe Juve të mos tregohej euforike, për më tepër që Interi kishte zgjedhur një taktikë të guximshme të kundërsulmit me shumë forca, por diferencën në duele të tilla të mëdha e bën goli dhe Juventusi e shtroi rrugën e suksesit falë shpirtit të saj luftarak në fazën ofensive.

Në kushtet kur Ronaldo ishte bllokuar, në skenë doli Mandzukiç që e zgjidhi mirë situatën në momentin e duhur. Një krosim nga e mata e sulmit prej Kancelos dhe kroati me kokë e shtyu topin në rrjetë, duke ngritur peshë tifozët. Interi bën zëvendësime me shpejtësi dhe i jep përparësi sulmit. Madje e rrit ndjeshëm volumin e lojës, dëshmuar nga statistikat ë anojnë nga zikaltrit. Por mbrojtja juventine rreshtohet prapa me efikasitet dhe nuk lë hapësira. Pavarësisht përpjekjeve të Interit, Juve e mbrojti rezultatin, duke e fituar ndeshjen 1-0 dhe me trepikëshin e sotëm shkon në 43 pikë, plot 14 pikë më shumë se zikaltrit që mbeten në vend të tretë, ndërsa në vend të dytë është Napoli me 32 pikë, por ka një ndeshje më pak.

Adriatik BALLA