BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia e spitalit 'Shefqet Ndroqi' në Tiranë, policia jep detajet e para

Ngjarje e rëndë/ Një tjetër pacient hidhet nga lartësia
x

Sport

Juventus s’i bën ballë Barçës në Champions, Junajtid e Çelsi fitoere me goleadë

Juventus s’i bën ballë Barçës në Champions,

Liga e Kampioneve mbylli mbrëmë ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve, ku ranë në sy fitoret e ekipeve kryesore dhe natyrisht shkëputja e tyre në renditje. Gjithsesi, nuk munguan surprizat në rezultatet e disa takimeve, por padyshim që vëmendja ishte fokusuar në grupin G, ku në Torino përballeshin Juventus e Barcelona. Të dyja kishin fituar në xhiron e parë dhe kjo përballje kishte vlerë për pikët, por edhe prestigjin në grup. Pjesa e parë u karakterizua nga sulme e kundërsulme nga të dy ekipet, por me një dominim të lehtë të Barcelonës, e cila arriti të shënojë me anë të dembele në minutën e 14-të, pas një devijimi të mbrojtjes. Rastet e katalanasve ishin më të shumta, por Mesi, Griezman e Dembele nuk finalizuan si duhet. Në pjesën e dytë Morata shënoi gol në minutën e 55-të, por VAR e anuloi. Në fund të takimit Barça fiton penallti, që shndërrohet në gol nga Leo Mesi. Duhet thënë se 5 minutat e fundit Juve luajti me 10 lojtarë, pasi Demiral doli me të kuqe. Po në këtë grup, Dinamo e Kievit priti Ferencvaroshin hungarez, një takim i fituar nga ukrainasit në pjesën e parë, me shifrat 2-0, por hungarezët barazuan në fund në 2-2. Në grupin E, Çelsi shpartalloi në Rusi Krasnodarin, me rezultatin 4-0, duke marrë kreun e grupit. Dueli tjetër, ai mes Seviljes dhe Renes, përfundoi me fitoren e spanjollëve 1-0, të cilët kanë shanse kualifikimi si vend i parë (nga 4 pikë secili me Çelsin). Në grupin F, Lacio e Igli Tares luajti në transfertë ndaj Kub Bruzhit të Belgjikës. Lacialët shënuan të parët me anë të Jakin, por belgët barazuan me penallti në fund të pjesës së parë. Po në këtë grup, Borusia e Dortmundit u përball me rusët e Zenitit. Gjermanët ishin mundur xhiron e parë nga Lacio dhe duhej të reflektonin. Reagimi erdhi në minutën e 75-të, pasi shënuan me penallti me anë të Sanços. Në sekondat e fundit Haland dyfishoi dhe u mbyll 2-0. Ky trepikësh e fut në lojë Dortmundin për vend të parë. Në grupin H, Paris San Zhermen bëri detyrën në Stamboll, duke mundur Bashaksehirin 2-0 dhe rikthehet në garë për kreun, kurse Mançester Junajtid priti Leipzigun, në një ndeshje shumë të fortë tekniko-taktike. Pjesa e parë 1-0, kurse në të dytën anglezët shpërthyen edhe me 4 gola të tjerë, duke fituar thellë 5-0 dhe mbajnë kreun e grupit me 6 pikë.