BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Juventus vuan dhe humb përballë Portos, e mban në lojë goli i Kiezës

Juventus vuan dhe humb përballë Portos, e mban në lojë goli

“Zonja e Vjetër” humbi 2-1 duelin e parë me portugezët dhe vë në rrezik objektivin për kualifikim. Fitore me përmbysje e Dortmundit ndaj Seviljes

Porto e shokoi Juventusin që në startin e takimit, pasi realizoi golin e epërsisë në minutën e 2-të me anë të Mehdi Taremit, i cili shfrytëzoi si duhet gafën e një mbrojtësi që nuk pastroi zonën si duhet dhe pasi e zotëroi topin ia doli ta dërgojë atë në rrjetë, duke u dhënë portugezëve një avantazh të rëndësishëm që në hapje të ndeshjes. Për minuta të tëra loja sulmuese e Juves nuk gjen hapësira në mbrojtjen e ngjeshur të portugezëve. Vendasit kishin zgjedhur kundërsulmin si armën e tyre më të fortë dhe kësaj i trembej “Zonja e Vjetër” italiane. Madje aksionet e portugezëve ishin më të rrezikshme dhe ata disa herë iu afruan golit. Në minutën e 34-t, një dëmtim detyroi Kjelinin të linte fushën dhe në vend të tij aktivizohet Demiral. Rasti më i mirë i Juves erdhi në minutën e 41-të, pas një krosimi në zonë nga e djathta dhe topi u godit prej Rabiot, por portieri i Portos bëri mrekullinë duke grushtuar dhe evituar një gol të sigurt. Pjesa e parë mbyllet në epërsi të portugezëve 1-0. Menjëherë sapo nisi pjesa e dytë Juventusi e pësoi keq. Në minutën e 46-të, Musa Marega shënoi golin e dytë për Porton, duke i dhënë një goditje të fortë “Zonjës” italiane. Porto është më e qartë në veprimet e saj dhe derdh më shumë djersë për rezultatin. Por italianët kanë përvojë në takime të tilla dhe pas shumë përpjekjesh arrijnë të ngushtojnë rezultatin në minutën e 82-të. Rabiot jep pasimin e fundit për Kiezën dhe ai tund rrjetën, duke rikthyer Juven në objektiva. Por s’ka gola të tjerë. Juventusi i ka shpresat tek ndeshja e kthimit pas dy javësh. Ndërkohë, Sevilja u përball mbrëmë në 1/8 e finales me Borusian e Dortmundit. Sevilja ishte me fat në minutat e para të ndeshjes, pasi mundi të gjente golin e epërsisë shumë shpejt, që në minutën e 7-të, me anë të Susos, i cili shfrytëzoi si duhet hapësirën e krijuar në mbrojtjen e skuadrës gjermane, duke u treguar i saktë në veprimet e tij. por me kalimin e minutave Dortmundi e mori veten dhe nisi ta kontrollojë si duhet lojën dhe në një nga aksionet e tij mjaft precize, arriti të dalë tek goli, i cili u shënua në minutën e 20-të nga Mahmud Dahud, pas asistimit perfekt të Erling Halandit. Pas këtij goli gjermanët marrin superxhiro dhe avancojnë në sulm. Pas disa përpjekjesh, në minutën e 27-të, nga një asistim i Xhedon Sanço, norvegjezi Haland shënon golin e dytë, duke përmbysur kështu Seviljen brenda 20 minutash. Dortmundi vijoi të mbajë ritëm të lartë në pjesën e parë dhe në minutën e 43-të, pas veprimeve të bukura të Marko Rojs, sfera përfundon tek Haland që nuk fal dhe shënon golin e tretë për gjermanët. Pjesa e dytë ishte në balancë të plotë, ku Dortmundi u kujdes të menaxhonte rezultatin, ndërsa Sevilja shtoi forcën sulmuese. Në minutën e 84-t, me asistimin e Oskar, De Jong shënoi golin e dytë për spanjollët, duke e hapur ndeshjen. Por në fund fitojnë gjermanët 3-2, që bëjnë një hap drejt kualifikimit.