BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Juventusi, Bajerni dhe PSG kalojnë kualifikohen, Reali “shkel” Gallatasarain

Juventusi, Bajerni dhe PSG kalojnë kualifikohen, Reali “shkel”

Liga e Kampioneve mbylli mbrëmë xhiron e katërt të fazës së grupeve, ku padyshim skuadrat e mëdha siguruan kalimin për në raundin tjetër dhe këtu përfshihet PSG, Bajerni, Juventusi dhe padyshim Mançester Siti, ndërsa komplikon situatën e vet Atletiko që humbi ndaj Leverkusenit.  Në grupin D, nuk ka më histori, pasi Juventusi praktikisht e ka siguruar kualifikimin, nisur dhe nga pozitat e rivalëve që ka në grup. Fitorja e djeshme e ndihmoi shumë ekipin e trajnerit Sarri të vijojë tani e tutje e qetë në këtë kompeticion, edhe pse do të duhen dy xhiro deri në përfundim të fazës së grupeve. Juventusi ia doli të marrë tri pikë të rëndësishme në Moskë përballë Lokomotivës, një fitore që erdhi në sekondat e fundit por që e çojnë “Zonjën e Vjetër” italiane në kuotën e 10 pikëve dhe praktikisht e kualifikuar. Bardhezinjtë e Sarrit kaluan në avantazh që në minutën e 4-t me anë të uellsianit Aron Ramsi, por vendasit rikthyen baraspeshën shpejt me anë të Mirançuk. Kur dukej se sfida po i drejtohej barazimit, ishte braziliani Dagllas Kosta, që erdhi nga stoli dhe në minutën e 93-të shënoi golin me vlerë 3-pikëshe për bardhezinjtë, që tani ngjiten në krye të grupit me 10 pikë dhe e shohin veten matematikisht në fazën e 1/8-ave. Kurse Atletiko komplikoi situatën e saj në grup pas humbjes ndaj Leverkusenit 2-1. Në grupin B pati një skuadër që u kualifikua. Ndonëse pa trajner, pas shkarkimit të Niko Kovaç, Bajerni i Mynihut triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj grekëve të Olimpiakosit dhe mori fitoren e katërt në po kaq ndeshje të fazës së grupeve të Champions Leagues, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave. Të drejtuar nga Hans Flick, që deri të dielën ishte ndihmës i kroatit Kovaç, bavarezët vuajtën jo pak ndaj Olimpiakosit, por arritën të zhbllokojnë sfidën në minutën e 69-të, me anë të të zakonshmit Robert Levandovski, që vijon të shënojë rregullisht. Një minutë nga fundi i takimit, ishte kroati Ivan Perisiç, që erdhi nga stoli dhe shënoi golin që vulosi suksesin e radhës në Europë të bavarezëve që tani renditen në krye të grupit me 12 pikë. Po në grupin B, Totenhemi u përball në Beograd me Cërvena Zvezdën, një duel që e fituan anglezët me rezultatin e thellë 0-4. Në grupin A, Reali i Madridit u tregua vetëtimë përballë turqve të Gallatasarait, duke fituar me shifrat e thella 5-0. Kjo fitore e ndihmon Realin të hedhë një hap drejt kualifikimit, por ende nuk e ka siguruar matematikisht dhe për këtë i duhet edhe një fitore tjetër në dy sfidat e mbetura. Mbrëmë “ligjin” e bëri Rodrigo me tre gola, teksa shënoi edhe Ramos me penallti, si dhe i përhershmi Benzema me dy gola. Po në grupin A, PSG vijoi të avancojë dhe me trepikëshin e djeshëm ndaj Klub Bruzhit siguroi kalimin në raundin tjetër. Për francezët vulosi Mauro Ikardi.  Ndërkohë, në grupin C pati surpriza, pasi Dinamo e Zagrebit përmbysi Shakhtarin dhe ishte duke fituar 3-2, por një penallti në minutën e 6-të shtesë për ukrainasit bëri që ndeshja të mbyllej në barazim, duke e lënë të hapur fatin e kualifikimit në këtë grup. Siti barazoi me Atalantën 1-1 por pa probleme, pasi i duhet një pikë në dy sfidat e ardhshme për të shkuar më tej. Rezultatet e grupeve A, B, C dhe D jepen më poshtë.

Adriatik BALLA