Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet gjyqi i Izet Haxhisë, thirren dëshmitarët e parë për vrasjen e Hajdarit

Rikthehen telashet për Berishën, të mërkurën rihapet
x

Sport

Juventusi mohon të afrojë Suarezin e Xhekon, krah Ronaldos mund të jetë Morata

Juventusi mohon të afrojë Suarezin e Xhekon, krah Ronaldos mund

E ndërsa vëmendjen e shtypit sportiv ndërkombëtar gjatë ditëve të fundit e mori sulmuesi argjentinas i Barcelonës, Lionel Mesi, duket se Juventusi kërkon ta prishë këtë “rregull”, për të qenë ai klubi që merr më shumë vëmendje, sidomos pas zërave që Ronaldo kërkon një bashkësulmues në krah. U përfolën shumë emra por dje pati surpriza në qëndrimet e menaxherëve. Pranohet gjerësisht që Juventus është në kërkim të një sulmuesi pykë, që të udhëheqë repartin, i mbështetur nga Kristiano Ronaldo dhe Paulo Dibala, ndërsa emrat më të lakuar të ditëve të fundit janë boshnjaku Edin Xheko dhe uruguaiani Luis Suarez. Për këtë të fundit madje mediat italiane kanë raportuar se është arritur marrëveshje dhe se pritet vetëm të zgjidhet çështja e pasaportës italiane, pasi aktualisht Suarez është ekstra-komunitar dhe bardhezinjtë i kanë zënë vendet për futbollistë me status të tillë. Megjithatë, eksperti i merkatos dhe njëkohësisht menaxheri i disa futbollistëve, Xhiovani Brançini bëri një deklaratë surprizë në një intervistë radiofonike mbrëmjen e djeshme, pasi zbuloi se objektivi i Juventusit nuk është rikthimi në Torino i Alvaro Moratës. “Ju keni nominuar emra si Kean, Suarez, Kavani, e Xheko, por nuk është asnjëri prej këtyre, sulmuesi që do t’i bashkohet Juventusit. Në dijeninë time, bardhezinjtë do të provojnë të sjellin në Torino Alvaro Moratën dhe kanë nisur punën për këtë. Më pas mund të vijë edhe Kean, por më shumë për çështje numrash, pasi është një futbollist i rritur në akademinë e klubit dhe mund të përfshihet lehtësisht në listën Champions”, deklaroi Brançini. Morata ka luajtur me Juventusin në sezonet 2014-2016, pasi bardhezinjtë e blenë te Reali i Madridit për 20 milionë euro dhe këta të fundit ushtruan të drejtën e riblerjes për 30 milionë euro. Gjatë dy sezoneve me Juven, Morata luajti plot 93 ndeshje në të gjithë kompeticionet dhe arriti të shënojë 27 gola. Ndërkohë, një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere ka qenë lojtari i Breshias, Tonali, i cili konsiderohej nga Juventusi si një mundësi e mirë, por futbollisti zgjodhi të luajë për Milanin. Kjo lëvizje ka lënë të pakënaqur shumë vetë, përfshi dhe përfaqësuesin e Breshias. Është pothuajse e kryer. Sandro Tonali së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit. Lajmin e ka konfirmuar numri një i Breshias, Masimo Celino. Ai ka zbuluar se dëshironte që talenti italian t’i bashkohet Romës, por lojtari preferoi Milanin. Interi dhe Juventusi gjithashtu e kërkuan mesfushorin 20-vjeçar. “Sandro e ka mbështetur Milanin që kur ka qenë fëmijë. Negociatat me ta më bën dyfish më të lumtur. Do të doja ta shihja Sandron më shumë te Roma, është ekip i bukur, qytet i nxehtë, por (Sandro është fans i Milanit)”. Ky qëndrim mund të mos thotë shumë gjëra për blerjen e fundit që do të bëjë Juventusi, por kjo tregon se lajmi që qarkullon në kampin bardhezi diskutohet shumë më larg se në Torino, gjë që tregon se për Juventusin ka një interes në rritje dhe Morata, është nga ata futbollistë që pëlqehet në stadiumin e Juventusit.