Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Juventusi përmbys Veronën, Ronaldo kthen “Zonjën” në krye të Serisë A

Postuar: 22/09/2019 - 08:27

Ronaldo u tregua i saktë në veprimet sulmuese, ndërsa Juve fitoi me shifrat 2-1 një takim ku mbrojtësi Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq

Serie A po përpiqet të gjejë ritmin e saj maksimal në këtë sezon të ri, por edhe duke u krahasuar me rivalet e saj europiane, veçmas Premier Ligën dhe La Ligën spanjolle, si dy kampionatet më të forta. Dhe Juventusi është skuadra që rivalizon më fort dhe shfaqet si pretendente kryesore. “Zonja e Vjetër” u rikthye te fitorja, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Veronën në “Allianz Stadium” dhe u ngjit përkohësisht në krye të renditjes, me 10 pikë të grumbulluara në katër javët e para. Maurizio Sarri kishte preferuar të bëjë disa ndryshime në formacion sot, duke hedhur nga minuta e parë Bufon, Demiral, Ramsi, Bentankur e Dibala, por vuajti jo pak ndaj veronezëve. Në minutën e 21-të, miqtë humbën një 11-metërsh, me gjuajtjen e Di Karmines që u përplas në shtyllë dhe u rikthye në lojë, teksa më pas në tentativën e radhës nga Veloso, me një të majtë nga distanca, sfera përfundoi në trekëndëshin e portës së Bufon. I gjendur në mënyrë të befasishme në disavantazh, Juventusi u hodh në sulm, në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti 10 minuta më vonë me anë të debutuesit Aron Ramsi, që gjuajti nga distanca dhe topi i devijuar nga një mbrojtës i Veronës, u ndal në rrjetën. Në fillim të pjesës së dytë, arbitri akordoi një 11-metërsh për Juventusin, që u mor përsipër nga ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo, që gjuajti qetësish dhe shënoi golin e dytë për bardhezinjtë, duke i kaluar në avantazh. Megjithatë për t’u vlerësuar performanca e Veronës, që nuk u step dhe vazhdoi të kërkojë golin e barazimit, të cilit i shkoi shumë pranë në fillim të minutave shtesë, por fillimisht Bufon dhe më pas shtylla, nuk lejuan që topi të shkojë në rrjetë. Titullarë në këtë takim për Veronën edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, me këtë të fundit që në minutat shtesë u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën me 10 futbollistë. Ndërkohë, në duelin e djeshëm mes Juventusit dhe Veronës, u aktivizua nga minuta e parë veterani i portës, Xhixhi Bufon, i cili barazoi rekordin e Paolo Maldinit me ndeshje në Serinë A, duke qenë kandidat pothuajse i vetëm për të shkruar historinë si një prej lojtarëve me më shumë ndeshje në kontinentin europian dhe veçanërisht në top-5 ligat e mëdha europiane. Sikurse shkruajnë mediat italiane, pas një viti në Francë me fanellën e Paris San Zhermen, Xhixhi Bufon u rikthye në Itali te Juventusi për të bërë zëvendësuesin e parë të portierit Shezni, ndërsa në sfidën e sotme me Veronën, u preferua titullar nga Sarri. Me këtë ndeshje, Bufon barazoi rekordin e Paolo Maldinit, duke luajtur plot 902 ndeshje me klube, aq sa ka luajtur edhe ish kapiteni i Milanit, që tani e ka lënë futbollin dhe shërben si drejtues te kuqezinjtë. Në moshën 41-vjeçare, tashmë Bufon synon të thyejë arrijë një tjetër rekord të Maldinit, atë të ndeshjeve të luajtura në Serinë A, ku gardiani italian numëron 640 ndeshje, 7 më pak se ish kapiteni i Milanit. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 34 ndeshje për t’u luajtur, ndaj Sarri pritet t’i japë shpesh herë mundësinë Bufon të luajë në ndeshjet e Serisë A, për të kaluar rekordin e Maldinit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadrave të mëdha, ku Bajerni, Siti dhe Paris San Zhermen bëjnë një hap drejt kualifikimit.

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në

Postuar: 23/10/2019 - 07:23

Teuta ndodhet në vend të parë në Superiore, me meritë, duke grumbulluar 15 pikë në 8 javët e para

Postuar: 22/10/2019 - 08:26

Atletja, Luiza Gega na ka përfaqësuar denjësisht ku ka arritur që të dalë e treta në garën 3000m

Postuar: 22/10/2019 - 07:34

Juventusi ka bërë ndryshime në lojë krahasuar me kohën kur drejtonte Masimiliano Alegri, ndërkohë

Postuar: 22/10/2019 - 07:33

Një nga futbollistët e Kombëtares kuqezi që është angazhuar fuqishëm në këto eliminatore të Europ

Postuar: 22/10/2019 - 07:31

Kampionati do të vijë me një valë ndeshjesh të ngjeshura në këtë periudhë, pasi do të luhen dy xh