Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kërcënimet ndaj hetuesve, Presidenti i Skënderbeut: Akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një

Postuar: 17/02/2018 - 16:15

 

Reagon Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj, i cili është një nga personat kryesorë të akuzuar nga UEFA si organizator i skemës së trukimit të ndeshjeve nga Skënderbeu,

Nëpërmjet një postimi të shpërndarë nga klubi korçar, Takaj ka insistuar se klubi i tij nuk kishte asnjë lidhje me personat që kishin kërcënuar inspektorët e UEFA-s.

Ai e ka cilësuar hetimin si të ndikuar nga kompanitë që justifikonin paratë që merrnin si dhe ata që nuk e duan ekipin korçar në Shqipëri.

Statusi i plotë i presidentit Ardjan Takaj

Të dashur tifozë bardhekuq dhe sportdashës të KF Skënderbeu shpreh keqardhjen dhe shqetësimin tim nga “bombardimi” që po i bëhet opinionit publik me lajme dhe sajesa ndaj në emër të Klubit të Futbollit ‘Skënderbeu’ kërkoj të sqaroj edhe njëherë se:

– KF Skënderbeu siguron UEFA-n dhe të gjithë partnerët e saj se nuk ka asnje lidhje apo dijeni për kërcënimin që mund të jetë bërë ndaj personave që po hetojnë klubin tonë. Garancia më e madhe është historia e klubit tonë dhe natyra e qytetit që perfaqësojmë.

– Në emër të klubit dua të inkurajoj edhe njëherë organet ligj-zbatuese për zbardhjen e çështjes dhe nxjerrjen para përgjegjësisë të autorëve të vertetë të kesaj ngjarje.

– KF Skënderbeu siguron të gjithë opinionin sportiv dhe në mënyrë të veçantë tifozërinë tonë se po ndjek me vëmëndje dhe qetësi hetimin e nisur nga kompani, që kërkojnë të justifikojnë milionat që perfitojnë nga UEFA dhe “klani” anti-Skënderbeu në vendin tonë. Sigurojmë se akuzat e tyre do të rrezohen një e nga një, dhe nëse do të jetë e nevojshme deri në shkallën më të lartë të gjykimit sportiv ose penal.

– Si përfundim në emër të klubit ju siguroj se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë e tonë për të realizuar objektivat sportiv të klubit, por tani na lind dhe detyrimi për të mbrojtur nderin dhe sukseset e arritura deri më sot. Ju sigurojmë së do të shohim përpara për suksese edhe më të mëdha.

Me respekt
Ardjan Takaj
President i KF Skënderbeu

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 42

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit dhe Juventusit me rivalë modestë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës

Postuar: 12/12/2018 - 23:10

Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme të gjitha takimet e fundit të fazës së grupeve të Champions Leag

Postuar: 12/12/2018 - 21:43

Reali i Madridit dhe Roma janë dy skuadrat e radhës, që sigurojnë një vend në fazën e 1/16-ave të

Postuar: 12/12/2018 - 17:12

Nuk ka kurrë paqe për Diego Armando Maradonën, i cili në një mënyrë apo tjetër mbetet në qendrën

Postuar: 12/12/2018 - 07:26

Liga e Kampioneve dhuroi emocione dhe spektakël, por italianët dështuan, pasi Napoli në grupin C