Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Këto janë tre grupet që kanë përçarë PSG

Postuar: 14/03/2018 - 09:20

Me transferimin e Neymar te Paris Saint-Germain skuadra është ndarë në tre grupe. Braziliani është bërë lojtari më i shtrenjtë në botë verën e kaluar duke u transferuar nga Barcelona në Paris për 222 milionë euro. Por prania e tij, sipas “Globoesporte” duket se ka krijuar disa krisje brenda ekipit. Kjo situatë ka krijuar shumë probleme për trajnerin Unai Emery, i cili duhet të menaxhojë një skuadër të mbushur me yje dhe egot e tyre.

Brazilianët dhe portieri

Neymar ka formuar një grup me brazilianët Dani Alves, Thiago Silva dhe Marquinhos, edhe për shkak të gjuhës së përbashkët. Kjo katërshe ka fituar shumë pushtet në klub, por është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës. Ditëlindja e Neymar ka qenë një përjashtim. Anëtari i pestë i grupit të tyre është portieri i dytë Kevin Trapp dhe, pavarësisht se ai nuk është brazilian, ai ka një marrëdhënie shumë të mirë me grupin karioka, edhe pse e dashura e tij, Izabel Goulart, ka lindur në Brazil.

Amerikanolatinët 
Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavni, është lideri i grupit të përbërë nga yjet e tjerë amerikanojugorëve të ekipit. Pas ebatit me Neymar mbi penalltitë, ai ka marrë mbështetjen e Angel Di Maria, Javier Pastore dhe Giovani Lo Celso. Mbrojtësi spanjoll Yuri Berchiche, i cili ka shkuar te Paris në këtë sezon, i është bashkuar gjithashtu këtij grupi. Cavani shoqërohet shpesh me Di Maria-n dhe Pastore-n. Por ky grup është i pafuqishëm kundrejt atij të brazilianëve. Kjo ndodh sepse, me përjashtim të “Matador”-it, pjesa tjetër e lojtarëve janë zëvendësues dhe nuk kanë një vend të garantuar në formacion.

Francezët
Më shumë se gjysma (13 nga 25 lojtarë) e Paris Saint-Germain janë francezë. Ky grup ka njëfarë peshe duke parë se në të bëjnë pjesë lojtarë, si Kylian Mbappe, Adrien Rabiot dhe Alphonse Areola, ashtu si Layvin Kurzawa, Presnel Kimpembe dhe Lassana Diarra, me këtë të fundit që është bërë pjesë e skuadrës në janar. Ata komunikojnë gjithmonë në frëngjisht me njëri-tjetrin dhe kjo i izolon shpesh nga lojtarët e kombësive të tjera.

Të pavarurit
Dy lojtarë duket se janë të veçuar nga grupet e lartpërmendura dhe ata janë Thiago Motta me Julian Draxler. Motta, edhe pse ka lindur në brazil, është një lojtar i kombëtares italiane dhe nuk ka shumë lidhje me pjesën tjetër të grupit. Atij nuk i pëlqen të përzihet me të tjerët, por fakti se është një veteran i skuadrës i jep atij një status të veçantë. Draxler, nga ana tjetër, ka shumë pak shokë të vërtetë brenda grupit dhe preferon të përqendrohet te familja e tij kur është jashtë fushës. Grupi brazilian beson se ai duhet të marrë vendin e Cavani-t në formacion.

Shoku i të gjithëve
Marco Verratti është i vetmi lojtar që ka një marrëdhënie të mirë me të gjitha grupet. Mesfushori italian komunikon me francezët dhe spanjollët, por kupton edhe gjuhën portugeze. Ky fakt dhe personaliteti i tij e bën që të ketë një rol të veçantë brenda ekipit raporton telesport.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Tatimet dhe funksionojnë pothuajse në të zezë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës

Postuar: 12/12/2018 - 23:10

Kanë përfunduar mbrëmjen e sotme të gjitha takimet e fundit të fazës së grupeve të Champions Leag

Postuar: 12/12/2018 - 21:43

Reali i Madridit dhe Roma janë dy skuadrat e radhës, që sigurojnë një vend në fazën e 1/16-ave të

Postuar: 12/12/2018 - 17:12

Nuk ka kurrë paqe për Diego Armando Maradonën, i cili në një mënyrë apo tjetër mbetet në qendrën