Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Sport

Ka probleme me zemrën, futbollisti merr vendimin drastik për karrierën e tij në moshën 27-vjeçare

Ka probleme me zemrën, futbollisti merr vendimin drastik për

Kapiteni i Palermos, Alesandro Martineli, ka hequr dorë nga futbolli në moshën 27-vjeçare si pasojë e problemeve me zemrën. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi italian nëpërmjet një njoftimi zyrtar ku thuhet:

“Ekzaminimet e thella mjekësore, të cilave iu është nënshtruar Alesandro Martineli në javët e fundit, fatkeqësisht kanë treguar se është e pamundur për të që ta vazhdojë karrierën si futbollist. Të gjithë te Palermo shprehin keqardhje të thellë dhe i qëndrojnë afër Martinelit, i cili ka qenë ndër protagonistët më të rëndësishëm për ringjalljen e ekipit dhe një lider, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Faleminderit për karakterin e jashtëzakonshëm, si edhe për talentin e madh si sportist”.

Kujtojmë që Martineli ka luajtur për ekipe, si Sampdoria, Venecia, Modena e Bresha, para se të nënshkruante për klubin sicilian në vitin 2019. Ai ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Zvicrës deri te U-21.