BREAKING NEWS

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe vulos divorcin me SHBA pas kërkesës së Yuri Kim për rrotacion politik

Rama nuk pranon formulën e 5 qershorit, del pro listave të hapura dhe
x

Sport

Ka vendosur të largohet nga Liverpooli? Më në fund Klopp tregon arsyen e mungesës së Shaqirit

Ka vendosur të largohet nga Liverpooli? Më në fund Klopp tregon

Anësori me prejardhje nga Kosova Xherdan Shaqiri ka kaluar një sezon të vështirë në ‘Anfield Road’, duke u përballur me shumë lëndime, e gjithashtu duke mos qenë i preferuari i trajnerit Jurgen Klopp.

Mësohet se ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, Jurgen Klopp, për derbin e “Merseyside” këtë të diele.

Dhe arsyen e mungesës e tregon vetë, tekniku gjerman, i cili në një prononcim për mediat angleze u shpreh se 28 vjeçarinuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Everton, për shkak të një dëmtimi në pulpën e këmbës.

“Ai është i dëmtuar, prandaj nuk është gati, por është në rrugë të mirë për t’u kthyer”, tha Klopp për Shaqirin.

“Shaqiri është stërvitur, por jo shumë me pjesën tjetër të ekipit. Ai nuk do të mungojë gjatë, por është lojtar i vetëm i lënduar momentalisht”, përfundoi Klopp.