
Nuk përmbahet Andi Bushati, sulmon ashpër Ramën: Albin Kurti po merr thika pas shpine nga Tirana

Eksperti i kriminalistikës habit me deklaratën: Droga futet me anije peshkimi, por edhe me avionë civilë

Ish-kandidati i PD-së tregon fajtorët e përçarjes së opozitës, nuk i kursehet ish-kryeministrit dhe Alibeajt

Pse zbarkoi DEA në Shqipëri? Eksperti Karamuço zbardh prapaskenat dhe i del kundër ministrit: Ja sa agjentë kanë ardhur

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda plas deklaratën ‘bombë’: Ja kush është qyteti që konsumon më shumë kokainë në Shqipëri

"Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden"/ Rakipi pyet Fevziun për spektaklin që ka “mbërthyer” shqiptarët: Po largohen masivisht, kush ka mbetur është zhytur në kotësinë e Big Brother

Çështja “McGonigal”/ Ish-presidenti i Dhomës amerikane plas deklaratën: Ka informacione që nuk janë publikuar dhe…

“Ti i di më mirë këto, por nuk do të flasësh!”/ Plas debati në studio, Rakipi kapet me Fevziun për naftën kontrabandë dhe oligarkët

Kaçe zbarkon në Greqi e firmos për Volos, Rrapaj lë Partizanin e kalon në Bullgari

Shkruar nga Adriatik BALLA 3 Shkurt 2023

Mesfushori i Kombëtares, i larguar prej saj tashmë, Ergys Kaçe, braktisin kampionatin lituanez dhe u rikthyer në kampionatin grek, këtë herë me Volos, klub me të cilin nënshkroi një kontratë. Natyrisht që kjo është një lëvizje e mirë për mesfushorin kuqezi, pasi ai në kampionatin helen ka një emër të mirë. Nga ana tjetër, Arinaldo Rrapaj, lojtar që spikati në Superligën tonë, braktisi Partizanin në orët e fundit të merkatos dhe zgjodhi të bëhet pjesë e Ludogoretzin në kampionatin elitar të Bullgarisë. Këto lëvizje dëshmojnë se lojtarët e kampionati tonë apo dhe legjionarët, kanë vlera në treg dhe dinë të bëjnë lëvizjet e duhura për vazhdimësinë e karrierës së tyre.
Kaçe, një tjetër shans në kampionatin grek
Ergys Kaçe rikthehet në futbollin grek. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, firmosi me Volos, skuadër që renditet në vendin e gjashtë në Superligën greke. 29-vjeçari luajti fazën e parë me lituanezët e Panevezis, ekip me të cilin regjistroi gjashtë ndeshje dhe një gol. Kaçe, i cili provoi një aventurë në Superiore me Partizanin, ka luajtur më parë në Greqi me PAOK-un, Panathinaikosin, AE Larisën dhe Arisin e Selanikut. “Mirësevini @ergyskace26. PAE Volos njofton blerjen e mesfushorit 29-vjeçar, Ergus Kaçe. Kaçe, i cili kaloi testet e nevojshme mjekësore dhe ergometrike, nënshkroi sot kontratën e re me Volos dhe do të integrohet menjëherë me ekipin. Kaçe ka garuar për disa vite në Superligën greke me fanellat e PAOK-ut, Panathinaikosit, Larisës dhe Arisit, ndërsa ka luajtur edhe për Veria, Viktoria Plzen dhe Partizani i Tiranës. Në gjysmën e parë të këtij sezoni, ai luajti në Panevezys lituaneze ku pati 6 paraqitje dhe 1 gol. PAE Volos mirëpret Ergys Kaçe në familjen e saj”, shkruan klubi bgrek në faqen e tij zyrtare.
Arinaldo Rrapaj ikën nga Partizani, zyrtarisht kalon në kampionatin bullgar
Lojtari i Partizanit, Arinaldo Rrapaj, do të vijojë karrierën e tij në Bullgari tek Ludogorets. Klubi i kuq humbet një tjetër lojtar të rëndësishëm, ndërkohë që në anën tjetër vijon të mbushë arkën, teksa edhe 200 mijë euro të tjera do të shkojnë në arkën e “demave”. Ludogorets vendosi të paguante klauzolën e futbollistit, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Partizanit gjatë një vitit e gjysmë që ishte pjesë e të kuqve. Fantazisti aktivizua në gjysmën e parë të këtij edicioni në 18 ndeshje duke shënuar dhe 1 gol, ndërsa edicionin e shkuar luajti 32 ndeshje duke e gjetur rrugën e rrjetës dhe në 6 raste. 24-vjeçari në të shkuarën ka qenë pjesë e Flamurtarit ku dhe spikati, për të kaluar 1 sezon më pas tek Skënderbeu e për të vijuar tek Partizani. Mesfushori është aktivizuar me moshat e Shqipërisë, ndërsa u grumbullua dhe nga skuadra e parë për ndeshjet miqësore me ekipin e parë të Kombëtares ndaj Katarit dhe Arabisë Saudite. Një hap përpara për futbollistin, i cili do provojë që ta përdorë si trampolinë kampionatin bullgar për të avancuar dhe më tej në futbollin europian. Rrapaj bëhet lojtari i tretë i formacionit që largohet jashtë Shqipërisë gjatë këtij janari, teksa më parë edhe Xhuljano Skuka u largua drejt Francës dhe Eneo Bitri drejt Çekisë.
Më të lexuarat


Juventusi në ‘këmbanë’ alarmi! Çfarë po i ndodh Kiezës? Merr goditjen fatale dhe braktis…

“Pse sheh?”/ Plas sherri, Mourinho përleshet me Lotiton pas derbit: Kush je ti?

Mjafton 1 gol në Inter-Juventus, ‘San Siro’ ‘pushtohet’ nga bardhezinjtë

Përmbysje spektakolare në sekondat e fundit, Barcelona fiton El Clasico me Realin e Madridit dhe i afrohet titullit

Emergjencë në Kombëtare, dëmtohet Ismajli por Silvinjoi e zëvendëson me Mihajn

Pikëpyetja/ Shaqiri nuk shkon në Serbi, vendimin e mori federata zvicerane

Super Partizani shpërthen ndaj Kastriotit, fitorja e rikthen në vend të parë

Laçi trondit Vllazninë dhe trajnerin Mirel Josa, “paqe” mes Egnatias e Teutës

Vllaznia shkarkon trajnerin Mirel Josa, ja kush pritet t'i zërë vendin

Nuk ndalet Luiza Gega, thyen rekord të ri kombëtar në Francë
