BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Sport

Kafshoi kundërshtarin në krah, gjesti i shëmtuar i futbollistit të Lazios që po bën xhiron e botës (VIDEO)

Kafshoi kundërshtarin në krah, gjesti i shëmtuar i futbollistit

Mbrojtësi i Lazios, Patric, ka bërë një gjest të shëmtuar në humbjen 2-1 të skuadrës së tij në transfertën e Lecces. Spanjolli është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 90’ të ndeshjes, pasi kafshoi Giulio Donatin.

Patric u përjashtua pasi gjyqtari mori sinjalizim nga VAR, për kafshimin që i bëri Donatit. Tani i mbetet komisionit disiplinor të Serie A për t’i dhënë dënimin e merituar spanjollit.

26-vjeçari duket se nuk do të shpëtojë me kaq pasi rrezikon të penalizohet rëndë nga federata italiane.

Veprimi i tij të kujton reagimin e Luis Suarezit ndaj Branislav Ivanoviçit në viton 2013 dhe Chiellinit në ndeshjen Itali-Uruguaj 0-1, Kupa e Botës 2014.