BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona kanë dalë pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit (BILANCI)

Ulet numri i të infektuarve në vend, Ministria tregon sa persona
x

Sport

“Kam bërë një pakt me kryeministrin”, Olsi flet për vendimin që ka marrë me vëllain e tij, Edi Rama: Kur diskutojmë për futbollin flasim vetëm për...

“Kam bërë një pakt me kryeministrin”, Olsi flet

Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama, teksa u shpreh se vëllai i tij, kryeministri i vendit Edi Rama është sportdashës, zbuloi edhe paktin që kanë bërë të dy. Olsi tregoi për emisionin ‘Sport News’ se  ka bërë një pakt me Edin që të mos flasë për futbollin dhe për problematikat e tij.

Olsi Rama kujtoi se për herë të fundit me kryeministrin ka folur para një viti për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale.

“Kam patur një komunikim që vjet me të për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale. Bojkoti erdhi papritur. Kemi bërë një pakt të mos flasim për këto probleme. Kur kemi folur për futboll, kemi folur më shumë për Juventusin dhe thuajse shumë pak për Partizanin. Ai e ka të qartë, është simpatizant i sportit. Është shumë dashamirës që të ndihmohet sporti. Është bërë si bojkoti i Superiores, por nuk duhet të ndihmohet vetëm futbolli. Duhet të ndihmohet arti dhe fusha të tjera. 30 vjet më parë sporti dhe arti financohej dhe mbështetej nga shteti. Tani kemi kaluar në një ekonomi tjetër. Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë, por duhet më tepër. Pastaj se sa do të arrihet gjuha e përbashkët, është në dorën e aktorëve pjesëmarrës,”- deklaroi ai.