BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Sport

Kampionati kroat po mbledh më të mirët e Superiores, 3 lojtarë zyrtarizohen te Lokomotiva e Zagrebit në 24 orët e fundit

Kampionati kroat po mbledh më të mirët e Superiores, 3

Lojtarët e përfaqësueses bënë lëvizje të mira në merkaton e verës, duke pasur një rritje progresive në nivel klubesh, por duke u shtuar edhe në numër në ligat e ndryshme europiane. Italia mbetet destinacioni më i preferuar për kuqezinjtë, por nuk mbeten pas kampionatet e tjera. Sidoqoftë, këtë vit dy kampionatet ku pati më shumë transferime të lojtarëve shqiptarë ishin ai turk dhe ai kroat. Sadiku, Rroca, Abazaj e ndonjë tjetër zgjedhin kampionatin turk, kurse Doka, Kallaku e shumë të tjerë zgjodhën të luanin në kampionatin kroat, i cili gjatë dekadës së fundit është shndërruar në një trampolinë të fuqishme për karrierën e shumë lojtarëve tanë. Rasti më i mirë është padyshim ai i sulmuesit të krahut, Myrto Uzuni, që falë paraqitjeve të tij të mira siguroi kalimin tek Ferencvaroshj në kampionatin hungarez. Ndërkohë, mësohet së fundmi një lajm surprizë nga Kroacia. Një nga ekipet e njohura të këtij vendi, që ka mbajtur gjatë viteve të fundit shumë lojtarë shqiptarë, Lokomotiva e Zagrebit, ka pritur në 24 orët e fundit plot 3 lojtarë shqiptarë, një shenjë e mirë kjo për karrierën e futbollistëve. Ky klub madje duket i “dashuruar” me shqiptarët, pasi i pret ata me mjaft zemërgjerësi dhe u jep një shans të madh të tregojnë vlerat e tyre.

3 shqiptarë në 24 orë tek Lokomotiva e Zagrebit

Nuk është thjesht lajm, por fakt, pasi kampionati kroat po bëhet gjithnjë e më i preferuar për lojtarët shqiptarë dhe njëherësh u jep mundësinë atyre të tentojnë kalimin në një ligë më të fortë, një farë pasaporte që u vlen atyre që kanë ambicie në karrierë për të bërë gjëra të mëdha dhe për të luajtur në ligat e forta europiane. Kolonia e shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit, duket se do të vijojë të shtohet, pasi burime për “Supersport” konfirmojnë se ish mesfushori i Kukësit, Valon Et’hemi është vetëm një hap larg firmës. Ky i fundit u largua nga verilindorët në fund të sezonit të kaluar, me destinacion Poloninë, por transferimi nuk u konkretizua. Kjo pasi kontrata me Kukësin parashikonte pjesëmarrjen e Et’hemit edhe në Kupat e Europës dhe verilindorët bllokuan transferimin në Poloni, duke e lënë për një farë periudhe pa skuadër. Tashmë Et’hemi është vetëm një hap larg firmës për tre sezone me klubin e dytë të Zagrebit, që militon në elitën e futbollit kroat dhe që kohët e fundit ka promovuar futbollistë të shumtë shqiptarë. Aktualisht te Lokomotiva e Zagrebit luajnë edhe futbollistë të tjerë shqiptarë si Sherif Kallaku, Indrit Tuci, Jon Mersinaj, Enis Çokaj, Françesko Tahiraj, i cili iu bashkua bardhebluve vetëm pasditen e djeshme dhe Edis Maliqi, që u prezantua sot, ndërsa më herët fanellën e këtij klubi e kanë veshur lojtarë si Amir Rrahmani, Lirim Kastrati e Myrto Uzuni.

Maliqi u prezantua dje tek klubi i njohur i Zagrebit

Sikurse raportojnë edhe vetë mediat sportive kroate, vijon të shtohet numri i shqiptarëve te Lokomotiva e Zagrebit, që pasi prezantoi mbrëmjen e djeshme Françesko Tahirajn, sot ka zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit të krahut, Edis Maliqi. Ky i fundit ka qenë pjesë e Kukësit gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka pikatur me paraqitjet e tij si mbrojtës i krahut të djathtë, por u largua nga verilindorët si lojtar i lirë, menjëherë pas përfundimit të aventurës europiane. Mbrojtësi 24-vjeçar është futbollisti i tretë që i bashkohet Lokomotivës së Zagrebit këtë verë, pasi më herët kroatët patën afruar Sherif Kallakun nga Teuta dhe Françesko Tahirajn, ndërsa pjesë e klubit bardheblu ishin edhe Jon Mersinaj, Indrit Tuci e Enis Çokaj. Duhet thënë se në Kroaci kanë luajtur më herët edhe lojtarë cilësorë nga futbolli shqiptar si Prenga, Muka, Aliaj etj, lojtarë të nivelit të ekipit kombëtar.